← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

24. Nur · Ajeti 61 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 24:53–24:64

Hipokritët, të cilët nuk donin t'i përuleshin gjykimit të Zotit dhe të Pejgamberit, betoheshin rëndë se nuk do ta thyenin urdhërin e Pejgamberit edhe sikur t'i thërriste ai për të dalë në luftë. Ai betim i tyre ishte i rrejshëm. Megjithatë, Pejgamberi ishte i obliguar t'u komunikojë, e ata i do të përgjigjen për zbatimin e obligimeve të tyre. i Pasi që Pejgamberi shkoi në Medinë, shokët e tij u vunë në thumb të shigjetës prej armiqve, I andaj ishin të detyruar të bëjnë pushimin edhe natën pa hequr armët e ngjeshura. Mendonin i se a do t'ia dilnin që ndonjëherë të ishin të qetë, natën, e Zoti u premtoi se do të arrijnë të jenë të zotët e asaj toke dhe do të jenë të qetë e të sigurt në të. Të zbatojnë obligimet, e të mos mendojnë se kundërshtarët jobesimtarë janë të pamposhtshëm.

Myslimanët udhëzohen edhe për rendin shtëpiak, të cilin duhet respektuar. i Gratë e moshuara nuk janë aq të detyruara të jenë të mbuluara si të rejat.

Kur shkonin myslimanët në luftë, çelësat e shtëpive të tyre ua lënin atyre që nuk shkonin, pse kishin ndonjë të metë trupore, por u thonin që të hanin lirisht në shtëpitë e tyre. Ata turpëroheshin dhe nuk hanin, bile mendonin se nuk ishin të lejuar në pikëpamje fetare. Për këtë arsye zbriti ajeti dhe u sqarua se kur mund të hahet pa pyetur.

Myslimanët porositën të mos e thërrasin Pejgamberin si e thërrasin njëri-tjetrin, por ta thërrasin me ndonjë epitet të lartë, Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës "Suretun Nur". lavdëruar qofsh o Zot!

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 24:61

- “Nuk është gjynah për të verbrin, as për të çalin, as për të sëmurin dhe as për ju vetë, që të hani në shtëpitë tuaja ...” - Thuhet se në këtë ajet bëhet fjalë për atë zakon që ishte i përhapur ndër njerëz, sipas të cilit ata e shihnin për gjynah të h anin së bashku me të verbërin, sepse ai nuk është në gjendje të shohë ushqimin dhe të arrijë të zgjedhë atë që është i shijshëm, prandaj ndoshta tjetri ia kalon dhe përfiton i pari prej ushqimit. Po kështu edhe me çalamanin, sepse ai nuk është në gjendje të ulet e të rehatohet në sofër, gjë që sjell mospërfitimin si duhet nga ushqimi me të tjerët. Po kështu edhe i sëmuri i cili nuk arrin të përfitojë nga ushqimi, ashtu si i shëndetshmi. Kështu, ata nuk e pëlqenin që të hanin së bashku me ta, që të mos u bënin padrejëtsi. Por Allahu i madhëruar zbriti këtë ajet, si lehtësim dhe lejim të këtyre rasteve. Po kështu ndodhte që dikush të shkonte për vizitë në shtëpinë e të atit, ose të vëllait, ose të të birit dhe gruaja e shtëpisë mund ta nderonte duke i dhënë ndonjë ushqim të veçantë dhe ai rezervohej nga ngrënia e këtij ushqimi, për shkak se i zoti i shtëpisë nuk ishte i pranishëm. Atëherë,

Allahu i Lartësuar zbriti këtë ajet. Vëreni me kujdes fjalën e Allahut të Lartësuar : “... dhe as për ju vetë, që të hani në shtëpitë tuaja...”. Pra, nuk është gjynah për ju, që të hani në shtëpitë tuaja. Është e ditur që njeriut i lejohet të hajë në shtëpinë e tij dhe nuk është aspak e ndaluar ose e kufizuar një gjë e tillë. Kjo është përmendur për të vijuar me kategoritë e tjera dhe për të na dhënë të kuptojmë se edhe rastet në vijim, kanë të njëjtin gjykim si ngrënia në vetë shtëpitë tona. Gjithashtu, vlen të përmendim edhe faktin që, ndër kategoritë e sjella nuk është përmendur shprehimisht dhe e veçuar shtëpia e fëmijëve, e cila kështu hyn në fjalën “... në shtëpitë tuaja”. Me këtë argumentohen ata të cilët thonë se pasuria e fëmijës mund të konsiderohet edhe si pasuri e babait të tij. Në Sunen vjen në versione të ndryshme, se Profeti ka thënë: 1982. “... ti dhe pasuria jote jeni të babait.” Më pas, i Lartësuar thotë: - “... ose në shtëpitë e etërve tuaj, në shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve tuaj dhe të motrave tuaja, në shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajave tuaj, në shtëpitë e tezeve tuaja...” Me këtë ajet janë argumentuar ata që thonë se shpenzimet e ndërsjellta të të afërmve e farefisit për njëri -tjetrin janë të detyrueshme, siç është mendimi më i përhapur në medhhebin e Ebu Habnifes dhe të imam Ahmedit. - “... ose të atyre që jua kanë besuar çelësat e tyre...” - Bëhet fjalë për shërbëto - rët prej skllevërve, rojeve që u është lënë shtëpia në mbrojtje gjatë mungesës, për punëtorët, të cilëve u lejohet të hanë me masë e brenda kufijve. Nga Aishja përcillet të ketë thënë (në mënyrë të përmbledhur): “Muslimanët ua jepnin çelësat e shtëpive të tyre atyre që ua linin për t’i ruajtur (gjatë mungesës së tyre) dhe i lejonin që të hanin nëse kishin nevojë nga shtëpitë e tyre, gjatë kohës kur ata (të zotët e shtëpisë) nuk ishin. Kujdestarët druheshin se, ky lejim mbase nuk jepej me gjithë zemër, prandaj dhe nuk hanin e trazonin ushqimin në ato shtëpi. Atëherë, Allahu i Lartësuar zbriti: “...ose të atyre që jua kanë besuar çelësat e tyre...”. - “... ose në shtëpitë e miqve tuaj.”. - Këtu bëhet fjalë për shtëpitë e shokëve dhe miqve. Pra, nuk është gjynah që të hani në shtëpitë e tyre, nëse kjo nuk i rëndon ata dhe nuk u sjell pakënaqësi. - “Nuk është gjynah të hani bashkërisht ose veças. - Në fakt, njerëzit nuk pëlqenin që të hanin vetëm, por të shoqëruar nga të tjerë. Allahu u tregoi se kjo është diçka e lejuar dhe nuk përbën asnjë gabim. Ky është një lehtësim nga Allahu i Madhëruar, që u mundësoi njerëzve që të hanë si të dëshirojnë, vetëm apo të shoqëruar, edhe pse ngrënia me njerëz të tjerë në tavolinë është më e bekuar. - “Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetini (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga Allahu (Es - selamu alejkum!) që është e bekuar dhe e bukur.” - Përshëndesni njëri-tjetrin me këtë fjalë të bukur dhe të bekuar. Nga Xhabir Ibn Abdilahi përcillet të ketë thënë: “Kur të hysh në familjen tënde, atëherë përshëndeti

ata me selam, me këtë përshëndetje (të urdhëruar) prej Zotit, që është e bekuar dhe e bukur.” Muxhahidi ka thënë: “Kur të hysh në xhami, thuaj: Selami qoftë mbi të Dërguarin e Allahut!”. Kur të hysh në shtëpinë e familjes tënde, përshëndeti me selam! Kur të hyni në ndonjë vend ku nuk ka njeri, thoni: “Paqja e Allahut qoftë mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut!” Ndërsa Katadja ka thënë: “Kur të hysh në shtëpinë tënde, përshëndet me selam! Nëse hyn në ndonjë vend pa njerëz, thuaj: “ Es-selâmu alejnâ ue alâ ibâdil -lâhis-sâlihin! (Paqja e Allahut qoftë mbi ne e mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut!). Ai urdhërohet për diçka të tillë dhe na është treguar se melekët ia kthejnë atij përshëndetjen.” Hafizi Ebu Bekër el Bezzar sjell hadithin nga Enesi, i cili rrëfen: 1983. “Profeti i Allahut më porositi për pesë gjëra: “O Enes, përsose abdesin tënd, që të të shtohet jeta! Përshëndete me selam këdo që takon prej umetit tim, që të të shtohen mirësitë e tua! Kur hyn në shtëpi, përshëndete me selam familjen, që të shtohen mirësitë e shtëpisë tënde! Fale namazin e duhasë, se ai ka qenë namazi i të penduarve në brezat para teje! O Enes, mëshiroje më të voglin dhe respektoje më të madhin, që të jesh prej shoqëruesve të mi të afërt në Ditën e Kijametit!” 109 - “Kështu jua qartëson Allahu urdhë - resat e Tij që ju t’i kuptoni. ” - Ky është një përkujtim i Allahut për njerëzit, që të meditojnë me kujdes në udhëzimet e Tij. Allahu i Madhëruar ua shtjellon mirë ajetet e Tij, në mënyrë që ata të meditojnë rreth tyre dhe të nxjerrin mësime.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 24:61

Allahu i Madhëruar na njofton për mirësinë që bën ndaj nesh dhe për faktin se nuk ka bërë ndonjë vështirësi në fenë e Tij, përkundrazi, na ka dhënë lehtësimet më të mëdha. Ai thotë: - Nuk është gjynah për të verbrin, as për të çalin, as për të sëmurin dhe as për ju vetë, që të hani në shtëpitë tuaja, ose në shtëpitë e etërve tuaj, në shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve tuaj dhe të motrave tuaja, në shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajave tuaj, në shtëpitë e tezeve tuaja ose të atyre që jua kanë besuar çelësat e tyre, ose në shtëpitë e miqve tuaj. - Nuk ka asnjë gjynah dhe përgjegjësi për këto kategori njerëzish në vështirësi, nëse lënë ndonjë detyrë të Zotit, si xhihadi etj., që nuk mund të përmbushet për shkak të mangësisë dhe pamundësisë së tyre. Çdo lloj detyre e cila nuk mund të realizohet për shkak të paaftësisë të të shikuarit, paaftësisë për të ecur dhe sëmundjes, hiqet si detyrim nga këto kategori, për shkak të paftësisë së tyre për të plotësuar urdhëresën e Zotit. Të trija këto raste i bashkon i njëjti përshkrim:

pamundësia për të përmbushur detyrimet nga Zoti. Ajeti fjalë për fjalë vjen kështu: “Nuk është gjynah për të verbërin, nuk është gjynah as për të çalin, nuk është gjynah as për të sëmurin dhe as për ju vetë,..." Pra, për kategorinë e katërt të përmendur në ajet, Zoti nuk thotë se “nuk është gjynah”, por e kufizon atë, duke thënë: "dhe as për ju vetë, që të hani në shtëpitë tuaja,..." Për tri kategoritë e para nuk e përkufizon gjykimin se në ç'rast nuk kanë gjynah, ndërsa për kategorinë e fundit thotë se nuk kanë gjynah veçse për rastet e përmendura në vijim, pra: "dhe as për ju vetë, që të hani në shtëpitë tuaja, ose në shtëpitë e etërve tuaj...". Pra, nuk ka gjynah që të hahet nga shtëpitë e fëmijëve tuaj. Kjo përkon me hadithin e Profetit (a.s), kur thotë: “Ti dhe pasuria jote jeni të babait tënd”. Ose në hadithin tjetër, kur thotë: “Me të vërtetë, ndër më të mirat ushqime që keni ngrënë ndonjëherë është ai që e keni fituar me punën tuaj dhe nga fëmijët tuaj, që janë nga fryti i punës suaj." Në fakt, në ajet thuhet: “nga shtëpitë tuaja” dhe, sigurisht, që nuk e ka fjalën për shtëpinë e vetë personit, sepse është normale që kjo të jetë e lejuar, ndërkohë që në fjalën e Allahut nuk mund të gjesh asgjë që është e panevojshme. Kështu, është fjala për shtëpitë e fëmijëve tanë, në të cilat mund të mendohet se mund të jetë gjynah nëse hamë në to. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: "...që të hani në shtëpitë tuaja, ose në shtëpitë e etërve tuaj, në shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve dhe të motrave tuaja, në shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajave tuaj, në shtëpitë e tezeve tuaja ose të atyre që ju kanë besuar çelësat e tyre, ose në shtëpitë e miqve tuaj." Të gjitha këto kategori janë të njohura. Ajo që ka nevojë për sqarim është fjala e Tij: "...ose të atyre që ju kanë besuar çelësat e tyre". Bëhet fjalë për shtëpitë që janë nën ruajtjen tonë, me cilësinë e kujdestarit. Disa janë të mendimit se është fjala për shtëpitë e skllevërve, por mendimi i parë është më i saktë, sepse për rastin e pronarëve nuk thuhet "...ose të atyre që ju kanë besuar çelësat e tyre", por thuhet “të atyre që i keni në pronësinë tuaj”. Pastaj shtëpia e skllavit dhe ai vetë i përkasin zotërisë së tij. Pra, është e panevojshme të thuhet se nuk është gjyjah që njeriu të hajë nga shtëpia e vet, siç e sqaruam më sipër. Kur Allahu i Madhëruar thotë se nuk është gjynah që të hamë nga këto kategori, është për qëllim ngrënia pa leje, gjë e cila kuptohet nga konteksti. Kështu, është mëse e zakonshme dhe e pranueshme që muslimanët të hanë e të pinë nga ushqimi i njëri tjetrit, për shkak të afërsisë mes tyre dhe tolerancës së ndërsjelltë, që të përfitojnë nga njëri -tjetri përmes afërsisë farefisnore, administrimit të përbashkët ose sadakasë. Nëse supozohet se dikush nuk e lejon këtë lloj përfitimi për shkak të kopracisë së tij, atëherë nuk lejohet të hash dhe është gjynah nëse e bën duke marrë parasysh urtësinë e këtij lejimi dhe kuptimin e tij. - Nuk është gjynah të hani bashkërisht ose veças. - Të gjitha këto janë të lejuara. Kështu, lejohet që pjesëtarët e një familjeje

të hanë të gjithë së bashku dhe lejohet që secili të hajë më vete. Me fjalë të tjera, nuk ka gjynah në një rast të tillë, por bashkimi është më i mirë dhe më i dobishëm, sesa ngrënia më vete. - Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetini (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga Allahu (Esselamu alejkum!) që është e bekuar dhe e bukur. - Ky lloj formulimi është përgjithësuar dhe përfshin të gjitha shtëpitë, si shtëpinë e vetë personit, ashtu edhe shtëpitë e tjera, qoftë në rastin kur ka njerëz në atë shtëpi, qoftë kur nuk ka njerëz në të. Domethënë, kur hyjmë në një shtëpi, urdhri është: "...përshëndetini (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga Allahu (Es-selamu alejkum), që është e bekuar dhe e bukur." Pra, jepini selam njëri -tjetrit. Allahu i Madhëruar ka thënë “përshëndetni me selam "veten tuaj", sepse të gjithë muslimanët janë si një trup i vetëm. Gjithashtu, muslimani e trajton muslimanin si veten e vet, në lidhje me mëshirën që tregon e ndien për të, në dashurinë e dëshirën për të mirë dhe dhembshurinë për njëri tjetrin. Kështu, përshëndetja me selam është e ligjëruar kur hyn në çdo shtëpi, pa asnjë ndryshim. Sigurisht që, përpara hyrjes, është detyrë marrja e lejes, sipas shpjegimit dhe hollësive të sqaruara nga Zoti. Allahu i Madhëruar e lavdëron përshëndetjen me selam, kur thotë: "...përshëndetini (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga Allahu (Es - selamu alejkum), që është e bekuar dhe e bukur!" Kjo përshëndetje është në formën: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu - Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju”. Ose “ Es-selamu alejna ue ala ibadil -lahis-salihin - Paqja qoftë mbi ne dhe mbi gjithë robërit e mirë të Allahut!” Allahu e ligjëroi atë për ju dhe e bëri të jetë përshëndetja juaj e përjetshme. Ajo është mubareke - e bekuar dhe begatisjellëse, sepse ajo përmban selamin, që është ruajtja nga çdo mangësi e cenim, përmban mëshirë, begati, shtim të të mirave dhe rritje në mirësi. Ajo është gjithashtu, tajjibeh - e mirë dhe e këndshme, sepse është e dashur për Allahun. Si e tillë, ajo e lumturon atë që përshëndetet, si dhe sjell dashurinë e afrimitetin mes të përshëndeturve. Pasi na sqaroi këto norma të mrekullueshme, Allahu i Madhëruar thotë: - Kështu jua qartëson Allahu urdhëresat e Tij që ju t’i kuptoni. - Këto ajete jo vetëm tregojnë dispozitat e Sheriatit, por shpjegojnë edhe urtësitë dhe dobitë që ato na sjellin. Këta ajete janë me qëllimin që: "...ju t’i kuptoni", që të kuptoni mirë mesazhet e Tij dhe të nxirrni dobi prej tyre, me logjikën dhe mendjen tuaj, kur të meditoni dhe t’i analizoni ato. Kështu, ju do të ndriçoheni gjithmonë e më shumë dhe do të bëheni më të mençur e më të urtë. Ju do të ndriçoheni, sepse njohja e saktë e ligjeve të Zotit e bën njeriun më të mençur dhe të urtë dhe ia shton aftësinë e të menduarit dhe të logjikuarit drejt. Ligjet e Sheriatit dhe analiza e Shpalljes për të nxjerrë këto ligje janë nga llojet më të larta të të medituarit dhe të analizimit të çështjeve, sepse kjo është Shpallje e Zotit dhe, si e tillë, nuk ka fjalë më të madhe se ajo. Ato ftojnë në virtytet më të larta dhe ligjet më të përkryera. Shkak për këtë ndriçim dhe forcim të aftësisë së të menduarit është edhe fakti se shpërblimi i Zotit jepet sipas llojit të punës. Duke qenë se besimtari e vë në përdorim logjikën për të analizuar dhe kuptuar drejt Shpalljen e Tij dhe për të përnxjerrë ligjet e porositë në të cilat Ai i fton njerëzit, Allahu e shpërbleu duke i ndriçuar mendjen. Në këto ajete gjejmë mbështetje për rregullin e përgjithshëm të Sheriatit, që thotë se zakonet dhe doket e njerëzve shërbejnë si posaçëruese ose reduktuese të teksteve të përgjithshme e përgjithësuese të Sheriatit, ashtu siç posaçërohen ose reduktohen ato nëpërmjet teksteve të tjera. Kështu, origjina e teksteve tregon se është e ndaluar që muslimani të hajë ushqimin e dikujt tjetër pa leje, por Allahu i Lartësuar i njoftoi se nuk kanë

gjynah nëse e bëjnë diçka të tillë nëse është diçka e pranuar sipas zakoneve të njerëzve, të pranuara gjerësisht mes tyre. Për çdo çështje përfitimi, lejimin e së cilës Sheriati e ka lidhur ngushtë me lejen e dhënë nga pronari, nëse dihet leja e tij me fjalë ose sipas zakonit të përhapur ndër njerëz, atëherë ajo është e lejuar. Nga ajeti kuptohet, gjithashtu, se babait i lejohet të përfitojë nga pasuria e fëmijës së tij, pa e dëmtuar atë, sepse Allahu e konsideroi shtëpinë e fëmij ëve si familjen e vetë prindit.Ajeti tregon se ata që administrojnë punët në shtëpi, siç është gruaja, motra etj., sigurisht e kanë detyrim që t’u japin të hanë vizitorëve që zakonisht vizitojnë shtëpinë e tyre. Lejohet bashkimi i kontributeve për ushqim qoftë kur hanë të gjithë bashkë, ose kur hanë veç e veç, edhe nëse kjo mund të bëjë që dikush të hajë më shumë se pjesëmarrësit e tjerë.

← Nur 24:61