25. Furkan · ajete 13–15

سورة الفرقان
13

وَإِذَآ أُلۡقُواْ مِنۡهَا مَكَانٗا ضَيِّقٗا مُّقَرَّنِينَ دَعَوۡاْ هُنَالِكَ ثُبُورٗا

We ‘idha ‘ulku minha mekanæn dejjikæn mukarrenine de’aw hunalike thuburæn

E kur të hedhen duarlidhur në një vend të ngushtë në të, aty do të kërkojnë shkatërrimin (vetëzhdukjen).

14

لَّا تَدۡعُواْ ٱلۡيَوۡمَ ثُبُورٗا وَٰحِدٗا وَٱدۡعُواْ ثُبُورٗا كَثِيرٗا

La ted’ul-jewme thuburæn wahidæn we ed’u thuburæn kethiræn

Tash mos kërkoni vetëm njëherë shkatërrimin, por atë kërkojeni shumëherë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
“Tebareke” rrjedh nga fjala: bereket, begati e madhe, gjithë dobi, bollëk, famë, madhëri, lartësi. Të gjitha këto janë cilësi të Zotit të Madhëruar, i cili e shpalli Kuranin për të ndarë një herë e përgjithmonë të mirën prej të keqes. Zoti, i cili nuk ka nevojë, as për fëmijë, as për ndihmës, i cili me mjeshtëri të përsosur krijoi çdo send dhe në mënyrë precize e me maturi të saktë caktoi zhvillimin e tij, pra Ai është dirigjues i çdo sendi në qiej e në tokë. Ai ia zbriti Kuranin Muhamedit a.s., që t’i tregojë gjithë njerëzimit për përgjegjësinë, që do ta kenë para madhërisë së Tij. Megjithëkëtë disa njerëz naivë adhuruan sende të tjera, që nuk ishin asgjë, madje ata nuk deshën ta pranojnë as Kuranin që ishte shpallje e Zotit, po e konsideruan trillim të vetë Muhamedit a.s. dhe të disa njerëzve të tjerë, të cilët e ndihmuan, ia shkruan dhe ia lexuan vazhdimisht Muhamedit. Sipas tyre pejgamberi nuk do të duhej të ushqehej dhe të ecë si njerëzit e tjerë, por ai do të duhej të ketë me vete edhe një melaike, t’i ketë zbritur ndonjë kapital nga qielli, të ketë ndonjë kopsht, e edhe më keq, i thanë se është njeri që e ka zënë magjia. Këto fjalë i thonin jobesimtarët, kufarët. Të gjitha këto shpifje që i bënin Pejgamberit a.s. buronin jo nga ndonjë dyshim që kishin ndaj tij, por iu vinte rëndë të pranojnë, se në Ditën e Gjykimit do të duhet të dalin para Zotit dhe do të duhet të përgjigjemi para Tij për veprat e bëra. E ata do të ringjallen, do të futen në xhehenem dhe do të kërkojnë të vdesin e të zhduken një herë e përgjithmonë, pra ata nuk do të zhduken, por vazhdimisht do ta përjetojnë atë dënim të merituar.
15

قُلۡ أَذَٰلِكَ خَيۡرٌ أَمۡ جَنَّةُ ٱلۡخُلۡدِ ٱلَّتِي وُعِدَ ٱلۡمُتَّقُونَۚ كَانَتۡ لَهُمۡ جَزَآءٗ وَمَصِيرٗا

Kul ‘edhelike hajrun ‘em xhennetul-huldi elleti wu’idel-muttekune kanet lehum xheza’en we mesiræn

Thuaj: "A është më mirë ai (zjarri i xhehennemit), apo xhenneti i përjetshëm, i cili u është premtuar si shpërblim dhe vend jetese për të devotshmit".