We jewme jehshuruhum we ma ja’budune min duni Ellahi fejekulu ‘e’entum ‘edleltum ‘ibadi ha’uula’ ‘em hum dellu es-sebile
Ditën kur Zoti do t'i tubojë ata, e edhe ata që adhuruan pos All-llahut dhe u thotë (zotave të adhuruar): "A i thirrët ju robtë e Mi që t'ju adhurojnë, apo ata vetë e humbën rrugën?"
Kalu subhaneke ma kane jenbegi lena ‘en nettehidhe min dunike min ‘ewlija’e we lekin metta’tehum we ‘aba’ehum hetta nesu edh-dhikre we kanu kawmæn buræn
Ata (idhujt) thonë: "Je i panevojshëm për rival, o i Madhëruar! Neve nuk na takoi që përveç Teje të kemi ndonjë mbrojtës tjetër, por Ti u ke dhënë të mira atyre dhe të të parëve të tyre, që ishin njerëz të prishur saqë harruan të përkujtojnë!
Fekad kedhdhebukum bima tekulune fema testeti’une serfæn we la nesræn we men jedhlim minkum nudhikhu ‘adhabæn kebiræn
Ja (All-llahu u thotë idhujtarëve), këta ju përgënjeshtruan për atë që thoni (se ishin zota), pra ju as nuk keni mundësi të shpëtoni as t'i ndihmoni (vetes). E cilido që bën padrejtësi prej jush, Ne i japim atij të përjetojë një dënim të madh.
We ma ‘erselna kableke minel-murseline ‘illa ‘innehum leje’kulunet-ta’ame we jemshune fil-’eswaki we xhe’alna ba’dekum liba’din fitneten ‘etesbirune we kane rebbuke besiræn
Ne para teje dërguam pejgamberë të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, që kanë ecur e shëtitur nëpër tregje. Ne bëmë njërin prej jush sprovë për tjetrin se a do të jeni të durueshëm. E Zoti yt është Ai që sheh çdo gjë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Pas përshkrimit të vuajtjeve në xhehenem dhe të përjetimit të kënaqësive në xhenet parashtrohet çështja e atyre që adhuroheshin në jetën e dynjasë si zota: idhujt e idhujtarëve, engjëjt, ndonjë pejgamber a njeri tjetër që adhurohej si hyjni. Të gjithë atyre Zoti do t’u thotë: Përse m’i keni mashtruar robërit e Mij, a keni fajin ju apo ata vetë e humbën rrugën e drejtë? Pas kësaj pyetjeje që iu bën Zoti ata përgjigjen: Ne nuk i kemi mashtruar, ne e dimë se Ti nuk ke nevojë, as për zota të tjerë, as për fëmijë, por atyre iu ke dhënë shumë të mira, e në vend që ata të falënderojnë për atë kënaqësi ata e humbën veten, të harruan Ty dhe u dhanë pas të këqijave, ndoqën rrugën e gabuar, prandaj ata vetë e kanë fajin. Atëherë Zoti iu thotë: A e shihni, se ata zota që i adhuronit ju u distancuan prej jush, ju qitën në rrenë, vuajeni pra dënimin. Të gjithë pejgamberët ishin njerëz që hanin dhe ecnin etj. Njerëzit janë sprovë për njëritjetrin, i pasuri me të varfrin, i famshmi me të pafamshmin, i shëndoshi me të sëmurin, e kështu me radhë. Se a do të jenë falënderues për të mirat dhe a do të jetë i durueshëm, a do të bëjë sabër në mungesë të të mirave, të gjitha këto Zoti i sheh, i di dhe i shpërblen.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.