25. Furkan · ajete 23–28

سورة الفرقان
23

وَقَدِمۡنَآ إِلَىٰ مَا عَمِلُواْ مِنۡ عَمَلٖ فَجَعَلۡنَٰهُ هَبَآءٗ مَّنثُورًا

We kadimna ‘ila ma ‘amilu min ‘amelin fexhe’alnahu heba’en menthuræn

E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur.

24

أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِ يَوۡمَئِذٍ خَيۡرٞ مُّسۡتَقَرّٗا وَأَحۡسَنُ مَقِيلٗا

‘Eshabul-xhenneti jewme’idhin hajrun mustekarræn we ‘ehsenu mekilæn

Atë ditë banuesit e xhennetit do të kenë vend shumë të mirë dhe pushimore shumë të këndshme.

25

وَيَوۡمَ تَشَقَّقُ ٱلسَّمَآءُ بِٱلۡغَمَٰمِ وَنُزِّلَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ تَنزِيلًا

We jewme teshekkaku es-sema’u bil-gamami we nuzzilel-mela’iketu tenzilæn

Dhe (përkujto) ditën kur do të çahet qielli me anën e një reje e lëshohen engjëjt në një mënyrë madhështore.

26

ٱلۡمُلۡكُ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡحَقُّ لِلرَّحۡمَٰنِۚ وَكَانَ يَوۡمًا عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ عَسِيرٗا

el-Mulku jewme’idhinl-hekku lilrrehmeni we kane jewmæn ‘alel-kafirine ‘asiræn

Atë ditë sundimi i vërtetë është i të Gjithëmëshirshmit, e ajo ditë për jobesimtarët do të jetë ditë e vështirë.

27

وَيَوۡمَ يَعَضُّ ٱلظَّالِمُ عَلَىٰ يَدَيۡهِ يَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي ٱتَّخَذۡتُ مَعَ ٱلرَّسُولِ سَبِيلٗا

We jewme je’addu edh-dhalimu ‘ala jedejhi jekulu ja lejteni ettehadhtu me’a er-resuli sebilæn

Atë ditë zullumqari do t'i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: "I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!"

28

يَٰوَيۡلَتَىٰ لَيۡتَنِي لَمۡ أَتَّخِذۡ فُلَانًا خَلِيلٗا

Ja wejleti lejteni lem ‘ettehidh fulanæn halilæn

O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik!