We kalel-ledhine keferu lewla nuzzile ‘alejhil-kur’anu xhumleten wahideten kedhalike linuthebbite bihi fu’uadeke we rettelnahu tertilæn
E ata që nuk besuan thanë: "Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) Kur'ani përnjëherë?" Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të ta forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajeti (dalëngadalë).
Ata do të tubohen, do të jenë të përmbysur me fytyrat e tyre në xhehennem, të tillëve u përket vendi më i keq, ndaj ata janë më të humburit në rrugën e tyre.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Idhujtarët me mendjemadhësinë e tyre e tejkaluan çdo kufi. Ata kërkuan që t’u vijnë engjëjt. Ata do t’u vijnë për t’ua marrë shpirtin, por në atë moment nuk do të ketë gëzim për ta, përkundrazi hidhërim e mjerim, pse në atë çast ata iu thonë: Çdo e mirë, edhe xhenneti është i ndaluar për ju. Veprat tuaja janë si pluhuri, të cilin e shpërndan era, sepse ju nuk i keni bërë për hir se Zoti ka porositur, e derisa ju nuk e besuat Zotin, nuk keni bazë të shëndoshë. E ditën kur do të kërcasë Kijameti do të zbresin melekë të panumërt dhe do të rrethojnë të gjithë të tubuarit, atë ditë tërë sundimi i përket Zotit, e do të jetë vështirë për kundërshtarët, prandaj me dhembje do t’i kafshojnë duart e veta, pse nuk shkuan pas mësimeve të Pejgamberit, pse zgjodhën për shok e mik djallin, i cili e ka zakon pasi ta mashtrojë njeriun ta lërë të humbur në rrugë. Kundërshtarët përveç që nuk e pranuan Kuranin si shpallje të Zotit, ata bënin vërejtje edhe përse nuk i zbriti për një herë, por pjesë-pjesë. Zoti e di më së miri pse e shpalli ashtu, pra edhe e ruajti të Dërguarin e vet, që të mos e rëndojë, ta mësojë më lehtë dhe sipas nevojës t'i zgjidhë çështjet që i paraqiteshin.
We kawme nuhin lemma kedhdhebu er-rusule ‘egreknahum we xhe’alnahum lilnnasi ‘ajeten we ‘a’tedna lildhdhalimine ‘adhabæn ‘elimæn
Ne e përmbytëm edhe popullin e Nuhut meqë ata të dërguarit i quajtën rrenacakë, e për njerëzit, të cilët mendojnë, le të marrin mësim nga ata. E për mizorët Ne kemi përgatitur dënim të rëndë.
We lekad ‘etew ‘alel-karjeti elleti ‘umtiret metere es-sew’i ‘efelem jekunu jerewneha bel kanu la jerxhune nushuræn
Ata (kurejshitët) kaluan buzë fshatit, i cili ishte gurëzuar me atë shiun (gurëzim prej së larti) e shëmtuar, po a nuk janë ata, të cilët e panë atë? Jo, nuk e vështruan, sepse ata ishin të tillë, të cilët nuk shpresonin në ringjallje.