25. Furkan · ajete 33–34

سورة الفرقان
33

وَلَا يَأۡتُونَكَ بِمَثَلٍ إِلَّا جِئۡنَٰكَ بِٱلۡحَقِّ وَأَحۡسَنَ تَفۡسِيرًا

We la je’tuneke bimethelin ‘illa xhi’nake bil-hekki we ‘ehsene tefsiræn

Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.

34

ٱلَّذِينَ يُحۡشَرُونَ عَلَىٰ وُجُوهِهِمۡ إِلَىٰ جَهَنَّمَ أُوْلَٰٓئِكَ شَرّٞ مَّكَانٗا وَأَضَلُّ سَبِيلٗا

el-Ledhine juhsherune ‘ala wuxhuhihim ‘ila xhehenneme ‘ula’ike sherrun mekanæn we ‘edellu sebilæn

Ata do të tubohen, do të jenë të përmbysur me fytyrat e tyre në xhehennem, të tillëve u përket vendi më i keq, ndaj ata janë më të humburit në rrugën e tyre.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Idhujtarët me mendjemadhësinë e tyre e tejkaluan çdo kufi. Ata kërkuan që t’u vijnë engjëjt. Ata do t’u vijnë për t’ua marrë shpirtin, por në atë moment nuk do të ketë gëzim për ta, përkundrazi hidhërim e mjerim, pse në atë çast ata iu thonë: Çdo e mirë, edhe xhenneti është i ndaluar për ju. Veprat tuaja janë si pluhuri, të cilin e shpërndan era, sepse ju nuk i keni bërë për hir se Zoti ka porositur, e derisa ju nuk e besuat Zotin, nuk keni bazë të shëndoshë. E ditën kur do të kërcasë Kijameti do të zbresin melekë të panumërt dhe do të rrethojnë të gjithë të tubuarit, atë ditë tërë sundimi i përket Zotit, e do të jetë vështirë për kundërshtarët, prandaj me dhembje do t’i kafshojnë duart e veta, pse nuk shkuan pas mësimeve të Pejgamberit, pse zgjodhën për shok e mik djallin, i cili e ka zakon pasi ta mashtrojë njeriun ta lërë të humbur në rrugë. Kundërshtarët përveç që nuk e pranuan Kuranin si shpallje të Zotit, ata bënin vërejtje edhe përse nuk i zbriti për një herë, por pjesë-pjesë. Zoti e di më së miri pse e shpalli ashtu, pra edhe e ruajti të Dërguarin e vet, që të mos e rëndojë, ta mësojë më lehtë dhe sipas nevojës t'i zgjidhë çështjet që i paraqiteshin.