25. Furkan · ajete 46–50

سورة الفرقان
46

ثُمَّ قَبَضۡنَٰهُ إِلَيۡنَا قَبۡضٗا يَسِيرٗا

Thumme kabednahu ‘ilejna kabdæn jesiræn

Pastaj Ne atë e tërheqim pak nga pak.

47

وَهُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلَّيۡلَ لِبَاسٗا وَٱلنَّوۡمَ سُبَاتٗا وَجَعَلَ ٱلنَّهَارَ نُشُورٗا

We huwel-ledhi xhe’ale lekumul-lejle libasæn we en-newme subatæn we xhe’ale en-nehare nushuræn

E ai është që natën ua bëri petk, gjumin pushim e ditën e bëri për gjallërim.

48

وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ ٱلرِّيَٰحَ بُشۡرَۢا بَيۡنَ يَدَيۡ رَحۡمَتِهِۦۚ وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ طَهُورٗا

We huwel-ledhi ‘ersele er-rijahe bushræn bejne jedej rehmetihi we ‘enzelna mine es-sema’i ma’en tehuræn

Edhe Ai është, që i lëshon erërat myzhde në prag të mëshirës së Tij (shiut) dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër.

49

لِّنُحۡـِۧيَ بِهِۦ بَلۡدَةٗ مَّيۡتٗا وَنُسۡقِيَهُۥ مِمَّا خَلَقۡنَآ أَنۡعَٰمٗا وَأَنَاسِيَّ كَثِيرٗا

Linuhjije bihi beldeten mejtæn we nuskijehu mimma halekna ‘en’amæn we ‘enasije kethiræn

Që me të t'i japim jetë një toke të vdekur dhe që t'u japim të pijnë atyre që i krijuam, kafshë e shumë njerëz.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
“As-habur Ressi” - banorët e Resit ishin një popull, që adhuronin idhujt. Zoti dërgoi tek ata Shuajbin, por ata nuk i besuan dhe duke qenë ata rreth atij pusi të parrethuar me mur u shemb toka, edhe e përmbysi tërë atë vend. Ka mendime se ai vend ishte në Entakije, ku vranë Habib Nexharin, apo se ishte diku në Azerbejxhan etj. Arabëve iu ishte mishëruar besimi ndaj idhujve, prandaj ishte vështirë të binden, se ai ishte besim i kotë, sepse kishte edhe të atillë, që kur shihte ndonjë gur të mirë, e përvetësonte si zot për vete. Ata nuk e dëgjonin me vëmendje Kuranin, as nuk e studionin domethënien e tij. Ata ishin si kafshët, prandaj Pejgamberit i thuhet se ti nuk je përgjegjës për rrugën e tyre të gabuar. Të mirat e dhuruara prej Zotit, siç janë: hija, dielli, nata, gjumi, dita, shiu etj., përpos që dokumentojnë për Krijuesin e Madhëruar meritojnë të jenë shkas për mirënjohje e falënderim ndaj Fuqiplotit, por vazhdimësia dhe përsëritja e të mirave bën, që dikush të mos i vlerësojë sa duhet. e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, e mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë, që të mos përzihen.
50

وَلَقَدۡ صَرَّفۡنَٰهُ بَيۡنَهُمۡ لِيَذَّكَّرُواْ فَأَبَىٰٓ أَكۡثَرُ ٱلنَّاسِ إِلَّا كُفُورٗا

We lekad serrefnahu bejnehum lijedhdhekkeru fe’eba ‘ektheru en-nasi ‘illa kufuræn

Ne shumëherë ua përkujtuam atyre këto fakte që të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshtën tjetër pos refuzimin.