25. Furkan · Ajeti 49

سورة الفرقان
Përkthimi Sherif Ahmeti
49

لِّنُحۡـِۧيَ بِهِۦ بَلۡدَةٗ مَّيۡتٗا وَنُسۡقِيَهُۥ مِمَّا خَلَقۡنَآ أَنۡعَٰمٗا وَأَنَاسِيَّ كَثِيرٗا

Që me të t'i japim jetë një toke të vdekur dhe që t'u japim të pijnë atyre që i krijuam, kafshë e shumë njerëz.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
“As-habur Ressi” - banorët e Resit ishin një popull, që adhuronin idhujt. Zoti dërgoi tek ata Shuajbin, por ata nuk i besuan dhe duke qenë ata rreth atij pusi të parrethuar me mur u shemb toka, edhe e përmbysi tërë atë vend. Ka mendime se ai vend ishte në Entakije, ku vranë Habib Nexharin, apo se ishte diku në Azerbejxhan etj. Arabëve iu ishte mishëruar besimi ndaj idhujve, prandaj ishte vështirë të binden, se ai ishte besim i kotë, sepse kishte edhe të atillë, që kur shihte ndonjë gur të mirë, e përvetësonte si zot për vete. Ata nuk e dëgjonin me vëmendje Kuranin, as nuk e studionin domethënien e tij. Ata ishin si kafshët, prandaj Pejgamberit i thuhet se ti nuk je përgjegjës për rrugën e tyre të gabuar. Të mirat e dhuruara prej Zotit, siç janë: hija, dielli, nata, gjumi, dita, shiu etj., përpos që dokumentojnë për Krijuesin e Madhëruar meritojnë të jenë shkas për mirënjohje e falënderim ndaj Fuqiplotit, por vazhdimësia dhe përsëritja e të mirave bën, që dikush të mos i vlerësojë sa duhet. e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, e mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë, që të mos përzihen.