25. Furkan · ajete 52–56

سورة الفرقان
52

فَلَا تُطِعِ ٱلۡكَٰفِرِينَ وَجَٰهِدۡهُم بِهِۦ جِهَادٗا كَبِيرٗا

Fela tuti’il-kafirine we xhahid/hum bihi xhihadæn kebiræn

Po ti mos i dëgjo jobesimtarët e luftoi ata me të (me Kur'an) me një luftë të madhe.

53

۞ وَهُوَ ٱلَّذِي مَرَجَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ هَٰذَا عَذۡبٞ فُرَاتٞ وَهَٰذَا مِلۡحٌ أُجَاجٞ وَجَعَلَ بَيۡنَهُمَا بَرۡزَخٗا وَحِجۡرٗا مَّحۡجُورٗا

We huwel-ledhi merexhel-behrejni hadha ‘adhbun furatun we hedha milhun ‘uxhaxhun we xhe’ale bejnehuma berzehæn we hixhræn mehxhuræn

Ai la të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e i shijshëm, e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, e mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë që të mos përzihen.

54

وَهُوَ ٱلَّذِي خَلَقَ مِنَ ٱلۡمَآءِ بَشَرٗا فَجَعَلَهُۥ نَسَبٗا وَصِهۡرٗاۗ وَكَانَ رَبُّكَ قَدِيرٗا

We huwel-ledhi haleka minel-ma’i besheræn fexhe’alehu nesebæn we sihræn we kane rebbuke kadiræn

Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme.

55

وَيَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُهُمۡ وَلَا يَضُرُّهُمۡۗ وَكَانَ ٱلۡكَافِرُ عَلَىٰ رَبِّهِۦ ظَهِيرٗا

We ja’budune min duni Ellahi ma la jenfa’uhum we la jedurruhum we kanel-kafiru ‘ala rabbihi dhehiræn

E ata në vend të All-llahut adhurojnë atë që nuk u sjell as dobi, as dëm atyre, po jobesimtari ndihmon atë që është kundër Zotit të vet.

56

وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا مُبَشِّرٗا وَنَذِيرٗا

We ma ‘erselnake ‘illa mubeshshiræn we nedhiræn

E Ne nuk të dërguam ty për tjetër qëllim, por vetëm si përgëzues e si qortues.