25. Furkan · ajete 55–60

سورة الفرقان
55

وَيَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُهُمۡ وَلَا يَضُرُّهُمۡۗ وَكَانَ ٱلۡكَافِرُ عَلَىٰ رَبِّهِۦ ظَهِيرٗا

We ja’budune min duni Ellahi ma la jenfa’uhum we la jedurruhum we kanel-kafiru ‘ala rabbihi dhehiræn

E ata në vend të All-llahut adhurojnë atë që nuk u sjell as dobi, as dëm atyre, po jobesimtari ndihmon atë që është kundër Zotit të vet.

56

وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا مُبَشِّرٗا وَنَذِيرٗا

We ma ‘erselnake ‘illa mubeshshiræn we nedhiræn

E Ne nuk të dërguam ty për tjetër qëllim, por vetëm si përgëzues e si qortues.

57

قُلۡ مَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍ إِلَّا مَن شَآءَ أَن يَتَّخِذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ سَبِيلٗا

Kul ma ‘es’elukum ‘alejhi min ‘exhrin ‘illa men sha’e ‘en jettehidhe ‘ila rabbihi sebilæn

Thuaj: "Unë për këtë nuk kërkoj shpërblim prej jush, por vetëm kush të dojë të marrë rrugën që e afron te Zoti i vet".

58

وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱلۡحَيِّ ٱلَّذِي لَا يَمُوتُ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِهِۦۚ وَكَفَىٰ بِهِۦ بِذُنُوبِ عِبَادِهِۦ خَبِيرًا

We tewekkel ‘alel-hejjil-ledhi la jemutu we sebbih bihemdihi we kefa bihi bidhunubi ‘ibadihi habiræn

Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij, Ai mjafton për njohje në hollësi të mëkateve të robve të vet.

59

ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِۖ ٱلرَّحۡمَٰنُ فَسۡـَٔلۡ بِهِۦ خَبِيرٗا

el-Ledhi haleka es-semawati wel-’erde we ma bejnehuma fi sitteti ‘ejjamin thumme estewa ‘alel-’arshi er-Rehmanu fas’el bihi habiræn

Ai krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj mbizotëroi Arshin. Ai është Mëshiruesi. Për këtë pyete ndonjë shumë të dijshëm.

60

وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱسۡجُدُواْۤ لِلرَّحۡمَٰنِ قَالُواْ وَمَا ٱلرَّحۡمَٰنُ أَنَسۡجُدُ لِمَا تَأۡمُرُنَا وَزَادَهُمۡ نُفُورٗا۩

We ‘idha kile lehum esxhudu lilrrehmeni kalu we ma er-Rehmanu ‘enesxhudu lima te’muruna we zadehum nufuræn

E kur u është thënë atyre: Bëni sexhde ndaj të Madhërishmit, ata thanë: "E kush është Rrahmani - Mëshiruesi? A t'i bëjmë sexhde pse ti na urdhëron?" E kjo e shtoi edhe më tepër largimin e tyre (nga feja).*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Nga mëshira e vet Zoti iu solli njerëzve shumë shembuj në këtë Kuran, që ta gjejnë rrugën e vërtetë, e megjithatë shumica nuk deshën ta pranojnë. Zoti i thotë Muhamedit a.s., se Ne kemi mundësi të dërgojmë pejgamber në çdo vendbanim e ta lehtësojmë ty punën, por Ne ty të veçuam të dërguar tek të gjithë njerëzit e botës, ta ngritëm famën dhe të lartësuam, prandaj ti mos u vër veshin thënieve të jobesimtarëve, por me këtë Kuran luftoi ata pandërprerë. Nuk është fjala për luftë fizike, por për luftë ideologjike, besim e bindje. Fuqia e pakufishme e Zotit te Madhëruar dhe mëshira e Tij ndaj krijesave të veta, duket edhe në mospërzierjen e ujërave të pijshëm e të njelmët, të papijshëm. Edhe pse detet janë afër njëri-tjetrit, edhe pse burimet nëntokësore kalojnë nëpër shtresa të ndryshme të tokës mjeshtëria e Zotit ka bërë, që uji i pijshëm të jetë më lart në shtresat tokësore, e ai jo i pijshëm të jetë më ulët, në mënyrë që të mos përzihen e të mos dëmtojnë gjallesat. Zoti përcaktoi që njeriu ta ketë zanafillën prej një pike uji, të krijohet mashkull ose femër prej asaj pike, e megjithatë, të jenë të lidhur me dashuri në mes vete, si përmes origjinës së gjakut, po ashtu edhe përmes martesës e miqësisë. Idhujtarët, përveç që adhuronin lëndë të ngurta e të kota bënin vërejtje edhe për emrin e Zotit Rrahman: Thuase nuk e dinin se kush ishte Ai, e emri Rrahman është emër i përveçëm i Zotit, që krijoi çdo gjë.