25. Furkan · ajete 62–67

سورة الفرقان
62

وَهُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ خِلۡفَةٗ لِّمَنۡ أَرَادَ أَن يَذَّكَّرَ أَوۡ أَرَادَ شُكُورٗا

We huwel-ledhi xhe’alel-lejle we en-nehare hilfeten limen ‘erade ‘en jedhdhekkere ‘ew ‘erade shukuræn

Ai është që bëri natën, e ditën zëvendësuese të njëra-tjetrës dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.

63

وَعِبَادُ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلَّذِينَ يَمۡشُونَ عَلَى ٱلۡأَرۡضِ هَوۡنٗا وَإِذَا خَاطَبَهُمُ ٱلۡجَٰهِلُونَ قَالُواْ سَلَٰمٗا

We ‘ibadu er-Rehmanil-ledhine jemshune ‘alel-’erdi hewnæn we ‘idha hatebehumul-xhahilune kalu selamæn

E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: "Paqe!"

64

وَٱلَّذِينَ يَبِيتُونَ لِرَبِّهِمۡ سُجَّدٗا وَقِيَٰمٗا

Wel-ledhine jebitune lirebbihim suxhxhedæn we kijamæn

Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen).

65

وَٱلَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا ٱصۡرِفۡ عَنَّا عَذَابَ جَهَنَّمَۖ إِنَّ عَذَابَهَا كَانَ غَرَامًا

Wel-ledhine jekulune rebbena esrif ‘anna ‘adhabe xhehenneme ‘inne ‘adhabeha kane garamæn

Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e xhehennemit, e s'ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë".

66

إِنَّهَا سَآءَتۡ مُسۡتَقَرّٗا وَمُقَامٗا

‘Inneha sa’et mustekarræn we mukamæn

Ai, vërtet është vendqëndrim dhe vendbanim i keq.

67

وَٱلَّذِينَ إِذَآ أَنفَقُواْ لَمۡ يُسۡرِفُواْ وَلَمۡ يَقۡتُرُواْ وَكَانَ بَيۡنَ ذَٰلِكَ قَوَامٗا

Wel-ledhine ‘idha ‘enfeku lem jusrifu we lem jekturu we kane bejne dhalike kawamæn

Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.