← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

26. Shuara · Ajeti 123 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 26:105–26:159

Edhe pse tregimet për pejgamberët duken sikur përsëriten, në të vërtetë, ata nuk janë përsëritje, por në secilin rast, tregimin duhet kundruar nga një këndvështrimi të veçantë për ta kuptuar përse sillet ai tregim.

Kur është fjala për tregimin e popullit të Nuhut, në këtë rast përfitojmë bindjen se paria, njerëzit e pozitës, vështirë pranojnë këshillat njerzore, pse tërë shpresën e kanë të lidhur për këtë jetë, andaj nuk duan të mendojnë se do të përgjigjen para Zotit për shfrenimet e tyre. Edhe ata, sikundër edhe paria kurejshite, kërkuan që Nuhu t'i largojë njerëzit që ishin të një shtrese më të ulët e që ishin besimtarë, por Nuhu si edhe Muhammedi më vonë, nuk pranoi një gjë të tillë.

Te populli i Hudit, te Adi, ishte karakteristikë e tyre mendjemadhësia, dominimi mbi të tjerët, vrazhdësia në sjellje, andaj edhe dënimi u vjen po i atij rangu, sepse në një mënyrë shumë të tmerrshme i rrëmben një furtunë e ftohët, i ngrit në ajër, e pastaj i lëshon me kokë për tokë.

Të populli i Salihut, te Themudi, ishte dominante lakmia për kënaqësi të jetës si për ngrënie, dëfrime, shtëpi të bukura etj. Edhe dënimi kundër tyre ishte ushtima e një tërmeti, i cili i gurëzoi edhe prej së larti, prej atyre pallateve të ndërtuara nëpër kodra dhe i lëshoi toka.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 26:123–26:135

- “Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit. Vëllai i tyre, Hudi, u tha: “A nuk keni frikë? Unë jam një Profet i besuar i dërguar për ju. Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua! Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve. ” - Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon rreth adhu - ruesit dhe Profetit të tij të dashur Hudit (a.s). Ai e dërgoi Hudin në popullin e tij Ad, të cilët banonin në zonën e quajtur Ahkaf, pikërisht në malet ranore, shumë pranë zonës së Hadrameutit, në Jemenin e sotëm. Ata jetuan pas epokës së Nuhut (a.s), sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar: “... Kujtoni se si Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe jua shtoi fuqinë fizike! Kujtoni të mirat e Allahut, që të gjeni shpëtim!” Ea’raf 69 . Ata vërtet ishin trupmëdhenj, shumë të fuqishëm dhe të ashpër. Gjithashtu, ata kishin shumë pasardhës dhe zotëronin mjaft kopshte dhe burime, që ujisnin parcelat e tyre. Me gjithë këto mirësi, ata i shoqëronin idhuj Allahut të Lartësuar, të vetmit të Adhuruar me meritë. Allahu i Lartësuar dërgoi ndër ta Hudin (a.s), një profet, që e zgjodhi nga mesi i tyre, që të ishte përgëzues, qortues dhe paralajmërues. Ai i ftoi që ta besonin dhe adhuronin Allahun si një të vetëm dhe pa ortak dhe i paralajmëroi për zemërimin dhe ndëshkimin e Allahut, nëse ata nuk i përgjigjeshin kësaj ftese dhe vazhdonin në idhujtarinë dhe krimet e tyre. - “A po ndërtoni në çdo kodër përme - ndore vetëm për kënaqësi ...” - Er-riu (kodër) është një vend i ngritur në kryqë - zime rrugësh të njohura dhe të kalueshme nga njerëzit. Kështu, në çdo vend të tillë, ata ngrinin struktura gjigante. Allahu i Lartë - suar e përshkruan këtë lloj sjellje të tyre duke thënë: “sa për kënaqësi”, pra, i bënin

kot, pa asnjë lloj nevoje për të tilla ndërtesa, vetëm për kënaqësi dhe për të shfaqur forcën dhe pushtetin. Kjo është një vepër, që nuk sjell të mira as në dynja dhe as në ahiret. - “Dhe a po ndërtoni pallate të fortifi - kuara me shpresë se do të jetoni për - gjithmonë.” - Ju ngrini ndërtesa madhë - shtore, të cilat një ditë do t’ ju merren, ashtu sikurse ndodhi me popujt që ishin para jush. Kështu do të ndodhë dhe këtë shkatërrim do ta shkaktojë mohimi i besimit të vërtetë. Refuzimi i ftesës së Zotit sjell shfarosjen e atij populli. I tillë është ndëshkimi për shpërfilljen e ftesës së Zotit dhe shpalljeve të Tij. Ata do të bëhen shembull për çdo popull që vjen pas tyre. Tregohet se, kur Ebu Darda u fliste banorëve të Damaskut, ndër të tjera u thoshte: “Kush e blen prej meje gjithë pasurinë e lënë nga populli i Adit vetëm me dy derhemë?” Pra, e gjithë ajo pasuri tashmë nuk vlen aspak. - “E, kur ndëshkoni, ju ndëshkoni mizo - risht?” - Allahu i Lartësuar i përshkruan si njerëz shumë të fuqishëm, luftëtarë të ashpër dhe tiranë të pamëshirshëm. - “Prandaj, kini frikë Allahun dhe m'u bindni mua! ” - Adhuroni Zotin tuaj dhe bindjuni Profetit që u dërgua ndër ju. Në vijim, Allahu i Lartësuar u tregon atyre mirësitë e Tij mbi ta. Ai nxit edhe Profetin që t’u tregojë atyre për këto mirësi, që ata të bëhen mirënjohës: - “Po. Kini frikë Atë që ju dhuroi buja - risht të gjitha ato që i dini mirë, ju dhuroi bujarisht begati dhe djem, kopshte e burime uji. Vërtet, unë i frikësohem dënimit tuaj në një Ditë të Madhe.” - Kjo do të ndodhë, nëse ju mohoni dhe i kundërviheni rrugës së Zotit dhe ftesës së Tij. Kështu, Profeti i ftoi në adhurimin e Zotit dhe në besimin e pastër duke i inkurajuar dhe kërcënuar. Ai i përdori të gjitha mënyrat e ftesës, qoftë me inkurajim dhe përmendjen e të mirave nga Zoti, qoftë me kërcënim për ndëshkimin e Zotit. Megjithatë, atyre nuk u vlejti asgjë.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 26:123–26:140

- Edhe populli Ad nuk i besoi të dërguarit. Vëllai i tyre, Hudi, u tha: “A nuk e keni frikë (Allahun)?” - Edhe ky popull i quajtur Ad mohoi profetët e Zotit. Edhe pse mohuan vetëm profetin e tyre Hud, kjo u konsiderua si mohim i të gjithë profetëve të Zotit, sepse mesazhi dhe ftesa e të gjithëve ishte e njëjtë. Vëllai i tyre nga gjaku dhe farefisnia u tha plot urtësi dhe butësi: “A nuk e keni frikë (Allahun)? A nuk po i frikësoheni Zotit dhe të braktisni adhurimin e idhujve? - Unë jam një Profet i besuar i dërguar (veç) për ju. - Mua më dërgoi Zoti posaçërisht tek ju dhe për t’u kujdesur për ju. Unë jam besnik i Shpalljes së Tij, dhe ju e dini mirë këtë fakt për mua. - Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua! - Përmbushni hakun e Zotit të Lartësuar, që është devotshmëria ndaj Tij. Kryeni detyrën edhe ndaj meje, pra, bindjen në atë që ju urdhëroj dhe largohuni nga ajo që ju ndaloj. Nuk ka asgjë që t’ju pengojë të bëni një gjë të tillë. - Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. - Për ftesën dhe kumtimin e së vërtetës ndër ju, unë nuk po ju kërkoj ndonjë shpërblim. Unë thjesht dëshiroj të përmirësoj gjendjen tuaj dhe t’ju këshilloj. Nuk po ju rëndoj me asnjë kërkesë. - Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve. - Ai është edhe Zoti juaj, që kujdeset për ju me mirësitë e Tij. Ai ju mbulon me mirësitë dhe bujarinë e Tij.

Përkujdesi i Allahut për të dashurit e Tij, që e adhurojnë, është shumë më i madh, dhe pikërisht këtë duhet të synoni.

- A po ndërtoni në çdo kodër përmendore sa për lojë? - Ju ngrini në lugina, kodra e male ndërtesa të kota dhe pa asnjë funksion dhe dobi për dynjanë ose fenë tuaj. - A po ndërtoni pallate të fortifikuara, me shpresë se do të jetoni përgjithmonë. - Ju ndërtoni pallate të fortifikuara, sikur do të jeni të përjetshëm, kur dihet që askush nuk mund të jetë i përjetshëm në këtë botë. - E kur ndëshkoni, ndëshkoni mizorisht? - Kur ndëshkoni njerëzit, ju tregoheni të ashpër dhe të pamëshirshëm. Ju i torturoni, i vrisni dhe u grabisni pasurinë. Allahu i Lartësuar u pati dhënë atyre shumë fuqi trupore. Atë forcë ata duhet të përdornin në bindje ndaj Zotit, por ata u treguan kryeneçë e mëndjemëdhenj dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” [Fusilet 15]. Ata e përdorën fuqinë e tyre në poshtërsi dhe mosbindje ndaj Zotit, në kotësira dhe gjëra të padobishme. Profeti i tyre i ndaloi nga diçka e tillë, pastaj i këshilloi për devotshmëri: - Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua! - Frikësojuni Allahut dhe largojuni shirkut, padrejtësive dhe tiranisë. Tashmë ju e dini se unë jam profeti i Allahut, i dërguar ndër ju, dhe unë jam besnik dhe mirëdashës për ju! - Po. Kijeni frikë Atë që ju dhuroi bujarisht të gjitha ato që i dini mirë. Ju dhuroi bujarisht begati dhe djem, kopshte e burime uji. - Allahu ju ka begatuar me mirësi të shumta, si bagëtitë, delet, lopët dhe devetë. Ai ju ka dhuruar fëmijë, pasardhës e pasuri të shumta. Ai ju fal edhe djemtë. Allahu i Lartësuar u kujton njerëzve mirësitë që u ka dhuruar atyre. Pastaj Profeti i kërcënon ata për ndëshkimin e Allahut, duke thënë: - Vërtet, unë i frikësohem dënimit tuaj në një ditë të madhe. - Nga dhembshuria, mëshira dhe bamirësia për ju, frikësohen se do t'ju godasë zemërimi i Zotit. Unë kam frikë nga dënimi i një dite të madhe. Nëse ky ndëshkim fillon të zbresë, askush nuk mund të largojë ose ndalojë, nëse ju vazhdoni në kufrin dhe kalimin e kufijve. - Ata thanë: “Për ne është njëlloj, na këshillon apo nuk na këshillon.” - Këto ishin fjalët e mohuesve të së vërtetës dhe refuzuesve të profetëve: “Për ne është njëlloj, na këshillon apo jo.” Të dyja rastet për ta ishin tërësisht njëlloj. Kjo ishte një shprehje e arrogancës së tyre të madhe. Këshillat dhe porositë e Zotit janë të fuqishme dhe ndikuese të forta në zemër. Madje, edhe malet do të çaheshin nga frika për Zotin, me gjithë fortësinë dhe ngurtësinë e tyre. Ato këshilla prekin edhe shpirtrat e njerëzve të mençur. Por ngurtësia dhe injoranca e këtyre njerëzve kishte arritur në atë masë, saqë asgjë nuk u bënte efekt. Kështu ndodh me zemrat që janë të mbushura me padrejtësi dhe janë të zhytura në errësirë. Për to nuk ka shpresë për udhëzim. - Kjo nuk është gjë tjetër vetëm se një traditë e popujve të lashtë. - Kuptimi: Të gjitha këto mirësi i kanë pasur edhe brezat e shkuar. Njerëzit herë pasurohen e herë varfërohen. Kështu është jeta. Domethënë, ata nuk e pranonin faktin që të gjitha këto gjendje janë sprova dhe mirësi të përcaktuara nga Allahu. - Dhe ne, kurrë nuk kemi për t’u dënuar. - Ky është mohim i ringjalljes. Ata sikur talleshin me Profetin dhe kërcënimin e tij se do të ringjalleshin. Ata thoshin: Edhe nëse e pranojmë atë që Profeti na thotë, ne nuk do të ndëshkohemi. Pra, ashtu sikurse në këtë dynja ne kemi pasur mirësi dhe kënaqësi, edhe në ahiret, nëse të ringjallemi, do të kemi të mira. - Kështu, ata e mohuan atë (Hudin) dhe Ne i shkatërruam ata. - Kështu, mohimi i ftesës u bë një cilësi e tyre, që nuk ndryshonte për asnjë shkak, prandaj Allahu i Madhëruar i shkatërroi të gjithë sikurse thotë në ajetin tjetër: "Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre

shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhé, si të ishin trungje hurmash të zgavruara. A e gjen ndonjë që ka mbetur prej tyre? [Hakka 6 – 8]. Pastaj tha: - Vërtet, këtu ka fakte... - Këtu ka argumente që tregojnë për sinqeritetin dhe besnikërinë e Profetit (a.s) dhe për vërtetësinë e asaj që ai solli nga Zoti. Ato tregojnë, gjithashtu, për kotësinë e asaj që ndiqnin këta njerëz të humbur, të zhytur në shirkun, tiraninë dhe padrejtësinë e tyre. - ...por shumica e tyre (e njerëzve) nuk besojnë. - Ata nuk besojnë, edhe pse faktet e kësaj të vërtete ishin të shumta. - Nuk ka dyshim se Zoti yt është Ngadhënjimtari e Mëshirëploti. - Allahu është El Aziz - Krenari e Ngadhënjimtari, që me madhështinë dhe krenarinë e Tij shkatërroi popullin e Hudit. Atyre nuk u vleu para Zotit fuqia e tyre e madhe dhe as tirania. Allahu është Er -Rahim - Mëshirëplotë me Profetin dhe me besimtarët e Tij, duke i shpëtuar nga ndëshkimi.

← Shuara 26:123