وَجَحَدُواْ بِهَا وَٱسۡتَيۡقَنَتۡهَآ أَنفُسُهُمۡ ظُلۡمٗا وَعُلُوّٗاۚ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُفۡسِدِينَ
Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kurani është udhërrëfyes për të gjithë ata, që me vëmendje i përcjellin domethëniet e tij, që besojnë bindshëm, se është shpallje e Zotit, që besimit, imanit të tyre i bashkojnë edhe veprat e mira, pse janë të bindur se do të dalin para Zotit në botën tjetër dhe do të shpërblehen për to. Vetëm një bindje e plotë ndaj botës tjetër, forcon moralin për përballimin e vështirësive në kryerjen e detyrave dhe të veprave të mira. Para se të fillohet me tregimin e mrekullive të Musait përmendet mrekullia e Muha - medit, që është Kurani i shpallur prej Zotit. Musai ishte duke u kthyer prej Medjenit për në Egjipt te nëna e te vëllai. Ishte natë e errët dhe e ftohtë, e kishte humbur rrugën, e gruan ia kishin kapur dhimbjet e lindjes. Kur shkoi te ai zjarri që vërejti, nuk gjeti zjarr, por gjeti një dru të gjelbër në të cilin sa rritej flaka, aq i shtohej gjelbërimi. U thirr prej Zotit, u njoftua me mrekullitë, të cilat do t’i paraqesë para faraonit. Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh.