27. Neml · ajete 22–28

سورة النمل
22

فَمَكَثَ غَيۡرَ بَعِيدٖ فَقَالَ أَحَطتُ بِمَا لَمۡ تُحِطۡ بِهِۦ وَجِئۡتُكَ مِن سَبَإِۭ بِنَبَإٖ يَقِينٍ

Femekethe gajre ba’idin fekale ‘ehettu bima lem tuhit bihi we xhi’tuke min sebe’iin binebe’iin jekinin

Ajo nuk zgjati shumë e tha: "Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt".

23

إِنِّي وَجَدتُّ ٱمۡرَأَةٗ تَمۡلِكُهُمۡ وَأُوتِيَتۡ مِن كُلِّ شَيۡءٖ وَلَهَا عَرۡشٌ عَظِيمٞ

‘Inni we xhedttu emre’eten temlikuhum we ‘utijet min kulli shej’in we leha ‘arshun ‘adhimun

Në të vërtetë unë gjeta një grua që po i sundonte ata (popullin e Sebe-it) dhe asaj i ishte dhënë çdo send, e ajo kishte një fron të madh.

24

وَجَدتُّهَا وَقَوۡمَهَا يَسۡجُدُونَ لِلشَّمۡسِ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَزَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَعۡمَٰلَهُمۡ فَصَدَّهُمۡ عَنِ ٱلسَّبِيلِ فَهُمۡ لَا يَهۡتَدُونَ

We xhedtuha we kawmeha jesxhudune lilshshemsi min duni Ellahi we zejjene lehumu esh-shejtanu ‘a’malehum feseddehum ‘ani es-sebili fehum la jehtedune

Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur prej rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim.

25

أَلَّاۤ يَسۡجُدُواْۤ لِلَّهِ ٱلَّذِي يُخۡرِجُ ٱلۡخَبۡءَ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَيَعۡلَمُ مَا تُخۡفُونَ وَمَا تُعۡلِنُونَ

‘Ella jesxhudu lillahil-ledhi juhrixhul-hab’e fi es-semawati wel-’erdi we ja’lemu ma tuhfune we ma tu’linune

(i kishte shmangur) Për të mos adhuruar All-llahun që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë, dhe që e di atë që fshehni dhe atë që publikoni.

26

ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ۩

Ellahu la ‘ilahe ‘illa huwe rebbul-’arshil-’adhimi

All-llahu është një, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit të madh.

27

۞ قَالَ سَنَنظُرُ أَصَدَقۡتَ أَمۡ كُنتَ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ

Kale senendhuru ‘esedekte ‘em kunte minel-kadhibine

Ai (Sulejmani) tha: "Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët!"

28

ٱذۡهَب بِّكِتَٰبِي هَٰذَا فَأَلۡقِهۡ إِلَيۡهِمۡ ثُمَّ تَوَلَّ عَنۡهُمۡ فَٱنظُرۡ مَاذَا يَرۡجِعُونَ

Edh/heb bikitabi hadha fe’elkih ‘ilejhim thumme tewelle ‘anhum fandhur madha jerxhi’une

"Shko me këtë letrën time e hidhjau atyre, largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çka bisedojnë!"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Prej fillimit e deri në mbarim të kësaj sureje shtrohet në detaje, se si e thirri Nuhu popullin e vet në rrugë të drejtë, se si ua parashtroi faktet për Zotin Një e Fuqiplotë përmes krijesave dhe të mirave, që ua dhuroi njerëzve, e me gjithë ato përpjekjet e tij ata e kundërshtuan në mënyra të ndryshme, e posaçërisht paria, e cila e mashtronte masën e gjerë, duke iu thënë: “Mos hiqni dorë prej zotave tuaj!” Kurani këtu i përmend pesë emra të zotave të tyre, të cilët ndër ta ishin më të rëndësishmit. Si duket, idhujtaria, besimi në shumë zota, lajmërohet para Nuhut, e Nuhu dërgohet që ta rikthejë besimin e drejtë, besimin në një Zot, sikurse ka qenë prej Ademit e këndej. Lindja e besimit në shumë zota, ishte rrjedhojë e madhërimit dhe e adhurimit të tepërt të njeriut. Në të vërtetë, mes Ademit dhe Nuhut pati shumë njerëz të mëvonshëm. Mirëpo me kalimin e kohës, dikujt me cytje prej djallit i shkoi mendja të gdhendin statuja të formave të atyre njerëzve, sa për kujtim, por nuk mbeti ashtu, sepse dalëngadalë ato statuaja në vend të përkujtimit u shndërruan në adhurim, dhe ashtu prej asaj kohe gjithnjë pati njerëz që adhuruan çmos. Nga kjo kuptohet se sa rrezik i madh është kulti i individit derisa, në vend që të adhurohet Zoti i Madhëruar adhurohen njerëz, që nuk kanë asgjë në dorë, le të jetë edhe pejgamber, e lëre më njerëz të tjerë. Pasi i humb të gjitha shpresat prej atij populli Nuhu kthehet dhe lutet kundër tyre, e Zoti iu sjell atyre vërshimin, i cili i çfarosi. Nga kuptimi i ajetit: “U përmbytën dhe u futën në zjarr...”, dijetarët argumentojnë, se dënimi në varr është i vërtetë, pse ata ende nuk e kanë përjetuar zjarrin e ahiretit, e zjarri i përmendur është ai gjatë jetës në varreza. Në ajetin 14 thuhet se Zoti e krijoi njeriun në etapa, të cilat janë tri: - etapa para mitrës së nënës, një herë dhe mandej një pikë uji-fara. - etapa në mitrën e nënës; ujë-gjak-mish-eshtra dhe në fund edhe shpirti, - etapa pas mitrës së nënës; foshnjë-fëmijë-i pjekur dhe plak i rraskapitur. Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures Nuh. Falënderuar qoftë Allahu i Madhëruar!