27. Neml · ajete 26–28

سورة النمل
26

ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ۩

Ellahu la ‘ilahe ‘illa huwe rebbul-’arshil-’adhimi

All-llahu është një, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit të madh.

27

۞ قَالَ سَنَنظُرُ أَصَدَقۡتَ أَمۡ كُنتَ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ

Kale senendhuru ‘esedekte ‘em kunte minel-kadhibine

Ai (Sulejmani) tha: "Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarët!"

28

ٱذۡهَب بِّكِتَٰبِي هَٰذَا فَأَلۡقِهۡ إِلَيۡهِمۡ ثُمَّ تَوَلَّ عَنۡهُمۡ فَٱنظُرۡ مَاذَا يَرۡجِعُونَ

Edh/heb bikitabi hadha fe’elkih ‘ilejhim thumme tewelle ‘anhum fandhur madha jerxhi’une

"Shko me këtë letrën time e hidhjau atyre, largohu (pak) nga ata dhe përgjo se çka bisedojnë!"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Prej fillimit e deri në mbarim të kësaj sureje shtrohet në detaje, se si e thirri Nuhu popullin e vet në rrugë të drejtë, se si ua parashtroi faktet për Zotin Një e Fuqiplotë përmes krijesave dhe të mirave, që ua dhuroi njerëzve, e me gjithë ato përpjekjet e tij ata e kundërshtuan në mënyra të ndryshme, e posaçërisht paria, e cila e mashtronte masën e gjerë, duke iu thënë: “Mos hiqni dorë prej zotave tuaj!” Kurani këtu i përmend pesë emra të zotave të tyre, të cilët ndër ta ishin më të rëndësishmit. Si duket, idhujtaria, besimi në shumë zota, lajmërohet para Nuhut, e Nuhu dërgohet që ta rikthejë besimin e drejtë, besimin në një Zot, sikurse ka qenë prej Ademit e këndej. Lindja e besimit në shumë zota, ishte rrjedhojë e madhërimit dhe e adhurimit të tepërt të njeriut. Në të vërtetë, mes Ademit dhe Nuhut pati shumë njerëz të mëvonshëm. Mirëpo me kalimin e kohës, dikujt me cytje prej djallit i shkoi mendja të gdhendin statuja të formave të atyre njerëzve, sa për kujtim, por nuk mbeti ashtu, sepse dalëngadalë ato statuaja në vend të përkujtimit u shndërruan në adhurim, dhe ashtu prej asaj kohe gjithnjë pati njerëz që adhuruan çmos. Nga kjo kuptohet se sa rrezik i madh është kulti i individit derisa, në vend që të adhurohet Zoti i Madhëruar adhurohen njerëz, që nuk kanë asgjë në dorë, le të jetë edhe pejgamber, e lëre më njerëz të tjerë. Pasi i humb të gjitha shpresat prej atij populli Nuhu kthehet dhe lutet kundër tyre, e Zoti iu sjell atyre vërshimin, i cili i çfarosi. Nga kuptimi i ajetit: “U përmbytën dhe u futën në zjarr...”, dijetarët argumentojnë, se dënimi në varr është i vërtetë, pse ata ende nuk e kanë përjetuar zjarrin e ahiretit, e zjarri i përmendur është ai gjatë jetës në varreza. Në ajetin 14 thuhet se Zoti e krijoi njeriun në etapa, të cilat janë tri: - etapa para mitrës së nënës, një herë dhe mandej një pikë uji-fara. - etapa në mitrën e nënës; ujë-gjak-mish-eshtra dhe në fund edhe shpirti, - etapa pas mitrës së nënës; foshnjë-fëmijë-i pjekur dhe plak i rraskapitur. Me ndihmën e Zotit, mori fund përkthimi dhe komentimi i sures Nuh. Falënderuar qoftë Allahu i Madhëruar!