27. Neml · ajete 31–33

سورة النمل
31

أَلَّا تَعۡلُواْ عَلَيَّ وَأۡتُونِي مُسۡلِمِينَ

‘Ella ta’lu ‘alejje we ‘tuni muslimine

(në vazhdim shkruan) "Të mos u mbani në të madh kundër meje, po të më vini të dorëzuar (dhe besimtarë)!"

32

قَالَتۡ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَؤُاْ أَفۡتُونِي فِيٓ أَمۡرِي مَا كُنتُ قَاطِعَةً أَمۡرًا حَتَّىٰ تَشۡهَدُونِ

Kalet ja ‘ejjuhal-mele’u ‘eftuni fi ‘emri ma kuntu kati’aten ‘emræn hetta tesh/heduni

Ajo tha: "O ju pari, më sugjeroni në këtë çështje timen se unë nuk do të vendos asgjë derisa edhe ju të jepni pëlqim!"*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Davudi dhe Sulejmani, babë e djalë ishin, edhe pejgamberë, edhe mbretër njëri pas tjetrit. Prej të gjithë djemve të tjerë të Davudit, pejgamber ishte vetëm Sulejmani, prandaj edhe thuhet, se e trashëgoi, por nuk është fjala për trashëgim në pasuri. Nën sundimin e Sulejmanit ishin përveç njerëzve, edhe xhinët, edhe shpendët, se ai e kuptonte edhe të folurit e shpendëve, edhe të të gjitha gjallesave. Duke kaluar mbi luginën e buburrecave në Sham (Siri) dëgjoi një bubrrec, se si i komandon të tjerët, që të largohen e të mos i shkelë ushtria e Sulejmanit. Kjo mrekulli nuk ia rriti mendjen Sulejmanit, por pas falënderimit që i bëri Zotit, e luti ta udhëzojë për në vepra të mira dhe ta mëshirojë. Pasi kaloi luginën e buburrecave dhe zbriti në një vend pa ujë ushtria kërkoi prej tij t’i gjejë ujë e ai kërkoi pupëzën, pse ajo i udhëzonte për të gjetur ujë. Mirëpo ajo nuk ishte aty në mesin e shpendëve të tjerë, që ishin me Sulejmanin. Pas pak erdhi pupëza dhe i tregoi se kishte qenë në Jemen, në qytetin Sebe dhe i tregoi se atje ishte një mbretëreshë me emrin Belkisa; ajo dhe populli i saj adhurojnë diellin, se ajo ka një rezidencë të bukur, se zotëron të gjitha ato, që i takojnë një sundimtari. Sulejmani shkroi një letër në të cilën së pari shkroi Bismilahin e pastaj kërkoi edhe dorëzimin e tyre. Letrën ia jep pupëzës dhe ajo shkon atje dhe për dritare, kur Belkisa ishte fjetur ia lëshon letrën në gjoksin e saj. Kur u zgjua, e gjeti letrën, pa se në të është Bismilahi, e kuptoi se dërguesi është i rëndësishëm, prandaj e thërret parinë për konsultim.
33

قَالُواْ نَحۡنُ أُوْلُواْ قُوَّةٖ وَأُوْلُواْ بَأۡسٖ شَدِيدٖ وَٱلۡأَمۡرُ إِلَيۡكِ فَٱنظُرِي مَاذَا تَأۡمُرِينَ

Kalu nehnu ‘ulu kuwetin we ‘ulu be’sin shedidin wel-’emru ‘ilejki fandhuri madha te’murine

Ata (paria) i thanë: "Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por puna qëndron te ti, e ti mendo se çka do të na urdhërosh!"