27. Neml · ajete 35–40

سورة النمل
35

وَإِنِّي مُرۡسِلَةٌ إِلَيۡهِم بِهَدِيَّةٖ فَنَاظِرَةُۢ بِمَ يَرۡجِعُ ٱلۡمُرۡسَلُونَ

We ‘inni mursiletun ‘ilejhim bihedijetin fenadhiretun bime jerxhi’ul-murselune

Po unë do t'u dërgoj atyre një dhuratë (të madhe), e do të shoh se çka do të na sjellin të dërguarit (me dhuratë).

36

فَلَمَّا جَآءَ سُلَيۡمَٰنَ قَالَ أَتُمِدُّونَنِ بِمَالٖ فَمَآ ءَاتَىٰنِۦَ ٱللَّهُ خَيۡرٞ مِّمَّآ ءَاتَىٰكُمۚ بَلۡ أَنتُم بِهَدِيَّتِكُمۡ تَفۡرَحُونَ

Felemma xha’e sulejmane kale ‘etumidduneni bimalin fema ‘atanijel-lahu hajrun mimma ‘atakum bel ‘entum bihedijetikum tefrehune

E kur i erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: "A me pasuri më ndihmoni mua? E atë që All-llahu ma ka dhënë mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja!"

37

ٱرۡجِعۡ إِلَيۡهِمۡ فَلَنَأۡتِيَنَّهُم بِجُنُودٖ لَّا قِبَلَ لَهُم بِهَا وَلَنُخۡرِجَنَّهُم مِّنۡهَآ أَذِلَّةٗ وَهُمۡ صَٰغِرُونَ

Erxhi’ ‘ilejhim felene’tijennehum bixhunudin la kibele lehum biha we lenuhrixhennehum minha ‘edhilleten we hum sagirune

Kthehu te ata (i tha kryesuesit të të deleguarve), se për Zotin ne do t'u vijmë atyre me një ushtri, të cilës ata nuk do të mund t'i bëjnë ballë dhe do t'i dëbojmë prej aty të nënshtruar e të poshtëruar!

38

قَالَ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَؤُاْ أَيُّكُمۡ يَأۡتِينِي بِعَرۡشِهَا قَبۡلَ أَن يَأۡتُونِي مُسۡلِمِينَ

Kale ja ‘ejjuhal-mele’u ‘ejjukum je’tini bi’arshiha kable ‘en je’tuni muslimine

Ai (Sulejmani) tha: "O ju pari, cili prej jush do t'ma më sjell fronin e saj, para se të vijnë ata të dorëzuar?"

39

قَالَ عِفۡرِيتٞ مِّنَ ٱلۡجِنِّ أَنَا۠ ءَاتِيكَ بِهِۦ قَبۡلَ أَن تَقُومَ مِن مَّقَامِكَۖ وَإِنِّي عَلَيۡهِ لَقَوِيٌّ أَمِينٞ

Kale ‘ifrjtun minel-xhinni ‘ena ‘atike bihi kable ‘en tekume min mekamike we ‘inni ‘alejhi lekawijun ‘eminun

Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifriti) tha: "Unë do ta sjell atë ty para se të ngrihesh nga vendi yt, unë për të kam fuqi dhe jam i sigurt!"

40

قَالَ ٱلَّذِي عِندَهُۥ عِلۡمٞ مِّنَ ٱلۡكِتَٰبِ أَنَا۠ ءَاتِيكَ بِهِۦ قَبۡلَ أَن يَرۡتَدَّ إِلَيۡكَ طَرۡفُكَۚ فَلَمَّا رَءَاهُ مُسۡتَقِرًّا عِندَهُۥ قَالَ هَٰذَا مِن فَضۡلِ رَبِّي لِيَبۡلُوَنِيٓ ءَأَشۡكُرُ أَمۡ أَكۡفُرُۖ وَمَن شَكَرَ فَإِنَّمَا يَشۡكُرُ لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ رَبِّي غَنِيّٞ كَرِيمٞ

Kalel-ledhi ‘indehu ‘ilmun minel-kitabi ‘ena ‘atike bihi kable ‘en jertedde ‘ilejke terfuke felemma re’ahu mustekirræn ‘indehu kale hadha min fedli rabbi lijebluweni ‘e’eshkuru ‘em ‘ekfuru we men shekere fe’innema jeshkuru linefsihi we men kefere fe’inne rabbi ganijun kerimun

E ai i cili kishte dituri nga libri tha: "Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!" E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij, (Sulejmani) tha: "Kjo është dhuntia e Zotit tim që të më sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s'ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!