Erxhi’ ‘ilejhim felene’tijennehum bixhunudin la kibele lehum biha we lenuhrixhennehum minha ‘edhilleten we hum sagirune
Kthehu te ata (i tha kryesuesit të të deleguarve), se për Zotin ne do t'u vijmë atyre me një ushtri, të cilës ata nuk do të mund t'i bëjnë ballë dhe do t'i dëbojmë prej aty të nënshtruar e të poshtëruar!
Kalel-ledhi ‘indehu ‘ilmun minel-kitabi ‘ena ‘atike bihi kable ‘en jertedde ‘ilejke terfuke felemma re’ahu mustekirræn ‘indehu kale hadha min fedli rabbi lijebluweni ‘e’eshkuru ‘em ‘ekfuru we men shekere fe’innema jeshkuru linefsihi we men kefere fe’inne rabbi ganijun kerimun
E ai i cili kishte dituri nga libri tha: "Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!" E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij, (Sulejmani) tha: "Kjo është dhuntia e Zotit tim që të më sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s'ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!
Felemma xha’et kile ‘ehekedha ‘arshuki kalet ke’ennehu huwe we ‘utinal-’ilme min kabliha we kunna muslimine
E kur erdhi ajo, iu tha: "A është i këtillë froni yt?" Ajo tha: "Si të ishte vetë ai?!" (Sulejmani tha:) "Neve na është dhënë dituria përpara saj dhe ne ishim besimtarë para saj".
Kile leha edhuli es-serhe felemma re’et/hu hesibet/hu luxhxheten we keshefet ‘an sakajha kale ‘innehu serhun mumerredun min kawarire kalet rabbi ‘inni dhelemtu nefsi we ‘eslemtu me’a sulejmane lillahi rabbil-’alemine
Asaj iu tha: "Hyn në pallat", e kur e pa atë mendoi se është një ujë i madh dhe i përvoli këmbët. Ai (Sulejmani) tha: "Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi!" Ajo tha: "Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) së bashku me Sulejmanin All-llahut, Zotit të gjithësisë".*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Paria e pushtetit të Belkisës, edhe pse thirret në fuqinë e vet luftarake vendimin ia beson mbretëreshës, por ajo iu tërheq vërejtjen për pasojat e luftës, që do të rrjedhin