27. Neml · ajete 41–45

سورة النمل
41

قَالَ نَكِّرُواْ لَهَا عَرۡشَهَا نَنظُرۡ أَتَهۡتَدِيٓ أَمۡ تَكُونُ مِنَ ٱلَّذِينَ لَا يَهۡتَدُونَ

Kale nekkiru leha ‘arsheha nendhur ‘etehtedi ‘em tekunu minel-ledhine la jehtedune

Ai (Sulejmani) tha: "Ndryshonia asaj fronin që ta provojmë se a po e njeh apo është nga ata që nuk dinë ta njohin!"

42

فَلَمَّا جَآءَتۡ قِيلَ أَهَٰكَذَا عَرۡشُكِۖ قَالَتۡ كَأَنَّهُۥ هُوَۚ وَأُوتِينَا ٱلۡعِلۡمَ مِن قَبۡلِهَا وَكُنَّا مُسۡلِمِينَ

Felemma xha’et kile ‘ehekedha ‘arshuki kalet ke’ennehu huwe we ‘utinal-’ilme min kabliha we kunna muslimine

E kur erdhi ajo, iu tha: "A është i këtillë froni yt?" Ajo tha: "Si të ishte vetë ai?!" (Sulejmani tha:) "Neve na është dhënë dituria përpara saj dhe ne ishim besimtarë para saj".

43

وَصَدَّهَا مَا كَانَت تَّعۡبُدُ مِن دُونِ ٱللَّهِۖ إِنَّهَا كَانَتۡ مِن قَوۡمٖ كَٰفِرِينَ

We seddeha ma kanet ta’budu min duni Ellahi ‘inneha kanet min kawmin kafirine

Pse atë (Belkisen) e kishte penguar (nga besimi i drejtë) ajo që adhuronte, pos All-llahut, dhe ishte nga një popull jobesimtar.

44

قِيلَ لَهَا ٱدۡخُلِي ٱلصَّرۡحَۖ فَلَمَّا رَأَتۡهُ حَسِبَتۡهُ لُجَّةٗ وَكَشَفَتۡ عَن سَاقَيۡهَاۚ قَالَ إِنَّهُۥ صَرۡحٞ مُّمَرَّدٞ مِّن قَوَارِيرَۗ قَالَتۡ رَبِّ إِنِّي ظَلَمۡتُ نَفۡسِي وَأَسۡلَمۡتُ مَعَ سُلَيۡمَٰنَ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Kile leha edhuli es-serhe felemma re’et/hu hesibet/hu luxhxheten we keshefet ‘an sakajha kale ‘innehu serhun mumerredun min kawarire kalet rabbi ‘inni dhelemtu nefsi we ‘eslemtu me’a sulejmane lillahi rabbil-’alemine

Asaj iu tha: "Hyn në pallat", e kur e pa atë mendoi se është një ujë i madh dhe i përvoli këmbët. Ai (Sulejmani) tha: "Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi!" Ajo tha: "Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) së bashku me Sulejmanin All-llahut, Zotit të gjithësisë".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Paria e pushtetit të Belkisës, edhe pse thirret në fuqinë e vet luftarake vendimin ia beson mbretëreshës, por ajo iu tërheq vërejtjen për pasojat e luftës, që do të rrjedhin
45

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَآ إِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمۡ صَٰلِحًا أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ فَإِذَا هُمۡ فَرِيقَانِ يَخۡتَصِمُونَ

We lekad ‘erselna ‘ila themude ‘ehahum salihæn ‘eni a’budu Ellahe fe’idha hum ferikani jehtesimune

Ne ia dërguam Themudit vëllain e tyre (nga gjaku), Salihun (t'u thotë): "Adhurojeni All-llahun!" Kur qe, ata dy grupe që kundërshtoheshin.