27. Neml · Ajeti 45 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 27:45–27:66
Një pjesë e vogël e popullit Themud i besuan Salihut, kurse shumica që mbeti në besimin I e kotë, e kundërshtuan. I thonin Salihut sillna azabin prej Zotit, madje i thonin se ai dhe besimtarët i e tij ishin shkaktarë (baksuza) të disa të këqijave që i goditnin. Disa djem të parisë kundërshtare përgatitën mbytjen e Salihut dhe të familjes së tij, u besatuan ta bëjnë këtë fshehtas dhe të mos tregojnë. Të gjitha ato dredhi të tyre dështuan, Allahu i shkatërroi, e vendbanimet e tyre mbetën të shkreta. Edhe populli i Lutit ishte shumë i pamoralshëm, e ai ves i tyre e brente edhe më shumë, kur shihnin Lutin dhe rrethinën e tij se ishin të ndershëm, andaj për të qenë të gjithë njësoj të ndyer, donin ta përzënin Lutin. Edhe ai popull përjetoi atë që e meritoi.
Për të mos i gjetur edhe të tjerët ndonjë fatkeqësi e tillë. Zoti tërheq vëmendjen e njeriut në disa fakte, të cilat japin të kuptosh për fuqinë e Tij të pakufishme dhe nga të cilat do të duhej bindur se Ai është i vetmi Krijues i çdo sendi në gjithësi dhe se vetëm Atij duhet drejtuar me lujte e adhurime e askujt tjetër, sepse çdo send apo gjallesë, është krijesë e Tij, e krijesa nuk mund ta zëvendësojë krijuesin e vet.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 27:45–27:47
- “Ne dërguam te populli i Themudit vëllanë e tyre , Salihun (që u tha) : “Adhuroni Allahun!”. - Allahu i Lartësuar na tregon rreth popullit të Themudit dhe Profetit të dërguar ndër ta, Salihut (a.s). Ai i ftoi ata që të adhuronin Allahun si një të vetëm dhe të pashoq. - “Por ata u përçanë në dy grupe kundërshtare.” - Mes tyre pati besimtarë, por edhe mohues të besimit. I Lartësuari thotë në ajetin tjetër: “Krerët arrogantë të popullit u thanë atyre që i konsideronin më të dobët e që kishin besuar: “A e dini vërtet se Salihu është i dërguar i Zotit të tij?” Ata thanë: “Po, ne besojmë në mesazhin e tij”. Kryeneçët thanë: “Ne nuk e besojmë atë që besoni ju”. ” [Araf 75, 76]. Ndërsa në këtë ajet i Lartësuari, duke na treguar fjalët e Profetit të tyre, thotë: - “Ai (Salihu) tha: “O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen përpara së mirës? Përse nuk i kërkoni falje Allahut që të mund të mëshiroheni?” - Përse kërkoni që t’ju përshpejtohet ndëshkimi dhe nuk kërkoni prej Allahut mëshirën e Tij?! Prandaj i Lartësuari, në vijim thotë: “Përse nuk i kërkoni falje Allahut, që të mund të mëshiroheni?” - “Ata thanë: “Ne parandiejmë ogur të keq prej teje dhe prej atyre që janë me ty.” - Nuk kemi parë mbarësi nga ty dhe nga fytyrat e atyre që pasojnë rrugën tënde. Këto ishin fjalët e tyre, për shkak se ishin zhytur në ligësi dhe i kishte mbuluar errësira. Sa herë që n dodhte ndonjë e keqe, ata thoshin se kjo e keqe u vinte për shkak të Salihut dhe shokëve të tij. Pra, i trajtonin ata si të ishin oguri i keq mes tyre, siç na tregon i Lartësuari edhe rreth popullit të Faraonit dhe fjalëve të tyre: “Kur vinin kohë të mira, ata thoshin: “Kjo është, thjesht merita jonë”. E, kur i godiste ndonjë e keqe,
atë e konsideronin si ogur të zi që shkaktohej nga prania e Musait dhe e atyre që ishin me të. Në fakt, fatkeqësitë u vinin nga Allahu (për gjynahet e tyre) , por shumica e tyre nuk e dinin.” [Earaf 131]. Ose: “Sa herë që u vjen ndonjë e mirë, ata thonë: “Kjo është nga Allahu.”. Por nëse i godet ndonjë e keqe, thonë: “Kjo është nga ti (o Muhamed) !”. Thuaju: “Të gjitha janë nga Allahu!” Ç’është me këta njerëz që nuk kuptojnë asgjë?” [Nisa 78]. Po kështu edhe kur foli për banorët e atij vendi, kur ndër ta erdhën të dërguarit: “Ata (mohuesit) thanë: “Ne parandiejmë ogur të keq me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t’ju gjuajmë me gurë dhe do të përjetoni ndëshkim të dhimbshëm nga ne.”. Ata (të dërguarit) thanë: “Ogurin e keq e keni nga vetja juaj (te padrejtësitë tuaja). Mos vallë (jemi ogur i keq) për shkak se ju këshilluam?! Jo. Por ju jeni n jë popull që e kaloni çdo kufi.” [Ja sin 18, 19]. - “Ai tha: “E mira dhe e keqja është prej Allahut ...” - Domethënë, Allahu ka për t’ju dhënë shpagimin e merituar për këto që thoni. - “... por ju jeni një popull që jeni vënë në provë.” - Ju po afroheni drejt ndëshkimit duke u zhytur ditë pas dite në humbjen tuaj, duke mos përfillur ftesën dhe udhëzimin e Zotit.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 27:45–27:53
- Ne dërguam te populli i Themudit vëllanë e tyre (nga gjaku) , Salihun (që u tha): “Adhuroni Allahun!”. - Allahu i Madhëruar na njofton se ai dërgoi në popullin e njohur të Themudit vallanë e tyre nga gjaku, Salihun. Ai i urdhëroi ata që të adhuronin Allahun si një dhe të vetëm dhe të largoheshin nga putat. - Por ja, ata u përçanë në dy grupe kundërshtare. - Pati prej tyre që besuan,
por pati edhe që nuk besuan, që ishin shumica. - Ai (Salihu) tha: “O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen (dënimin) përpara së mirës? - Përse nxitoni të bëni punë të këqija, para se të mendoheni dhe të bëni punë të mira? A nuk mendoni pak se, përmes punëve të mira, rregullohet gjendja juaj e fesë dhe e dynjasë? Asgjë nuk ju detyron juve që të bëni poshtërsi, por jeni të lirë dhe vendosni vetë çfarë bëni e çfarë jo. - Përse nuk i kërkoni falje Allahut që të mund të mëshiroheni?” - A nuk po i kërkoni falje Allahut dhe të pendoheni dhe të ktheheni nga shirku juaj dhe mosbindja? A nuk po i luteni që t'ju falë e me shpresë që t'ju mëshirojë? A nuk e dini se mëshira e Zotit është pranë punëmirëve dhe të penduarve? Edhe të penduarit nga gjynahet konsiderohen punëmirë, pranë të cilëve është mëshira e Zotit. Por duke mohuar e refuzuar Profetin e tyre, ata thanë: - Ata thanë: “Ne parandiejmë ogur të keq prej teje dhe prej atyre që janë me ty.” - Allahu i shëmtoftë! Pretenduan se nuk shihnin në ftesën e Salihut ndonjë të mirë, madje pretenduan se Salihu dhe besimtarët që e pasuan ishin bërë shkak për shumë privime në çështjet e dynjasë. Atëherë, Salihu u tha: - E mira dhe e keqja janë prej Allahut (me drejtësi prej Tij) ... - Gjithçka ju ka ndodhur për shkak të gjynaheve tuaja. - ...por ju jeni popull që jeni vënë në provë.” - Edhe ju jeni të sprovuar si të gjithë, me të mira dhe të këqija, me kënaqësi e fatkeqësi, në mënyrë që të dalë në pah a do të logjikoni dhe të pendoheni, apo jo? - Në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë dhe nuk donin të përmirësonin. - Në qytetin ku ishte Salihu, ishin nëntë veta që Zoti thotë se synonin dhe përhapin veçse shkatërime në tokë dhe nuk sillnin asnjë përmirësim. Ata ishin përgatitur që të luftonin kundër Salihut dhe për të shpifur kundër besimit dhe fesë, ku i ftonte njerëzit. Ata punonin me të gjitha mënyrat për të bërë sa më shumë për vete, në rrugën e tyre, sikurse thotë i Madhëruari: "Pra, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua! Mos shkoni pas atyre që janë të shfrenuar (kalojnë çdo kufi) , që bëjnë shkatërrime në tokë dhe nuk përmirësojnë." [Shuara 150 – 152]. Kështu vazhduan në atë gjendje dhe me ato punë të shëmtuara, aq sa nga urrejtja dhe armiqësia e madhe që ushqenin në zemrat e tyre, ata u betuan mes njëri tjetrit për të kryer një vepër të tmerrshme: - Ata thanë: “Të betohemi në Allahun, se do ta vrasim atë dhe familjen e tij gjatë natës...” - Do t’i vrasim natën dhe, kur të na akuzojnë në mëngjes, do ta mohojmë të gjithë bashkë këtë, duke u betuar. Kështu ranë dakord dhe i dhanë fjalën njëri tjetrit. - ...dhe pastaj do t’u themi të afërmve të tij: "Ne nuk morëm pjesë në vrasjen e familjes së tij dhe ne po themi të vërtetën.” - Ata thurën një plan për vrasjen e Salihut dhe të familjes e pasuesve të tij fshehtas. Ata do ta mbanin të fshehtë edhe nga populli i tyre, sepse i friksoheshin fisit të Salihut. Por Allahu i Lartësuar thotë: - Ata përgatitën një kurth por edhe Ne u bëmë një kurth dhe ata nuk e dinin. - Edhe Allahu bëri planin për të ndihmuar profetin e tij Salih. Ai ia lehtësoi Salihut çështjet dhe e shkatërroi popullin mohues. Ai i shkatërroi ata pa e kuptuar fare. - Dhe shiko se si qe përfundimi i dredhisë së tyre! - A e arritën, vallë, atë që planifikuan dhe synuan, apo iu kthyen kundër vetes? Prandaj i Lartësuari thotë: - Ne i shkatërruam të gjithë ata dhe popullin e tyre. - Ne i shkatërruam dhe i shfarosëm të gjithë. Atyre u erdhi britma e ndëshkimit dhe u shkatërruan nga i pari, tek i fundit. - Këto janë gërmadhat e shtëpive të tyre. - Shtëpitë u rrënuan dhe mbetën të shkreta, pa banorë dhe pa vizitorë. Askush nuk shkeli më në atë vend, sepse: - Ata u shkretuan për shkak të padrejtësive të tyre. - Ky ishte përfundimi
i padrejtësisë dhe i idhujtarisë së tyre në tokë. - Nuk ka dyshim se në gjithë këtë (ndodhi) ka argument për njerëzit që kuptojnë. - Ka për ata njerëz që e njohin mirë realitetin dhe meditojnë gjatë në ndodhitë e historitë, që Zoti na ka lënë. Ata dinë të nxjerrin mësime nga veprat e Zotit me të dashurit e Tij dhe ndëshkimin mbi armiqtë e Tij. Ata dinë të marrin mësime nga të gjitha këto dhe e dinë se përfundimi i padrejtësisë është gjithmonë shkatërrimi dhe përfundimi i imanit dhe drejtësisë është shpëtimi dhe arritja e lumturisë. Dhe Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që ishin të devotshëm. - Ky është premtimi për ata që besojnë në Allahun, në melekët e Tij, Librat, profetët, Ditën e Gjykimit dhe në caktimit e të mirës dhe të keqes prej Zotit, dhe që pasi besuan, ata u ruajtën dhe u bënë të devotshëm. Ata u ruajtën nga shirku dhe gjynahet dhe punuan në bindje ndaj Allahut dhe ndaj Profetit (a.s).