27. Neml · ajete 52–57

سورة النمل
52

فَتِلۡكَ بُيُوتُهُمۡ خَاوِيَةَۢ بِمَا ظَلَمُوٓاْۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ

Fetilke bujutuhum hawijeten bima dhelemu ‘inne fi dhalike le’ajeten likawmin ja’lemune

E këto janë shtëpitë e tyre të mbetura shkret për shkak të mizorisë së tyre. E nuk ka dyshim se në këtë (rrënim) për një popull që kupton ka argument.

53

وَأَنجَيۡنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ

We ‘enxhejnal-ledhine ‘amenu we kanu jettekune

Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që ishin të matur (duke iu shmangur mëkatit).

54

وَلُوطًا إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَتَأۡتُونَ ٱلۡفَٰحِشَةَ وَأَنتُمۡ تُبۡصِرُونَ

We lutæn ‘idh kale likawmihi ‘ete’tunel-fahishete we ‘entum tubsirune

(Përkujto) Lutin kur ai popullit të vet i tha: "A bëni atë punë të shëmtuar që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe)?"

55

أَئِنَّكُمۡ لَتَأۡتُونَ ٱلرِّجَالَ شَهۡوَةٗ مِّن دُونِ ٱلنِّسَآءِۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ تَجۡهَلُونَ

‘E’innekum lete’tune er-rixhale shehweten min duni en-nisa’ bel ‘entum kawmun texhhelune

A vërtet, ju nga epshi kontaktoni me meshkujt, i braktisni gratë tuaja? Ju jeni popull injorant (xhahil).

56

۞ فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوۡمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُوٓاْ أَخۡرِجُوٓاْ ءَالَ لُوطٖ مِّن قَرۡيَتِكُمۡۖ إِنَّهُمۡ أُنَاسٞ يَتَطَهَّرُونَ

Fema kane xhewabe kawmihi ‘illa ‘en kalu ‘ehrixhu ‘ale lutin min karjetikum ‘innehum ‘unasun jetetehherune

Përgjigjja e popullit të tij nuk qe tjetër vetëm se të thonë: "Dëbojeni familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata janë njerëz që ruajnë pastërtinë!"

57

فَأَنجَيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ إِلَّا ٱمۡرَأَتَهُۥ قَدَّرۡنَٰهَا مِنَ ٱلۡغَٰبِرِينَ

Fe’enxhejnahu we ‘ehlehu ‘illa emre’etehu kaddernaha minel-gabirine

E Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, së cilës ia caktuam të mbetet me të dënuarit.