27. Neml · ajete 64–70

سورة النمل
64

أَمَّن يَبۡدَؤُاْ ٱلۡخَلۡقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ وَمَن يَرۡزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۗ أَءِلَٰهٞ مَّعَ ٱللَّهِۚ قُلۡ هَاتُواْ بُرۡهَٰنَكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

‘Emmen jebde’ul-halka thumme ju’iduhu we men jerzukukum mine es-sema’i wel-’erdi ‘e’ilehun me’a Ellahi kul hatu burhanekum ‘in kuntum sadikine

Ai që e fillon krijimin (e njeriut) e pastaj e përsërit atë (e ringjall pas vdekjes) dhe Ai që ju furnizon nga qielli e toka. A mos ka zot tjetër pos All-llahut? Thuaj: "Sillni argumentet tuaja, nëse jeni të sinqertë!"

65

قُل لَّا يَعۡلَمُ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ ٱلۡغَيۡبَ إِلَّا ٱللَّهُۚ وَمَا يَشۡعُرُونَ أَيَّانَ يُبۡعَثُونَ

Kul la ja’lemu men fi es-semawati wel-’erdil-gajbe ‘illallahu we ma jesh’urune ‘ejjane jub’athune

Thuaj: "Askush veç All-llahut as në qiejt, as në tokë nuk e di të fshehtën, as nuk e dinë se kur ringjallen"!

66

بَلِ ٱدَّٰرَكَ عِلۡمُهُمۡ فِي ٱلۡأٓخِرَةِۚ بَلۡ هُمۡ فِي شَكّٖ مِّنۡهَاۖ بَلۡ هُم مِّنۡهَا عَمُونَ

Bel eddareke ‘ilmuhum fil-’ahireti bel hum fi shekkin minha bel hum minha ‘amune

Por, dijenia e tyre arrihet në botën tjetër (kur të përjetojnë çka u është premtuar). Ja, ata dyshojnë për këtë (për botën tjetër), bile janë të verbër ndaj saj.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Një pjesë e vogël e popullit Themud i besuan Salihut, kurse shumica që mbeti në
67

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَءِذَا كُنَّا تُرَٰبٗا وَءَابَآؤُنَآ أَئِنَّا لَمُخۡرَجُونَ

We kalel-ledhine keferu ‘e’idha kunna turabæn we ‘aba’uuna ‘e’inna lemuhrexhune

Ndërsa ata të cilët nuk besuan thanë: "A pasi të (vdesim) bëhemi dhé e pluhur ne edhe prindërit tanë, (a thua) do të ringjallemi?"

68

لَقَدۡ وُعِدۡنَا هَٰذَا نَحۡنُ وَءَابَآؤُنَا مِن قَبۡلُ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Lekad wu’idna hadha nehnu we ‘aba’uuna min kablu ‘in hadha ‘illa ‘esatirul-’ewweline

"Kjo na është premtuar neve e dhe prindërve tanë më përpara, por kjo nuk është gjë tjetër veçse legjendë e të parëve!"

69

قُلۡ سِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

Kul siru fil-’erdi fandhuru kejfe kane ‘akibetul-muxhrimine

Thuaj: "Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si ishte përfundimi i kundërshtarëve"!

70

وَلَا تَحۡزَنۡ عَلَيۡهِمۡ وَلَا تَكُن فِي ضَيۡقٖ مِّمَّا يَمۡكُرُونَ

We la tehzen ‘alejhim we la tekun fi dejkin mimma jemkurune

Po ti (Muhammed) mos u trazo për ta, e as mos e ngushto veten nga ato dredhi që i bëjnë!