27. Neml · ajete 88–93

سورة النمل
88

وَتَرَى ٱلۡجِبَالَ تَحۡسَبُهَا جَامِدَةٗ وَهِيَ تَمُرُّ مَرَّ ٱلسَّحَابِۚ صُنۡعَ ٱللَّهِ ٱلَّذِيٓ أَتۡقَنَ كُلَّ شَيۡءٍۚ إِنَّهُۥ خَبِيرُۢ بِمَا تَفۡعَلُونَ

We teral-xhibale tehsebuha xhamideten we hije temurru merre es-sehabi sun’a Ellahil-ledhi ‘etkane kulle shej’in ‘innehu habirun bima tef’alune

E i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e All-llahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni.

89

مَن جَآءَ بِٱلۡحَسَنَةِ فَلَهُۥ خَيۡرٞ مِّنۡهَا وَهُم مِّن فَزَعٖ يَوۡمَئِذٍ ءَامِنُونَ

Men xha’e bil-heseneti felehu hajrun minha we hum min feza’in jewme’idhin ‘aminune

Kush ka bërë vepër të mirë, atij do t'i takojë (shpërblim) edhe më i mirë se ajo dhe ata do të jenë të siguruar prej tmerrit të asaj dite.

90

وَمَن جَآءَ بِٱلسَّيِّئَةِ فَكُبَّتۡ وُجُوهُهُمۡ فِي ٱلنَّارِ هَلۡ تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

We men xha’e bis-sejji’eti fekubbet wuxhuhuhum fi en-nari hel tuxhzewne ‘illa ma kuntum ta’melune

E kush do të paraqitet me punë të këqija (me besim të gabuar), ata do të hidhen të përmbysur me fytyrat e tyre në zjarr. (U thuhet) Ju nuk shpërbleheni me tjetër pos me atë që punuat.

91

إِنَّمَآ أُمِرۡتُ أَنۡ أَعۡبُدَ رَبَّ هَٰذِهِ ٱلۡبَلۡدَةِ ٱلَّذِي حَرَّمَهَا وَلَهُۥ كُلُّ شَيۡءٖۖ وَأُمِرۡتُ أَنۡ أَكُونَ مِنَ ٱلۡمُسۡلِمِينَ

‘Innema ‘umirtu ‘en ‘a’bude rebbe hedhihil-beldetil-ledhi herremeha we lehu kullu shej’in we ‘umirtu ‘en ‘ekune minel-muslimine

Unë jam urdhëruar ta adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti, të cilin Ai e bëri të shenjtë, se Atij i takon çdo send, dhe jam urdhëruar të jem prej besimtarëve të sinqertë.

92

وَأَنۡ أَتۡلُوَاْ ٱلۡقُرۡءَانَۖ فَمَنِ ٱهۡتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهۡتَدِي لِنَفۡسِهِۦۖ وَمَن ضَلَّ فَقُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُنذِرِينَ

We ‘en ‘etluwel-kur’ane femeni ehteda fe’innema jehtedi linefsihi we men delle fekul ‘innema ‘ena minel-mundhirine

E, edhe ta lexoj Kur'anin, e kush e pranon udhëzimin e tij, ai udhëzohet vetëm për të mirën e vet, e kush ka humbur, ti thuaji: "Unë vetëm tërheq vërejtjen".

93

وَقُلِ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ سَيُرِيكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ فَتَعۡرِفُونَهَاۚ وَمَا رَبُّكَ بِغَٰفِلٍ عَمَّا تَعۡمَلُونَ

We kulil-hemdu lillahi sejurikum ‘ajatihi feta’rifuneha we ma rebbuke bigafilin ‘amma ta’melune

Dhe thuaj: "Falënderoj All-llahun, e Ai do t'ua tregojë argumentet e veta dhe do t'i kuptoni ato atëherë (kur nuk u bën dobi). Zoti yt nuk është indiferent ndaj asaj që veproni ju".*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur do të jetë afër koha e ndëshkimit të atyre, që nuk besuan, dhe koha e Kijametit do të dalë një shtazë nga toka - “dabetul erdi”, e cila do t’u flasë njerëzve, do t’i mallkojë ata që nuk besuan argumentet e Zotit. Sipas hadithit, që e shënon imam Ahmedi në Musnedin e vet: Kijameti, Katastrofa e përgjithshme, nuk do të ndodhë para se të paralajmërohen dhjetë shenja... e në mesin e tyre e numëron edhe “dabetul erdin”... Po ashtu edhe Muslimi e shënon në Sahihun e vet me disa ndryshime në vetë citatin e hadithit. Në Ditën e Tubimit pas Ringjalljes do të tubohen në grupe të gjithë ata që nuk pranuan mësimet e Zotit, do të jenë të rrethuar dhe të shtrënguar e të shtyrë me rrëmbim drejt vendit, ku do të përgjigjen për veprat e bëra, do t’iu thuhet se i mohuat faktet e Allahut, duke mos i studiuar ato, dhe ata pa e folur asnjë fjalë i kap dënimi. Kur do t’i fryhet surit, do të trishtohet nga frika çdo kush, përpos pejgamberëve, shehidëve dhe engjëjve, e pastaj të gjithë me respekt do t’i paraqiten Zotit. Ka mendime se surit (bririt) do t’i fryhet tri herë: një herë për frikësim, herën tjetër për shkatërrimin e çdo gjëje dhe për vdekjen e gjallesave, dhe herën e fundit për ringjallje. Çdo vepër e mirë do të shpërblehet shumëfish. Vepra e keqe për të cilën flitet në këtë ajet është kufri, mosbesimi, e jo vepër e keqe e ndonjë besimtari, sepse ndëshkimi që përmendet për të: hudhjen në xhehenem me fytyra të përmbysura, e pësojnë vetëm idhujtarët, por jo edhe besimtarët mëkatarë. Në fund Pejgamberi a.s. urdhërohet të deklarohet haptazi për drejtimin e vet në besim, për detyrën që ka ndaj njerëzve dhe ta falënderojë Allahun për pozitën e lartë, të cilën ia dhuroi si mëshirë për mbarë botën. Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës “En Neml”. I falënderuar je prej meje o i Madhërishëm!