28. Kasas · ajete 10–13

سورة القصص
10

وَأَصۡبَحَ فُؤَادُ أُمِّ مُوسَىٰ فَٰرِغًاۖ إِن كَادَتۡ لَتُبۡدِي بِهِۦ لَوۡلَآ أَن رَّبَطۡنَا عَلَىٰ قَلۡبِهَا لِتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

We ‘esbehe fu’uadu ‘ummi musa farigæn ‘in kadet letubdi bihi lewla ‘en rebetna ‘ala kalbiha litekune minel-mu’uminine

E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët (kur kuptoi se ka rënë në duar të faraonit) dhe gati ta zbulojë atë (fëmijën), sikur të mos ia forconim Ne zemrën asaj që të bëhet e bindur (në premtimin e All-llahut).

11

وَقَالَتۡ لِأُخۡتِهِۦ قُصِّيهِۖ فَبَصُرَتۡ بِهِۦ عَن جُنُبٖ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ

We kalet li’htihi kussihi febesuret bihi ‘an xhunubin we hum la jesh’urune

E ajo i tha motrës së tij: "Gjurmoje atë", kurse ajo e shikonte atë prej së largu dhe ata nuk e hetonin (se ishte motra e tij që e përcjell).

12

۞ وَحَرَّمۡنَا عَلَيۡهِ ٱلۡمَرَاضِعَ مِن قَبۡلُ فَقَالَتۡ هَلۡ أَدُلُّكُمۡ عَلَىٰٓ أَهۡلِ بَيۡتٖ يَكۡفُلُونَهُۥ لَكُمۡ وَهُمۡ لَهُۥ نَٰصِحُونَ

We herremna ‘alejhil-meradi’a min kablu fekalet hel ‘edullukum ‘ala ‘ehli bejtin jekfulunehu lekum we hum lehu nasihune

Ndërsa Ne ia patëm ndaluar atij më parë thithjen e gjinit, e ajo (motra e Musait) tha: "A doni t'ju tregoj për një familje që do të kujdeset për të dhe që do të jenë të sinqertë ndaj tij?"

13

فَرَدَدۡنَٰهُ إِلَىٰٓ أُمِّهِۦ كَيۡ تَقَرَّ عَيۡنُهَا وَلَا تَحۡزَنَ وَلِتَعۡلَمَ أَنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

Feredednahu ‘ila ‘ummihi kej tekarre ‘ajnuha we la tehzene we lita’leme ‘enne wa’del-lahi hekkun we lekinne ‘ektherehum la ja’lemune

Dhe ashtu atë e kthyem te nëna e vet që ajo të jetë e kënaqur e jo e pikëlluar dhe që ta kuptojë ajo se premtimi i All-llahut është i vërtetë e i sigurt, por shumica e tyre nuk e dinë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Shkronjat e ndara në fillim japin për të kuptuar, se ky libër i mrekullueshëm dhe i pashoq është i përbërë prej shkronjave të tilla. Përmes engjëllit Xhibril i lexohet Muhamedit a.s. tregimi rreth Musait e faraonit, në mënyrën më të vërtetë e më të sigurt, por për atë popull që e beson Kuranin. Faraoni i kohës së Musait ishte aq kryelartë, saqë e quante veten zot, e popullin e kishte ndarë në grupe, dhe atë të Beni Israilëve e shtypte pa masë, ua vriste meshkujt, e ua linte të gjalla femrat sa për shërbime. Mëshira e Zotit ishte ta ndihmojë atë popull të shtypur, e faraonit dhe ministrit të tij, Hamanit që ishin zullumqarë t’iu tregojë, se e ardhmja do të jetë në duar të atyre të shtypurve, gjë së cilës ia kishin frikë. Faraoni kishte urdhëruar të mbytet çdo fëmijë mashkull, që lind ndër Beni Israilët. Nënën e Musait e kishte frymëzuar Zoti, që për një kohë t’i japë ajo gji, e kur t’i kërcënohet rreziku për të, ta hedhë në lumë e të mos frikësohet, as të mos pikëllohet, se Zoti do ta ruajë atë, madje edhe do ta shpallë pejgamber. Lumi e barti, e çoi tek dera e faraonit dhe atë e gjeti familja e tij. Gruaja e faraonit, Asija u gëzua dhe kërkoi që të mos vritej, ta rrisnin dhe ta adoptojnë për fëmijë. Nëna e Musait gati u çmend kur kuptoi, se ai kishte rënë në duar të faraonit, por besimi në Zotin e përforcoi. Ajo i tha bijës së vet, motrës së Musait që të vështrojë prej së largu, të mos hetohet që po e përcjell se ç’po ndodh me të. Familja e faraonit u interesuan për një grua, që do t’i japë gji, por Musai si foshnjë nuk merrte gjirin e asnjë gruaje. Atëherë motra e Musait shfrytëzoi rastin dhe iu tha, se di për një grua që do të mund t’i jipte gji dhe se është e një familjeje të mirë e të ndershme. Ata çuan dhe e thirrën atë grua, në të vërtetë vetë nënën e Musait, por nuk e dinin se ajo ishte nënë e tij. Fuqia e Zotit bëri që ta shpëtojë fëmijën, ta gëzojë nënën e tij dhe t’i japë të kuptojë, se udhëzimi i Zotit është i vërtetë, i sigurt dhe i pathyeshëm. Për nënën e Musait thuhet, se e kishte emrin Juhaze, e për motrën Merjem ose Katime, apo Kulsum. Thuhet se faraoni dyshoi kur pa se foshnja po e thith gjirin e asaj gruaje, prandaj e pyeti: Si është puna që asnjë gji tjetër nuk pranoi e tëndin po? Ajo tha: Jam e tillë, që çdo fëmijë më thith mua, si duket e kam qumështin të mirë! Ia dhanë foshnjën ta mbajë në shtëpinë e vet dhe e shpërblyen me gjëra të çmueshme.