We ‘esbehe fu’uadu ‘ummi musa farigæn ‘in kadet letubdi bihi lewla ‘en rebetna ‘ala kalbiha litekune minel-mu’uminine
E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët (kur kuptoi se ka rënë në duar të faraonit) dhe gati ta zbulojë atë (fëmijën), sikur të mos ia forconim Ne zemrën asaj që të bëhet e bindur (në premtimin e All-llahut).
We herremna ‘alejhil-meradi’a min kablu fekalet hel ‘edullukum ‘ala ‘ehli bejtin jekfulunehu lekum we hum lehu nasihune
Ndërsa Ne ia patëm ndaluar atij më parë thithjen e gjinit, e ajo (motra e Musait) tha: "A doni t'ju tregoj për një familje që do të kujdeset për të dhe që do të jenë të sinqertë ndaj tij?"
Feredednahu ‘ila ‘ummihi kej tekarre ‘ajnuha we la tehzene we lita’leme ‘enne wa’del-lahi hekkun we lekinne ‘ektherehum la ja’lemune
Dhe ashtu atë e kthyem te nëna e vet që ajo të jetë e kënaqur e jo e pikëlluar dhe që ta kuptojë ajo se premtimi i All-llahut është i vërtetë e i sigurt, por shumica e tyre nuk e dinë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Shkronjat e ndara në fillim japin për të kuptuar, se ky libër i mrekullueshëm dhe i pashoq është i përbërë prej shkronjave të tilla. Përmes engjëllit Xhibril i lexohet Muhamedit a.s. tregimi rreth Musait e faraonit, në mënyrën më të vërtetë e më të sigurt, por për atë popull që e beson Kuranin. Faraoni i kohës së Musait ishte aq kryelartë, saqë e quante veten zot, e popullin e kishte ndarë në grupe, dhe atë të Beni Israilëve e shtypte pa masë, ua vriste meshkujt, e ua linte të gjalla femrat sa për shërbime. Mëshira e Zotit ishte ta ndihmojë atë popull të shtypur, e faraonit dhe ministrit të tij, Hamanit që ishin zullumqarë t’iu tregojë, se e ardhmja do të jetë në duar të atyre të shtypurve, gjë së cilës ia kishin frikë. Faraoni kishte urdhëruar të mbytet çdo fëmijë mashkull, që lind ndër Beni Israilët. Nënën e Musait e kishte frymëzuar Zoti, që për një kohë t’i japë ajo gji, e kur t’i kërcënohet rreziku për të, ta hedhë në lumë e të mos frikësohet, as të mos pikëllohet, se Zoti do ta ruajë atë, madje edhe do ta shpallë pejgamber. Lumi e barti, e çoi tek dera e faraonit dhe atë e gjeti familja e tij. Gruaja e faraonit, Asija u gëzua dhe kërkoi që të mos vritej, ta rrisnin dhe ta adoptojnë për fëmijë. Nëna e Musait gati u çmend kur kuptoi, se ai kishte rënë në duar të faraonit, por besimi në Zotin e përforcoi. Ajo i tha bijës së vet, motrës së Musait që të vështrojë prej së largu, të mos hetohet që po e përcjell se ç’po ndodh me të. Familja e faraonit u interesuan për një grua, që do t’i japë gji, por Musai si foshnjë nuk merrte gjirin e asnjë gruaje. Atëherë motra e Musait shfrytëzoi rastin dhe iu tha, se di për një grua që do të mund t’i jipte gji dhe se është e një familjeje të mirë e të ndershme. Ata çuan dhe e thirrën atë grua, në të vërtetë vetë nënën e Musait, por nuk e dinin se ajo ishte nënë e tij. Fuqia e Zotit bëri që ta shpëtojë fëmijën, ta gëzojë nënën e tij dhe t’i japë të kuptojë, se udhëzimi i Zotit është i vërtetë, i sigurt dhe i pathyeshëm. Për nënën e Musait thuhet, se e kishte emrin Juhaze, e për motrën Merjem ose Katime, apo Kulsum. Thuhet se faraoni dyshoi kur pa se foshnja po e thith gjirin e asaj gruaje, prandaj e pyeti: Si është puna që asnjë gji tjetër nuk pranoi e tëndin po? Ajo tha: Jam e tillë, që çdo fëmijë më thith mua, si duket e kam qumështin të mirë! Ia dhanë foshnjën ta mbajë në shtëpinë e vet dhe e shpërblyen me gjëra të çmueshme.
We dehalel-medinete ‘ala hini gafletin min ‘ehliha fewexhede fiha rexhulejni jektetilani hadha min shi’atihi we hedha min ‘aduwihi fastegathehul-ledhi min shi’atihi ‘alel-ledhi min ‘aduwihi fewekezehu musa fekada ‘alejhi kale hadha min ‘ameli esh-shejtani ‘innehu ‘aduwun mudillun mubinun
Dhe ai hyri në qytet në një kohë të pahetuar prej banorëve të tij, dhe në të i gjeti dy veta që po përlaheshin, njëri prej ithtarëve të tij e tjetri prej armiqve të tij, e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut dhe Musai i ra grusht e ai vdiq. Ai (Musai) tha: "Kjo është prej veprave të djallit, e s'ka dyshim se ai është armik i hapët që shpie në humbje".
Fe’esbehe fil-medineti ha’ifæn jeterekkabu fe’idhal-ledhi estenserehu bil-’emsi jestesrihuhu kale lehu musa ‘inneke legawijun mubinun
Dhe (Musai) agoi i frikësuar në qytet e duke pritur (se çka po i ndodh), kur qe, ai i cili i kishte kërkuar ndihmë dje, e thirri sërish (në ndihmë), e Musai i tha: "Vërtet ti qenke ngatërrestar i njohur!"
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.