28. Kasas · ajete 18–21

سورة القصص
18

فَأَصۡبَحَ فِي ٱلۡمَدِينَةِ خَآئِفٗا يَتَرَقَّبُ فَإِذَا ٱلَّذِي ٱسۡتَنصَرَهُۥ بِٱلۡأَمۡسِ يَسۡتَصۡرِخُهُۥۚ قَالَ لَهُۥ مُوسَىٰٓ إِنَّكَ لَغَوِيّٞ مُّبِينٞ

Fe’esbehe fil-medineti ha’ifæn jeterekkabu fe’idhal-ledhi estenserehu bil-’emsi jestesrihuhu kale lehu musa ‘inneke legawijun mubinun

Dhe (Musai) agoi i frikësuar në qytet e duke pritur (se çka po i ndodh), kur qe, ai i cili i kishte kërkuar ndihmë dje, e thirri sërish (në ndihmë), e Musai i tha: "Vërtet ti qenke ngatërrestar i njohur!"

19

فَلَمَّآ أَنۡ أَرَادَ أَن يَبۡطِشَ بِٱلَّذِي هُوَ عَدُوّٞ لَّهُمَا قَالَ يَٰمُوسَىٰٓ أَتُرِيدُ أَن تَقۡتُلَنِي كَمَا قَتَلۡتَ نَفۡسَۢا بِٱلۡأَمۡسِۖ إِن تُرِيدُ إِلَّآ أَن تَكُونَ جَبَّارٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَمَا تُرِيدُ أَن تَكُونَ مِنَ ٱلۡمُصۡلِحِينَ

Felemma ‘en ‘erade ‘en jebtishe biel-ledhi huwe ‘aduwun lehuma kale ja musa ‘eturidu ‘en tektuleni kema katelte nefsæn bil-’emsi ‘in turidu ‘illa ‘en tekune xhebbaræn fil-’erdi we ma turidu ‘en tekune minel-muslihine

E kur deshi ta rrëmbejë atë që ishte armik i të dyve, ai tha: "A do të më mbysësh mua siç e mbyte dje njeriun, ti nuk do tjetër, vetëm se të bëhesh arrogant në tokë, e nuk dëshiron të jeshë nga përmirësuesit!"

20

وَجَآءَ رَجُلٞ مِّنۡ أَقۡصَا ٱلۡمَدِينَةِ يَسۡعَىٰ قَالَ يَٰمُوسَىٰٓ إِنَّ ٱلۡمَلَأَ يَأۡتَمِرُونَ بِكَ لِيَقۡتُلُوكَ فَٱخۡرُجۡ إِنِّي لَكَ مِنَ ٱلنَّٰصِحِينَ

We xha’e rexhulun min ‘eksal-medineti jes’a kale ja musa ‘innel-mele’e je’temirune bike lijektuluke fahruxh ‘inni leke mine en-nasihine

Dhe erdhi një njeri që ngutej nga ana më e largët e qytetit e tha: "O Musa, parësimi është duke biseduar me të mbytur ty, pra ti dil (ik), unë jam këshillues yti".

21

فَخَرَجَ مِنۡهَا خَآئِفٗا يَتَرَقَّبُۖ قَالَ رَبِّ نَجِّنِي مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ

Feharexhe minha ha’ifæn jeterekkabu kale rabbi nexhxhini minel-kawmi edh-dhalimine

E ai doli prej aty i frikësuar e duke pritur (se ç'po ndodh) dhe tha: "O Zoti im, më shpëto prej popullit zullumqar".