← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

28. Kasas · Ajeti 23 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 28:14–28:37

Pasi u rrit Musai dhe Zoti e pajisi me dituri, e kuptoi se rruga e besimit të atij populli ishte I e gabuar, por për atë qëndrim të tij iu tërhoq vërejtja, andaj nuk kishte guxim të dukej në qytet. Në një çast, i pahetuar, hyn në qytet dhe has në dy njerëz që ishin ngatërruar ndërmjet vete, njëri kibtij e tjetri beni israil dhe ky i fundit kërkon ndihmë prej Musait. Pa ndonjë qëllim të caktuar, Musai pendohet shumë për atë rast dh Musai e shtyn me grusht kibtin dhe ai vdes në vend. Musai pendohet shumë për atë rast dhe, kërkon prej Zotit falje, sepse me anën e të mirave që ia dhuroi Zoti, ai bëri gabim, por Zoti ia fali.. Pas atij momenti Musai rri i fshehur, por zbulohet kur ditën tjetër i njëjti person nga beni israilët ngatërrohet me një tjetër dhe e thërret për ndihmë Musain. Një besimtar e lajmëron Musain për konsultimet e parisë së shtetit të faraonit kundër tij dhe e këshillon të ikën. Musai ik kah Medjeni e në rrugë has në një pus ku barinjtë u jepnin ujë kafshëve. Më larg, dy vajza kishin menjanuar kafshët e tyre e prisnin të largohen barinjtë dhe pastaj t'u jipnin ujë bagëtive të veta. Pusi ishte i mbuluar me një rrasë guri që me vështirësi hiqej, por pasi që i ati i tyre ishte i shtyrë në moshë, ato duhej ta kryenin atë punë. Nga mëshira, Musai u ndihmoi, e pastaj shkoi te një hije, ishte i lodhur, por edhe shumë i uritur, sepse kishte shtatë ditë që nuk kishte pasur ç'te hajë, përveç barishteve, andaj e luti Zotin ta ndihmojë. Merre me mend, njëri ndër më të zgjedhurit nga krijesat e Zotit është sprovuar deri në atë masë.

Vajzat kthehen në shtëpi, i tregojnë të atit për ndihmën e një njeriu, e ai e dërgon njërën vajzë ta ftojë për shpërblim. Vajza e ndershme, përpiqej t'i mbuloje pjesët e trupit. Por Musai ishte edhe më i ndershëm, e urdhëron vajzën të ecë prapa tij dhe t'i tregojë për rrugën.

Kur arriti tek i zoti i shtëpisë, ai plak kishte qenë Shuajbi, e Musai i tregoi për rastin e vet dhe ai i tha se ishte i shpëtuar prej atij populli zullumqarë. Shuajbi bisedoi me Musain për shërbim si bari dhe Musai pranoi. E martoi me njërën nga vajzat e veta. Si duket Musai qëndroi aty si bari dhjetë vjet, e pastaj e mësyu Egjiptin. Rrugës iu dha shpallja e parë, përmes Zotit u njoftua i për dy mrekullitë dhe iu dha shenjë se e vërteta do të shkëlqejë si dora e tij.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 28:21–28:24

Me të dëgjuar këshillën e besimtarit, Musai u largua nga Egjipti, i vetëm. Ai nuk ishte mësuar me një jetë të vështirë, pasi ishte rritur mes të pasurve dhe kishte bërë një jetë të qetë e plot begat i. I Madhëruari përshkruan gjendjen e tij, kur thotë: - “Dhe ai u largua prej andej i frikësuar e duke u ruajtur. ” - Ai iku i frikësuar dhe shikonte majtas, djathtas, para dhe prapa, duke u ruajtur. - “Ai tha: “O Zoti im! Më shpëto prej popullit keqbërës!”. ”. - Më mbro nga Faraoni dhe pala e tij. - “Kur u drejtua për nga Medjeni, tha: “Shpresoj që Zoti im të më udhëzojë në rrugën e drejtë.”. - Kur Musai arriti të largohej pak dhe mori rrugën drejt Medje - nit, u qetësua disi dhe filloi të thoshte: “Shpresoj që Zoti im do të më udhëzojë në rrugën e drejtë. Më udhëzo, o Zoti im, në rrugën Tënde të drejtë!” Dhe Allahu i Lavdëruar iu përgjigj lutjes së tij, duke e udhëzuar në rrugën e drejtë. - “Kur arriti në burimet e Medjenit, nde - shi një grumbull njerëzish, që po i jepnin ujë bagëtisë. ” - Kur mbërriti në burimet e Medjenit, gjeti atje një grup njerëzish, që po u jepnin ujë bagëtive të tyre. - “Pak më larg vërejti dy vajza, që po përpiqeshin të mbanin nën kontroll tufën e tyre ...” - Ato po përpiqeshin të mbanin tufën e deleve të tyre, që të mos shkonin tek uji para se të mbaronin barinjtë e tjerë. Ato po i shmangeshin përzierjes me burrat. - “... dhe i pyeti: “Si e keni punën ju të dyja?” - Musai ndjeu dhembshuri për to dhe i pyeti: “Si e keni punën ju të dyja? Përse po i pengoni delet, që të afrohen tek burimi i ujit?” - “Ato i thanë: “Ne nuk mund t'u japim ujë këtyre, derisa të largohen barinjtë ...” - Ne do të presim derisa të gjithë barinjtë të mbarojnë. - “... ndërsa babai ynë është shumë i moshuar ...” - Ne jemi të detyruara ta bëjmë këtë punë, sepse babai ynë është shumë i vjetër. - “Atëherë, ai u dha ujë bagëtive të tyre. ” - Ebu Bekër Ibn Ebu Shejbe sjell shpje - gimin nga Umer Ibn Hatabi, i cili ka thënë: “Pasi mbaruan punë me bagëtitë e tyre, barinjtë e rikthyen në vend rrasën e madhe të gurit, që mbulonte pusin. Atë gur mund të lëviznin me vështirësi veçse dhjetë burra, por Musai e lëvizi i vetëm dhe i mjaftoi vetëm një kovë me ujë për bagëtitë e tyre. - “Pastaj shkoi të ulej nën një hije dhe tha: “O Zoti im! Unë kam nevojë për gjithçka që do të më japësh Ti!” - Ai u ul nën hijen e një peme e po çlodhej nga ai udhëtim i gjatë. Sandalet e të dashurit dhe të zgjedhurit të Zotit ishin copëtuar, ndërsa barku i ishte bërë njësh me kurrizin, nga uria e madhe. Pikërisht kur po thoshte: “O Zoti im! Unë kam nevojë për gjithçka që do të më japësh Ti!”, ai dëgjoi zërin e një vajze, që po afrohej.

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 28:23–28:28

- Kur arriti në burimet e Medjenit, gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin ujë bagëtisë. - Ata kishin çuar bagëtitë për ujë. Ai ishte një vend me shumë bagëti. - Pak më larg vërejti dy vajza, që po përpiqeshin të ndalnin tufën e tyre. - Atje gjeti dy vajza, të cilat qëndronin veçmas dhe mundoheshin të largonin bagëtitë e veta, sepse nuk donin të përziheshin me burrat dhe sepse askush nuk po u linte radhë. Atëherë, Musai i tha: - dhe u tha: “Si e keni punën ju të dyja?” - Pse po qëndroni mënjanë dhe pse po i ndaloni bagëtitë tuaja? - Ato i thanë: “Ne nuk mund t'u japim ujë (bagëtive tona), derisa të largohen barinjtë... - Ne e kemi zakon që nuk duhet t’i fusim bagëtitë tona, derisa të mbarojnë punë të gjithë barinjtë. Kur ata largohen, atëherë vazhdojmë ne. Duke treguar shkakun, thanë: - Ndërkohë që babai ynë është shumë i vjetër (për të ardhur vetë) .” - Ai nuk ka fuqi tani, që të vijë e t’u japë ujë bagëtive bashkë me barinjtë e tjerë. Atëherë Musai, duke shprehur keqardhjen e tij për këtë gjendje, shkoi e u dha ujë bagëtive të tyre, pa kërkuar asnjë shpërblim, sepse ai nuk kishte asnjë qëllim tjetër veç kenaqësisë së Allahut të Lartësuar. Kur mbaroi së dhëni ujë bagëtive, ishte piku i vapës, sepse Allahu thotë:

- Atëherë, ai u dha ujë bagëtive të tyre, pastaj u largua, që të ulej nën një hije. Atje tha: “O Zoti im! Unë kam (shumë) nevojë për gjithçka që do të më japësh Ti.” - Ai u ul që të çlodhej nën hije, pasi ishte lodhur shumë. Në atë gjendje, duke i kërkuar Zotit që ta furnizonte dhe të kujdesej për të, tha: “O Zoti im! Unë kam nevojë për gjithçka që do të më japësh Ti. Unë jam nevojtar dhe i varfër për çdo mirësi që të më japësh dhe ta lehtësosh për mua.” Kjo ishte një lutje duke paraqitur gjendjen nevojtare, dhe jo thjesht një kërkesë. Lutja duke i parashtruar Zotit gjendjen e dobët dhe nevojën e madhe është shumë më e fuqishme dhe e vlefshme sesa thjesht një kërkesë. Kështu vazhdoi Musai të lutej, duke i shprehur Zotit varfërinë, përunjësinë e nevojën e vet, ndërkohë që dy vajzat u larguan në drejtim të shtëpisë së tyre dhe babait plak, për ta njoftuar për atë që ndodhi. Më pas, babai i tyre dërgoi tek Musai njërën nga dy vajzat e tij. Allahu e përshkruan këtë skenë duke thënë: - Njëra prej tyre shkoi tek ai (Musai) e ndrojtur... - Kjo tregon për fisnikërinë dhe moralin e lartë të saj. Nuk ka dyshim se turpi është nga virtytet më të larta, sidomos për vajzat. Kjo qasje nga kjo vajzë e moralshme tregonte edhe për diçka tjetër: Musai u shërbeu atyre vajzave jo si një qiraxhi ose si një shërbëtor, me të cilin mund të flasësh si të duash. Jo, ai ishte krenar dhe fisnik në shpirt, njeri nga i cili duhet të kesh turp dhe t’i flasësh me kujdes. Mirësjellja e morali i tij e bënte Musain një fisnik, i cili ta impononte respektin, prandaj ajo vajzë po i afrohej me ndrojtje. - ...dhe i tha: “Babai im të thërret, me qëllim që të të shpërblejë që u dhe ujë bagëtive tona.” - Babai ynë dëshiron të të falënderojë dhe nderojë për shërbimin e vyer që na bëtë. Ishit ju që na nderuat fillimisht, prandaj babai dëshiron veçse t’i përgjigjet bamirësisë suaj, sado pak qoftë. Dhe Musai e pranoi ftesën: - Kur shkoi tek ai dhe i tregoi atë që i kishte ndodhur (në Egjipt) , ai tha: “Mos ki frikë! Tashmë ke shpëtuar nga populli keqbërës.” - Ai i tregoi historinë e tij, që nga shkaku i arratisjes nga Egjipti e deri sa mbërriti në Medjen. Atëherë, babai i vajzave, duke u përpjekur të qetësonte zemrën e Musait, i tha: “Mos ki frikë! Tashmë ke shpëtuar nga populli keqbërës.” Pra, qetësohu, sepse Allahu tashmë të ka shpëtuar prej tyre që kur të solli në këtë vend, ku Faraoni nuk ka pushtet. - Njëra prej vajzave tha: “O baba, merre në punë me pagesë! - Njëra prej vajzave i tha të atit: “O baba, merre në punë me pagë!" Pra, merre Musain si punëtor me mëditje, që të ruajë bagëtitë tona dhe t’u japë ujë atyre. - Punëtori më i mirë është i fuqishëm dhe i besuar. - Musai është më i miri që mund të marrësh në punë. Ai ka dy cilësi: "…i fuqishëm dhe i besuar.” Forca dhe besnikëria janë cilësi të mrekullueshme, dhe më i miri punëtor me mëditje është ai që i ka këto dy cilësi: i fortë për atë punë që ngarkohet dhe besnik, që nuk të mashtron dhe gënjen. Këto dy cilësi duhet të

plotësohen nga çdo njeri që merr një detyrë, çfarëdo qoftë ajo. Nëse mungojnë të dyja, ose edhe njëra prej tyre, atëherë cenohet puna. Vajza e bëri këtë vlerësim për Musain, sepse e pa gjatë punës që ishte i shkathët, i fortë dhe i zgjuar. Ndërsa besnikërinë dhe fisnikërinë e pa te respekti dhe përkujdesi i tij për ato të dyja, edhe pse nuk priste ndonjë shpërblim prej tyre. Qëllimi i vetëm ishte kënaqësia e Allahut dhe bamirësia ndaj të dobtëve e nevojtarëve. Atëherë, babai i vajzave i tha: - "Unë dëshiroj të të martoj me njërën prej vajzave të mia, me kusht që të më shërbesh për tetë vjet...” - Dëshiroj të punosh tek unë për tetë vjet. - “Por nëse i plotëson dhjetë, atëherë është vullneti yt. Unë nuk dua të të rëndoj ty.” - Kjo është në dorën tënde, pra, nuk je i detyruar. Nuk po t’i bëj të detyrueshme dhjetë vjet, se nuk dua të të rëndoj me punë. Ajo që kërkoj prej teje është pak dhe e lehtë për ty. Ke për të parë që: - Por (sido që të vendosësh) , ti do të gjesh tek unë një njeri të mirë, në dashtë Allahu.” - Ai i parashtroi Musait një punë të lehtë, ndaj ky bashkëpunim do të ishte i mirë dhe i drejtë. Kjo, nga njëra anë, tregon se ai ishte një burrë i mirë dhe i drejtë. Nga ana tjetër, ajo tregon se me një njeri të ndershëm e fisnik duhet të sillesh mirë, ashtu siç u soll ky burrë me Musain. Mirësjellja me sa të kesh mundësi është detyrë. Atij i duhet treguar se po trajtohet ndryshe nga të tjerët, pra, me më shumë respekt dhe vlerësim. - Ai tha: “Le të jetë ky një pakt mes meje e teje.” - Ky kusht është i pranueshëm dhe tashmë kemi një marrëveshje, sipas së cilës: - Cilindo afat që të plotësoj, të mos ketë keqdashje ndaj meje. - Pra, edhe nëse qëndroj tetë vjet, që janë të detyrueshme, edhe nëse qëndroj dhjetë vjet, që janë në dëshirën time, nuk është gjynah për mua dhe nuk ka asnjë masë ndëshkuese. - Allahu le të jetë garant për këtë që po themi. - Ai na mbikëqyr dhe dhe ti e di mirë që ne ramë dakord. Babai i këtyre dy vajzave nuk është Shuajbi, profeti i njohur, siç është përhapur ndër shumë njerëz. Ky është një pretendim që nuk bazohet në tekste autentike. E shumta që mund të thuhet është se Shuajbi ka qenë në Medjen dhe se kjo ngjarje ndodhi ne Medjen. Po ku është argumenti se ka ndodhur në kohën e profetit Shuajb? Nuk ka asnjë argument që të vërtetojë këtë. Askush nuk ka argument që tregon se Musai jetoi në kohën e Shuajbit dhe as që e ka takuar atë. Nëse do të ishte profeti Shuajb, Zoti do ta përmendte emrin e tij, e po ashtu dy vajzat. Gjithashtu, mund të themi se Allahu e shkatërroi popullin e Shuajbit dhe në Medjen kishin mbetur veçse ata që e besonin. Dhe, sipas kësaj logjike, ishte e papranueshme që besimtarët të mos kujdeseshin për vajzat e Profetit të tyre, duke i penguar tek uji, por do të ndodhte e kundërta. Kurrë nuk do të ndodhte që ata të shpërfillnin punët e Profetit të tyre dhe të prisnin që të vinte një burrë i huaj e t’u tregonte mirësjelljen para detyrimit për Profetin. Pastaj, si do të lejonte profeti Shuajb që Musai, profeti i Zotit, të ishte punëtor në shtëpinë e tij, kur dihet se ai ishte më i miri dhe më lart se Shuajbi si profet. Por Allahu është më i ditur për gjithçka. Vetëm nëse dikush mund të thotë se kjo ishte para se Musai të bëhej profet. Sidoqoftë, është e papranueshme që të pretendohet se bëhet fjalë për Shuajbin profet, pa pasur ndonjë argument të posaçëm për këtë nga Profeti ynë (a.s).

← Kasas 28:23