28. Kasas · ajete 39–44

سورة القصص
39

وَٱسۡتَكۡبَرَ هُوَ وَجُنُودُهُۥ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَظَنُّوٓاْ أَنَّهُمۡ إِلَيۡنَا لَا يُرۡجَعُونَ

We estekbere huwe we xhunuduhu fil-’erdi bigajril-hekki we dhennu ‘ennehum ‘ilejna la jurxha’une

Dhe ashtu ai dhe ushtria e tij u sollën në tokë me kryeneçësi ndaj të vërtetës dhe menduan se nuk do të kthehen te Ne.

40

فَأَخَذۡنَٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡيَمِّۖ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلظَّٰلِمِينَ

Fe’ehadhnahu we xhunudehu fenebedhnahum fil-jemmi fandhur kejfe kane ‘akibetu edh-dhalimine

Andaj, Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det e shiko pra se si përfundojnë mizorët.

41

وَجَعَلۡنَٰهُمۡ أَئِمَّةٗ يَدۡعُونَ إِلَى ٱلنَّارِۖ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَا يُنصَرُونَ

We xhe’alnahum ‘e’immeten jed’une ‘ila en-nari we jewmel-kijameti la junserune

Dhe ata i bëmë prijësa që thërrasin për në zjarr dhe në ditën e kijametit atyre nuk do t'u ndihmohet.

42

وَأَتۡبَعۡنَٰهُمۡ فِي هَٰذِهِ ٱلدُّنۡيَا لَعۡنَةٗۖ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ هُم مِّنَ ٱلۡمَقۡبُوحِينَ

We ‘etba’nahum fi hedhihi ed-dunja la’neten we jewmel-kijameti hum minel-mekbuhine

Edhe në këtë botë i kemi përcjellë ata me mallkim, kurse në ditën e kijametit ata janë të përbuzur.

43

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ مِنۢ بَعۡدِ مَآ أَهۡلَكۡنَا ٱلۡقُرُونَ ٱلۡأُولَىٰ بَصَآئِرَ لِلنَّاسِ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٗ لَّعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ

We lekad ‘atejna musal-kitabe min ba’di ma ‘ehleknal-kurunel-’ula besa’ire lilnnasi we huden we rehmeten le’allehum jetedhekkerune

E pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Ne Musait i dhamë librin që është dritë për njerëz dhe udhëzim e mëshirë që të marrin mësim.

44

وَمَا كُنتَ بِجَانِبِ ٱلۡغَرۡبِيِّ إِذۡ قَضَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَى ٱلۡأَمۡرَ وَمَا كُنتَ مِنَ ٱلشَّٰهِدِينَ

We ma kunte bixhanibil-garbiji ‘idh kadejna ‘ila musal-’emre we ma kunte mine esh-shahidin

E ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit ku All-llahu i foli Musait) kur Ne Musait ia besuam shpalljen (e bëmë pejgamber dhe e dërguam te faraoni), e ti as nuk ishe aty pranë.