28. Kasas · ajete 47–59

سورة القصص
47

وَلَوۡلَآ أَن تُصِيبَهُم مُّصِيبَةُۢ بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيهِمۡ فَيَقُولُواْ رَبَّنَا لَوۡلَآ أَرۡسَلۡتَ إِلَيۡنَا رَسُولٗا فَنَتَّبِعَ ءَايَٰتِكَ وَنَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

We lewla ‘en tusibehum musibetun bima kaddemet ‘ejdihim fejekulu rebbena lewla ‘erselte ‘ilejna resulæn fenettebi’a ‘ajatike we nekune minel-mu’uminine

Dhe të mos thonë, kur t'i godasë ndonjë e keqe e papritur, të cilën e kanë merituar vetë: "Zoti ynë, përse nuk na ke dërguar ndonjë pejgamber që të pasonim argumentet Tua e të bëheshim besimtarë!"

48

فَلَمَّا جَآءَهُمُ ٱلۡحَقُّ مِنۡ عِندِنَا قَالُواْ لَوۡلَآ أُوتِيَ مِثۡلَ مَآ أُوتِيَ مُوسَىٰٓۚ أَوَلَمۡ يَكۡفُرُواْ بِمَآ أُوتِيَ مُوسَىٰ مِن قَبۡلُۖ قَالُواْ سِحۡرَانِ تَظَٰهَرَا وَقَالُوٓاْ إِنَّا بِكُلّٖ كَٰفِرُونَ

Felemma xha’ehumul-hekku min ‘indina kalu lewla ‘utije mithle ma ‘utije musa ‘ewelem jekfuru bima ‘utije musa min kablu kalu sihrani tedhahera we kalu ‘inna bikullin kafirune

E kur atyre u erdhi e vërteta nga ana Jonë, ata thanë: "Përse nuk iu dha atij (Muhammedit) sikurse iu dha Musait (ndonjë mrekulli materiale)! Po a nuk e mohuan atë që iu dha Musait më parë?" E, thanë: "Dy magji që përmbajnë njëra-tjetrën. Dhe thanë: Çdonjërën prej tyre ne e mohojmë!"

49

قُلۡ فَأۡتُواْ بِكِتَٰبٖ مِّنۡ عِندِ ٱللَّهِ هُوَ أَهۡدَىٰ مِنۡهُمَآ أَتَّبِعۡهُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Kul fe’tu bikitabin min ‘indi Ellahi huwe ‘ehda minhuma ‘ettebi’hu ‘in kuntum sadikine

Thuaj: "Nëse është e vërtetë çka thoni, atëherë silleni një libër prej All-llahut që është edhe më udhëzues se këta dy (Tevrati e Kur'ani), e ti përmbahem edhe unë atij?"

50

فَإِن لَّمۡ يَسۡتَجِيبُواْ لَكَ فَٱعۡلَمۡ أَنَّمَا يَتَّبِعُونَ أَهۡوَآءَهُمۡۚ وَمَنۡ أَضَلُّ مِمَّنِ ٱتَّبَعَ هَوَىٰهُ بِغَيۡرِ هُدٗى مِّنَ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Fe’in lem jestexhibu leke fa’lem ‘ennema jettebi’une ‘ehwa’ehum we men ‘edellu mimmeni ettebe’a hewahu bigajri huden minel-lahi ‘innall-llahe la jehdil-kawme edh-dhalimine

E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar.

51

۞ وَلَقَدۡ وَصَّلۡنَا لَهُمُ ٱلۡقَوۡلَ لَعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ

We lekad wesselna lehumul-kawle le’allehum jetedhekkerune

Ndërsa Ne pandërprerë u dërguam atyre shpalljen, ashtu që të mendojnë.

52

ٱلَّذِينَ ءَاتَيۡنَٰهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ مِن قَبۡلِهِۦ هُم بِهِۦ يُؤۡمِنُونَ

el-Ledhine ‘atejnahumul-kitabe min kablihi hum bihi ju’uminune

E atyre që Ne u dhamë librin përpara këtij, disa prej tyre i besojnë këtij (Kur'anit).

53

وَإِذَا يُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِهِۦٓ إِنَّهُ ٱلۡحَقُّ مِن رَّبِّنَآ إِنَّا كُنَّا مِن قَبۡلِهِۦ مُسۡلِمِينَ

We ‘idha jutla ‘alejhim kalu ‘amenna bihi ‘innehul-hekku min rabbina ‘inna kunna min kablihi muslimine

Dhe kur u lexohet atyre, thonë: "Ne i kemi besuar atij, ajo është e vërtetë prej Zotit tonë, ne edhe para tij kemi qenë muslimanë!"

54

أُوْلَٰٓئِكَ يُؤۡتَوۡنَ أَجۡرَهُم مَّرَّتَيۡنِ بِمَا صَبَرُواْ وَيَدۡرَءُونَ بِٱلۡحَسَنَةِ ٱلسَّيِّئَةَ وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ

‘Ula’ike ju’utewne ‘exhrehum merretejni bima seberu we jedre’une bil-heseneti es-sejji’ete we mimma rezeknahum junfikune

Atyre u jepet shpërblim i dyfishtë për arsye se bënë durim, dhe ata të keqen e largojnë me të mirën, e nga ajo që Ne i furnizuam, ata japin.

55

وَإِذَا سَمِعُواْ ٱللَّغۡوَ أَعۡرَضُواْ عَنۡهُ وَقَالُواْ لَنَآ أَعۡمَٰلُنَا وَلَكُمۡ أَعۡمَٰلُكُمۡ سَلَٰمٌ عَلَيۡكُمۡ لَا نَبۡتَغِي ٱلۡجَٰهِلِينَ

We ‘idha semi’ul-legwe ‘a’redu ‘anhu we kalu lena ‘a’maluna we lekum ‘a’malukum selamun ‘alejkum la nebtegil-xhahiline

Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: "Ne kemi veprat tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantët!"

56

إِنَّكَ لَا تَهۡدِي مَنۡ أَحۡبَبۡتَ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَهۡدِي مَن يَشَآءُۚ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِٱلۡمُهۡتَدِينَ

‘Inneke la tehdi men ‘ehbebte we lekinnall-llahe jehdi men jesha’u we huwe ‘a’lemu bil-muhtedine

Është e vërtetë se ti nuk mund ta udhëzosh atë që do ti, por All-llahu udhëzon kë të dojë dhe Ai është që di më së miri për të udhëzuarit.

57

وَقَالُوٓاْ إِن نَّتَّبِعِ ٱلۡهُدَىٰ مَعَكَ نُتَخَطَّفۡ مِنۡ أَرۡضِنَآۚ أَوَلَمۡ نُمَكِّن لَّهُمۡ حَرَمًا ءَامِنٗا يُجۡبَىٰٓ إِلَيۡهِ ثَمَرَٰتُ كُلِّ شَيۡءٖ رِّزۡقٗا مِّن لَّدُنَّا وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

We kalu ‘in nettebi’il-huda me’ake nutehattef min ‘erdina ‘ewelem numekkin lehum heremæn ‘aminæn juxhba ‘ilejhi themeratu kulli shej’in rizkæn min ledunna we lekinne ‘ektherehum la ja’lemune

Ata thanë: "Nëse ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne me të shpejtë do të jemi të dëbuar prej vendit tonë!" Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të shenjtë e të sigurt që aty sillen frutat e çdo sendi si furnizim nga ana Jonë, po shumica e tyre nuk e dinë.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Faraoni e dinte se Zoti i tij ishte Ai, që e krijoi atë dhe popullin e tij, por nuk donte të pranojë paaftësinë e vet, se do të vdesë dhe do të ringjallet e do të përgjigjet para Zotit Krijues, prandaj bëri aso lajthimesh gjoja, se do të arrinte në qiell e ta shohë se a ka zot tjetër. Atë dhe popullin e tij Zoti i dënoi në këtë jetë duke i mbytur në ujë, i mallkoi dhe i bëri këshillë të atyre, që ndjekin rrugën e tij për në xhehenem.
58

وَكَمۡ أَهۡلَكۡنَا مِن قَرۡيَةِۭ بَطِرَتۡ مَعِيشَتَهَاۖ فَتِلۡكَ مَسَٰكِنُهُمۡ لَمۡ تُسۡكَن مِّنۢ بَعۡدِهِمۡ إِلَّا قَلِيلٗاۖ وَكُنَّا نَحۡنُ ٱلۡوَٰرِثِينَ

We kem ‘ehlekna min karjetin betiret ma’isheteha fetilke mesakinuhum lem tusken min ba’dihim ‘illa kalilæn we kunna nehnul-warithine

E sa vendbanime që përbuzën jetën e vet Ne i kemi shkatërruar, e ja, ato janë shtëpitë e tyre, që pas tyre ato pak kohë janë banuar prej dokujt dhe Ne ishim trashëgues të tyre.

59

وَمَا كَانَ رَبُّكَ مُهۡلِكَ ٱلۡقُرَىٰ حَتَّىٰ يَبۡعَثَ فِيٓ أُمِّهَا رَسُولٗا يَتۡلُواْ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتِنَاۚ وَمَا كُنَّا مُهۡلِكِي ٱلۡقُرَىٰٓ إِلَّا وَأَهۡلُهَا ظَٰلِمُونَ

We ma kane rebbuke muhlikel-kura hetta jeb’athe fi ‘ummiha resulæn jetlu ‘alejhim ‘ajatina we ma kunna muhlikil-kura ‘illa we ‘ehluha dhalimune

Zoti yt nuk është i tillë që të shkatërrojë venbanimet para se në kryeqendër të tyre të dërgoj Pejgamber, i cili do t'ua lexojë atyre argumentet Tona, dhe Ne nuk shkatërruam vendbanime, pos vetëm kur banorët e tyre ishin zullumqarë.