28. Kasas · ajete 5–12

سورة القصص
5

وَنُرِيدُ أَن نَّمُنَّ عَلَى ٱلَّذِينَ ٱسۡتُضۡعِفُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَنَجۡعَلَهُمۡ أَئِمَّةٗ وَنَجۡعَلَهُمُ ٱلۡوَٰرِثِينَ

We nuridu ‘en nemunne ‘alel-ledhine estud’ifu fil-’erdi we nexh’alehum ‘e’immeten we nexh’alehumul-warithine

E Ne duam t'i lartësojmë ata që u shtypën në tokë, t'i bëjmë udhëheqës dhe t'i bëjmë trashëgues.

6

وَنُمَكِّنَ لَهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَنُرِيَ فِرۡعَوۡنَ وَهَٰمَٰنَ وَجُنُودَهُمَا مِنۡهُم مَّا كَانُواْ يَحۡذَرُونَ

We numekkine lehum fil-’erdi we nurije fir’awne we hamane we xhunudehuma minhum ma kanu jehdherune

Dhe atyre t'u japim pushtet në tokë, e faraonit, Hamanit dhe ushtrisë së këtyre dyve t'ua tregojmë atë që i ruheshin (ia kishin frikën).

7

وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰٓ أُمِّ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَرۡضِعِيهِۖ فَإِذَا خِفۡتِ عَلَيۡهِ فَأَلۡقِيهِ فِي ٱلۡيَمِّ وَلَا تَخَافِي وَلَا تَحۡزَنِيٓۖ إِنَّا رَآدُّوهُ إِلَيۡكِ وَجَاعِلُوهُ مِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

We ‘ewhejna ‘ila ‘ummi musa ‘en ‘erdi’ihi fe’idha hifti ‘alejhi fe’elkihi fil-jemmi we la tehafi we la tehzeni ‘inna radduhu ‘ilejki we xha’iluhu minel-murseline

Ne nënën e Musait e inspiruam: t'i japë atij gji, e kur të keshë frikë për të, atëherë atë hidhe në lumë, e mos u frikëso as mos u pikëllo, se Ne do ta kthejmë atë ty dhe do ta bëjmë atë nga të dërguarit.

8

فَٱلۡتَقَطَهُۥٓ ءَالُ فِرۡعَوۡنَ لِيَكُونَ لَهُمۡ عَدُوّٗا وَحَزَنًاۗ إِنَّ فِرۡعَوۡنَ وَهَٰمَٰنَ وَجُنُودَهُمَا كَانُواْ خَٰطِـِٔينَ

Faltekatehu ‘alu fir’awne lijekune lehum ‘aduwæn we hezenæn ‘inne fir’awne we hamane we xhunudehuma kanu hati’ine

E atë e gjeti familja faraonit, ashtu që në fund ai t'u bëhet atyre armik e dëshpërim. Vërtet, faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre ishin kundërshtarë (gabonin me qëllim).

9

وَقَالَتِ ٱمۡرَأَتُ فِرۡعَوۡنَ قُرَّتُ عَيۡنٖ لِّي وَلَكَۖ لَا تَقۡتُلُوهُ عَسَىٰٓ أَن يَنفَعَنَآ أَوۡ نَتَّخِذَهُۥ وَلَدٗا وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ

We kalet emre’etu fir’awne kurretu ‘ajnin li we leke la tektuluhu ‘asa ‘en jenfe’ana ‘ew nettehidhehu weledæn we hum la jesh’urune

E gruaja e faraonit tha: "Shpresë gëzimi për mua dhe për ty, mos e mbytni atë, ndoshta do të na sjellë dobi ose do ta adoptojmë si fëmijë". Pra ata nuk e dinin rrjedhimin.

10

وَأَصۡبَحَ فُؤَادُ أُمِّ مُوسَىٰ فَٰرِغًاۖ إِن كَادَتۡ لَتُبۡدِي بِهِۦ لَوۡلَآ أَن رَّبَطۡنَا عَلَىٰ قَلۡبِهَا لِتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

We ‘esbehe fu’uadu ‘ummi musa farigæn ‘in kadet letubdi bihi lewla ‘en rebetna ‘ala kalbiha litekune minel-mu’uminine

E zemra e nënës së Musait agoi e zbrazët (kur kuptoi se ka rënë në duar të faraonit) dhe gati ta zbulojë atë (fëmijën), sikur të mos ia forconim Ne zemrën asaj që të bëhet e bindur (në premtimin e All-llahut).

11

وَقَالَتۡ لِأُخۡتِهِۦ قُصِّيهِۖ فَبَصُرَتۡ بِهِۦ عَن جُنُبٖ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ

We kalet li’htihi kussihi febesuret bihi ‘an xhunubin we hum la jesh’urune

E ajo i tha motrës së tij: "Gjurmoje atë", kurse ajo e shikonte atë prej së largu dhe ata nuk e hetonin (se ishte motra e tij që e përcjell).

12

۞ وَحَرَّمۡنَا عَلَيۡهِ ٱلۡمَرَاضِعَ مِن قَبۡلُ فَقَالَتۡ هَلۡ أَدُلُّكُمۡ عَلَىٰٓ أَهۡلِ بَيۡتٖ يَكۡفُلُونَهُۥ لَكُمۡ وَهُمۡ لَهُۥ نَٰصِحُونَ

We herremna ‘alejhil-meradi’a min kablu fekalet hel ‘edullukum ‘ala ‘ehli bejtin jekfulunehu lekum we hum lehu nasihune

Ndërsa Ne ia patëm ndaluar atij më parë thithjen e gjinit, e ajo (motra e Musait) tha: "A doni t'ju tregoj për një familje që do të kujdeset për të dhe që do të jenë të sinqertë ndaj tij?"