وَقَالُوٓاْ إِن نَّتَّبِعِ ٱلۡهُدَىٰ مَعَكَ نُتَخَطَّفۡ مِنۡ أَرۡضِنَآۚ أَوَلَمۡ نُمَكِّن لَّهُمۡ حَرَمًا ءَامِنٗا يُجۡبَىٰٓ إِلَيۡهِ ثَمَرَٰتُ كُلِّ شَيۡءٖ رِّزۡقٗا مِّن لَّدُنَّا وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ
Ata thanë: "Nëse ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne me të shpejtë do të jemi të dëbuar prej vendit tonë!" Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të shenjtë e të sigurt që aty sillen frutat e çdo sendi si furnizim nga ana Jonë, po shumica e tyre nuk e dinë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Faraoni e dinte se Zoti i tij ishte Ai, që e krijoi atë dhe popullin e tij, por nuk donte të pranojë paaftësinë e vet, se do të vdesë dhe do të ringjallet e do të përgjigjet para Zotit Krijues, prandaj bëri aso lajthimesh gjoja, se do të arrinte në qiell e ta shohë se a ka zot tjetër. Atë dhe popullin e tij Zoti i dënoi në këtë jetë duke i mbytur në ujë, i mallkoi dhe i bëri këshillë të atyre, që ndjekin rrugën e tij për në xhehenem.