28. Kasas · ajete 59–72

سورة القصص
59

وَمَا كَانَ رَبُّكَ مُهۡلِكَ ٱلۡقُرَىٰ حَتَّىٰ يَبۡعَثَ فِيٓ أُمِّهَا رَسُولٗا يَتۡلُواْ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتِنَاۚ وَمَا كُنَّا مُهۡلِكِي ٱلۡقُرَىٰٓ إِلَّا وَأَهۡلُهَا ظَٰلِمُونَ

We ma kane rebbuke muhlikel-kura hetta jeb’athe fi ‘ummiha resulæn jetlu ‘alejhim ‘ajatina we ma kunna muhlikil-kura ‘illa we ‘ehluha dhalimune

Zoti yt nuk është i tillë që të shkatërrojë venbanimet para se në kryeqendër të tyre të dërgoj Pejgamber, i cili do t'ua lexojë atyre argumentet Tona, dhe Ne nuk shkatërruam vendbanime, pos vetëm kur banorët e tyre ishin zullumqarë.

60

وَمَآ أُوتِيتُم مِّن شَيۡءٖ فَمَتَٰعُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَزِينَتُهَاۚ وَمَا عِندَ ٱللَّهِ خَيۡرٞ وَأَبۡقَىٰٓۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ

We ma ‘utitum min shej’in femeta’ul-hejæti ed-dunja we zinetuha we ma ‘indel-lahi hajrun we ‘ebka ‘efela ta’kilune

Dhe çdo gjë që u është dhënë juve është kënaqësi dhe shije e kësaj bote, ndërsa ajo që është tek All-llahu (thevabi) është shumë më e mirë dhe përhershme, pra, a nuk mendoni?

61

أَفَمَن وَعَدۡنَٰهُ وَعۡدًا حَسَنٗا فَهُوَ لَٰقِيهِ كَمَن مَّتَّعۡنَٰهُ مَتَٰعَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا ثُمَّ هُوَ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ مِنَ ٱلۡمُحۡضَرِينَ

‘Efemen we’adnahu wa’dæn hesenæn fehuwe lakihi kemen metta’nahu meta’al-hejæti ed-dunja thumme huwe jewmel-kijameti minel-muhderine

A është ai, të cilit Ne i kemi premtuar një premtim të mirë (për xhennet), sikurse ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete, kurse në ditën e kijametit ai do të jetë prej të dënuarve?

62

وَيَوۡمَ يُنَادِيهِمۡ فَيَقُولُ أَيۡنَ شُرَكَآءِيَ ٱلَّذِينَ كُنتُمۡ تَزۡعُمُونَ

We jewme junadihim fejekulu ‘ejne shureka’ijel-ledhine kuntum tez’umune

(përkujto) Ditën kur i thërret ata e u thotë: "Ku janë ata shokët e Mi, të cilët ju i pandehnit (si zota)?"

63

قَالَ ٱلَّذِينَ حَقَّ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقَوۡلُ رَبَّنَا هَٰٓؤُلَآءِ ٱلَّذِينَ أَغۡوَيۡنَآ أَغۡوَيۡنَٰهُمۡ كَمَا غَوَيۡنَاۖ تَبَرَّأۡنَآ إِلَيۡكَۖ مَا كَانُوٓاْ إِيَّانَا يَعۡبُدُونَ

Kalel-ledhine hekka ‘alejhimul-kawlu rebbena ha’uula’l-ledhine ‘egwejna ‘egwejnahum kema gawejna teberre’na ‘ilejke ma kanu ‘ijana ja’budune

E ata, të cilët e merituan fjalën (dënimin), thonë: "Zoti ynë, këta janë që ne i humbëm, i humbëm ata si humbën edhe vetë, ne para Teje tërhiqëm se ata nuk na adhuruan neve!"

64

وَقِيلَ ٱدۡعُواْ شُرَكَآءَكُمۡ فَدَعَوۡهُمۡ فَلَمۡ يَسۡتَجِيبُواْ لَهُمۡ وَرَأَوُاْ ٱلۡعَذَابَۚ لَوۡ أَنَّهُمۡ كَانُواْ يَهۡتَدُونَ

We kile ed’u shureka’ekum fede’awhum felem jestexhibu lehum we re’ewl-’adhabe lew ‘ennehum kanu jehtedune

Dhe u thuhet: "Thirrni zotat tuaj"! Ata i thërrasin, por ata nuk u përgjigjen dot, dhe shohin dënimin. E atëherë (do të dëshironin) sikur të kishin qenë në rrugën e drejtë (e të mos përjetonin dënimin).

65

وَيَوۡمَ يُنَادِيهِمۡ فَيَقُولُ مَاذَآ أَجَبۡتُمُ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

We jewme junadihim fejekulu madha ‘exhebtumul-murseline

Dhe ditën kur (All-llahu) i thërret ata e u thotë: "Çfarë përgjigje u keni dhënë të dërguarve?"

66

فَعَمِيَتۡ عَلَيۡهِمُ ٱلۡأَنۢبَآءُ يَوۡمَئِذٖ فَهُمۡ لَا يَتَسَآءَلُونَ

Fe’amijet ‘alejhimul-’enba’u jewme’idhin fehum la jetesa’elune

Atë ditë atyre u humbin faktet dhe ata nuk konsultohen ndërmjet vete.

67

فَأَمَّا مَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا فَعَسَىٰٓ أَن يَكُونَ مِنَ ٱلۡمُفۡلِحِينَ

Fe’emma men tabe we ‘amene we ‘amile salihæn fe’asa ‘en jekune minel-muflihine

E për sa i përket atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.

68

وَرَبُّكَ يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُ وَيَخۡتَارُۗ مَا كَانَ لَهُمُ ٱلۡخِيَرَةُۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

We rebbuke jehluku ma jesha’u we jehtaru ma kane lehumul-hijeretu subhanel-lahi we ta’ala ‘amma jushrikune

Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja. I pastër dhe i lartë është All-llahu nga çka i përshkruajnë për shok.

69

وَرَبُّكَ يَعۡلَمُ مَا تُكِنُّ صُدُورُهُمۡ وَمَا يُعۡلِنُونَ

We rebbuke ja’lemu ma tukinnu suduruhum we ma ju’linune

Dhe Zoti yt e di se ç'fshehin zemrat e tyre dhe se ç'shfaqin haptazi.

70

وَهُوَ ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ لَهُ ٱلۡحَمۡدُ فِي ٱلۡأُولَىٰ وَٱلۡأٓخِرَةِۖ وَلَهُ ٱلۡحُكۡمُ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ

We huwel-lahu la ‘ilahe ‘illa huwe lehul-hemdu fil-’ula wel-’ahireti we lehul-hukmu we ‘ilejhi turxha’une

Ai është All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Tij, vetëm Atij i takon falënderimi në këtë botë dhe në botën tjetër dhe vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai ktheheni.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Me zhdukjen e popujve të mëparshëm mekasve iu tërhiqet vërejtja me vendet që tani kishin mbetur të shkretuara, duke mos banuar askush në to, përveç ndonjë kalimtari që përkohësisht ndalej në to. Ata patën përbuzur të mirat e Zotit, nuk i pranuan udhëzi - met e pejgamberët, ashtu si bënin edhe mekasit me Pejgamberin tonë. Zoti nuk ndëshkoi asnjë popull pa ia dërguar një herë pejgamberin, pa ia treguar udhën e drejtë, e nëse edhe më tej e vazhdonin rrugën e gabuar, atëherë dënimi ishte masë e domosdoshme. Të mirat e kësaj bote, sado që të jenë të këndshme e të bukura, nuk kanë ndonjë peshë, sepse janë të përkohshme. Të mirat të cilat Zoti ua premtoi besimtarëve, e që është e sigurt, se do t’i gëzojnë, janë shumë më të vlefshme dhe janë të përjetshme, prandaj njerëzit e mençur duhet të mendojnë e të mos i vlerësojnë njësoj. Megjithëse disa njerëz iu prijnë punëve të këqia dhe si të tillë e kanë përgjegjësinë më të madhe, edhe për ata që i mashtruan, të mashtruarit nuk mund t'i shmangen përgjegjësisë, sepse çdokush duhet të angazhojë mendjen e vet për të gjetur të vërtetën, e jo duke i imituar të tjerët, duke i pasuar verbërisht. Në Ditën e Kijametit Zoti iu drejtohet njerëzve me thirrjen, se çfarë iu përgjigjën ata thirrjes së pejgamberëve, e atyre iu humb lidhja, saqë nuk mund të flasin asnjë fjalë. Mekasit thonin, se do ta pranonin pejgamber ndonjë njeri të madh e me famë të madhe, e jo jetimin. Zoti krijon çka të dojë, cakton pejgamber kë të dojë, Ai i di edhe qëllimet e tyre të fshehta, pra i Madhërishëm është Ai, i falënderuar për të mirat e kësaj dhe botës tjetër. Vetëm Ai është Zot. Ai vendos, tek Ai është e ardhmja! deri në Ditën e Kijametit, cili zot pos Allahut do t’ju sjellë natë, që të pushoni në të? A nuk e shihni (sa po gaboni)?”
71

قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن جَعَلَ ٱللَّهُ عَلَيۡكُمُ ٱلَّيۡلَ سَرۡمَدًا إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ مَنۡ إِلَٰهٌ غَيۡرُ ٱللَّهِ يَأۡتِيكُم بِضِيَآءٍۚ أَفَلَا تَسۡمَعُونَ

Kul ‘ere’ejtum ‘in xhe’alel-lahu ‘alejkumul-lejle sermedæn ‘ila jewmil-kijameti men ‘ilehun gajru Ellahi je’tikum bidija’in ‘efela tesma’une

Thuaj: "Sikur All-llahu ta bënte natën e përhershme (t'ua zgjaste) deri në ditën e kijametit, ç'mendoni, cili zot pos All-llahut do t'ju sillte juve dritë? A nuk merrni vesh?"

72

قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن جَعَلَ ٱللَّهُ عَلَيۡكُمُ ٱلنَّهَارَ سَرۡمَدًا إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ مَنۡ إِلَٰهٌ غَيۡرُ ٱللَّهِ يَأۡتِيكُم بِلَيۡلٖ تَسۡكُنُونَ فِيهِۚ أَفَلَا تُبۡصِرُونَ

Kul ‘ere’ejtum ‘in xhe’alel-lahu ‘alejkumu en-nehare sermedæn ‘ila jewmil-kijameti men ‘ilehun gajru Ellahi je’tikum bilejlin teskunune fihi ‘efela tubsirune

Thuaj: "Më tregoni, nëse All-llahu ua bën ditën të vazhdueshme deri në ditën e kijametit, cili zot pos All-llahut do t'ju sjellë natë që të pushoni në të? A nuk shihni (sa po gaboni)?"