28. Kasas · ajete 68–73

سورة القصص
68

وَرَبُّكَ يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُ وَيَخۡتَارُۗ مَا كَانَ لَهُمُ ٱلۡخِيَرَةُۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

We rebbuke jehluku ma jesha’u we jehtaru ma kane lehumul-hijeretu subhanel-lahi we ta’ala ‘amma jushrikune

Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja. I pastër dhe i lartë është All-llahu nga çka i përshkruajnë për shok.

69

وَرَبُّكَ يَعۡلَمُ مَا تُكِنُّ صُدُورُهُمۡ وَمَا يُعۡلِنُونَ

We rebbuke ja’lemu ma tukinnu suduruhum we ma ju’linune

Dhe Zoti yt e di se ç'fshehin zemrat e tyre dhe se ç'shfaqin haptazi.

70

وَهُوَ ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ لَهُ ٱلۡحَمۡدُ فِي ٱلۡأُولَىٰ وَٱلۡأٓخِرَةِۖ وَلَهُ ٱلۡحُكۡمُ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ

We huwel-lahu la ‘ilahe ‘illa huwe lehul-hemdu fil-’ula wel-’ahireti we lehul-hukmu we ‘ilejhi turxha’une

Ai është All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Tij, vetëm Atij i takon falënderimi në këtë botë dhe në botën tjetër dhe vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai ktheheni.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Me zhdukjen e popujve të mëparshëm mekasve iu tërhiqet vërejtja me vendet që tani kishin mbetur të shkretuara, duke mos banuar askush në to, përveç ndonjë kalimtari që përkohësisht ndalej në to. Ata patën përbuzur të mirat e Zotit, nuk i pranuan udhëzi - met e pejgamberët, ashtu si bënin edhe mekasit me Pejgamberin tonë. Zoti nuk ndëshkoi asnjë popull pa ia dërguar një herë pejgamberin, pa ia treguar udhën e drejtë, e nëse edhe më tej e vazhdonin rrugën e gabuar, atëherë dënimi ishte masë e domosdoshme. Të mirat e kësaj bote, sado që të jenë të këndshme e të bukura, nuk kanë ndonjë peshë, sepse janë të përkohshme. Të mirat të cilat Zoti ua premtoi besimtarëve, e që është e sigurt, se do t’i gëzojnë, janë shumë më të vlefshme dhe janë të përjetshme, prandaj njerëzit e mençur duhet të mendojnë e të mos i vlerësojnë njësoj. Megjithëse disa njerëz iu prijnë punëve të këqia dhe si të tillë e kanë përgjegjësinë më të madhe, edhe për ata që i mashtruan, të mashtruarit nuk mund t'i shmangen përgjegjësisë, sepse çdokush duhet të angazhojë mendjen e vet për të gjetur të vërtetën, e jo duke i imituar të tjerët, duke i pasuar verbërisht. Në Ditën e Kijametit Zoti iu drejtohet njerëzve me thirrjen, se çfarë iu përgjigjën ata thirrjes së pejgamberëve, e atyre iu humb lidhja, saqë nuk mund të flasin asnjë fjalë. Mekasit thonin, se do ta pranonin pejgamber ndonjë njeri të madh e me famë të madhe, e jo jetimin. Zoti krijon çka të dojë, cakton pejgamber kë të dojë, Ai i di edhe qëllimet e tyre të fshehta, pra i Madhërishëm është Ai, i falënderuar për të mirat e kësaj dhe botës tjetër. Vetëm Ai është Zot. Ai vendos, tek Ai është e ardhmja! deri në Ditën e Kijametit, cili zot pos Allahut do t’ju sjellë natë, që të pushoni në të? A nuk e shihni (sa po gaboni)?”
71

قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن جَعَلَ ٱللَّهُ عَلَيۡكُمُ ٱلَّيۡلَ سَرۡمَدًا إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ مَنۡ إِلَٰهٌ غَيۡرُ ٱللَّهِ يَأۡتِيكُم بِضِيَآءٍۚ أَفَلَا تَسۡمَعُونَ

Kul ‘ere’ejtum ‘in xhe’alel-lahu ‘alejkumul-lejle sermedæn ‘ila jewmil-kijameti men ‘ilehun gajru Ellahi je’tikum bidija’in ‘efela tesma’une

Thuaj: "Sikur All-llahu ta bënte natën e përhershme (t'ua zgjaste) deri në ditën e kijametit, ç'mendoni, cili zot pos All-llahut do t'ju sillte juve dritë? A nuk merrni vesh?"

72

قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن جَعَلَ ٱللَّهُ عَلَيۡكُمُ ٱلنَّهَارَ سَرۡمَدًا إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ مَنۡ إِلَٰهٌ غَيۡرُ ٱللَّهِ يَأۡتِيكُم بِلَيۡلٖ تَسۡكُنُونَ فِيهِۚ أَفَلَا تُبۡصِرُونَ

Kul ‘ere’ejtum ‘in xhe’alel-lahu ‘alejkumu en-nehare sermedæn ‘ila jewmil-kijameti men ‘ilehun gajru Ellahi je’tikum bilejlin teskunune fihi ‘efela tubsirune

Thuaj: "Më tregoni, nëse All-llahu ua bën ditën të vazhdueshme deri në ditën e kijametit, cili zot pos All-llahut do t'ju sjellë natë që të pushoni në të? A nuk shihni (sa po gaboni)?"

73

وَمِن رَّحۡمَتِهِۦ جَعَلَ لَكُمُ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ لِتَسۡكُنُواْ فِيهِ وَلِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

We min rehmetihi xhe’ale lekumul-lejle we en-nehare liteskunu fihi we litebtegu min fedlihi we le’allekum teshkurune

Po mëshira e Tij u bëri juve natën dhe ditën për të pushuar në të dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, prandaj, të jini mirënjohës!.