وَهُوَ ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ لَهُ ٱلۡحَمۡدُ فِي ٱلۡأُولَىٰ وَٱلۡأٓخِرَةِۖ وَلَهُ ٱلۡحُكۡمُ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ
Ai është All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Tij, vetëm Atij i takon falënderimi në këtë botë dhe në botën tjetër dhe vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai ktheheni.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Me zhdukjen e popujve të mëparshëm mekasve iu tërhiqet vërejtja me vendet që tani kishin mbetur të shkretuara, duke mos banuar askush në to, përveç ndonjë kalimtari që përkohësisht ndalej në to. Ata patën përbuzur të mirat e Zotit, nuk i pranuan udhëzi - met e pejgamberët, ashtu si bënin edhe mekasit me Pejgamberin tonë. Zoti nuk ndëshkoi asnjë popull pa ia dërguar një herë pejgamberin, pa ia treguar udhën e drejtë, e nëse edhe më tej e vazhdonin rrugën e gabuar, atëherë dënimi ishte masë e domosdoshme. Të mirat e kësaj bote, sado që të jenë të këndshme e të bukura, nuk kanë ndonjë peshë, sepse janë të përkohshme. Të mirat të cilat Zoti ua premtoi besimtarëve, e që është e sigurt, se do t’i gëzojnë, janë shumë më të vlefshme dhe janë të përjetshme, prandaj njerëzit e mençur duhet të mendojnë e të mos i vlerësojnë njësoj. Megjithëse disa njerëz iu prijnë punëve të këqia dhe si të tillë e kanë përgjegjësinë më të madhe, edhe për ata që i mashtruan, të mashtruarit nuk mund t'i shmangen përgjegjësisë, sepse çdokush duhet të angazhojë mendjen e vet për të gjetur të vërtetën, e jo duke i imituar të tjerët, duke i pasuar verbërisht. Në Ditën e Kijametit Zoti iu drejtohet njerëzve me thirrjen, se çfarë iu përgjigjën ata thirrjes së pejgamberëve, e atyre iu humb lidhja, saqë nuk mund të flasin asnjë fjalë. Mekasit thonin, se do ta pranonin pejgamber ndonjë njeri të madh e me famë të madhe, e jo jetimin. Zoti krijon çka të dojë, cakton pejgamber kë të dojë, Ai i di edhe qëllimet e tyre të fshehta, pra i Madhërishëm është Ai, i falënderuar për të mirat e kësaj dhe botës tjetër. Vetëm Ai është Zot. Ai vendos, tek Ai është e ardhmja! deri në Ditën e Kijametit, cili zot pos Allahut do t’ju sjellë natë, që të pushoni në të? A nuk e shihni (sa po gaboni)?”