We neza’na min kulli ‘ummetin shehidæn fekulna hatu burhanekum fe’alimu ‘ennel-hekka lillahi we delle ‘anhum ma kanu jefterune
Dhe Ne do të nxjerrim prej çdo populli dëshmitarë e u themi: "Sillni argumentin tuaj!" Atëherë do ta kuptojnë se e drejta (për Zot) është vetëm e All-llahut, dhe dështon çdo trillim i tyre.
‘Inne karune kane min kawmi musa febega ‘alejhim we ‘atejnahu minel-kunuzi ma ‘inne mefatihehu letenu’u bil-’usbeti ‘ulil-kuweti ‘idh kale lehu kawmuhu la tefreh ‘innall-llahe la juhibbul-ferihine
Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai e shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri saqë një grup i fuqishëm mezi bartnin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: "Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuarit!"
We ebtegi fima ‘atakel-lahu ed-darel-’ahirete we la tense nesibeke mine ed-dunja we ‘ehsin kema ‘ehsenel-lahu ‘ilejke we la tebgil-fesade fil-’erdi ‘innall-llahe la juhibbul-mufsidine
Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë All-llahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se All-llahu nuk i do çrregulluesit.
Kale ‘innema ‘utituhu ‘ala ‘ilmin ‘indi ‘ewelem ja’lem ‘ennel-lahe kad ‘ehleke min kablihi minel-kuruni men huwe ‘esheddu minhu kuweten we ‘ektheru xhem’æn we la jus’elu ‘an dhunubihimul-muxhrimune
Ai (Karuni) tha: "Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime!" Po a nuk e di ai se All-llahu shkatërroi para tij nga popujt e lashtë asish që ishte edhe më i fuqishëm e më i pasur se ai, po mëkatarët kriminelë as që do të pyeten për fajet e tyre (meqë All-llahu e di).
Feharexhe ‘ala kawmihi fi zinetihi kalel-ledhine juridunel-hejæte ed-dunja jalejte lena mithle ma ‘utije karunu ‘innehu ledhu hedhdhin ‘adhimin
Ai (Karuni) doli para popullit të vet me stolinë e vet, e ata që kishin synim jetën e kësaj bote thanë: "Ah, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!"
We kalel-ledhine ‘utul-’ilme wejlekum thewabu Ellahi hajrun limen ‘amene we ‘amile salihæn we la julekkaha ‘illa es-sabirune
E ata që ishin të zotët e diturisë thanë: "Të mjerët ju, shpërblimi i All-llahut është shumë më i mirë për atë që besoi dhe bëri vepër të mirë, po atë nuk mund ta arrijë kush përveç të durueshmëve!"
We ‘esbehel-ledhine temennew mekanehu bil-’emsi jekulune wejke’ennel-lahe jebsutu er-rizka limen jesha’u min ‘ibadihi we jekdiru lewla ‘en mennel-lahu ‘alejna lehasefe bina wejke’ennehu la juflihul-kafirune
E ata që dje lakmuan të ishin në vendin e tij, filluan të thonë: "A nuk shihni se All-llahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur All-llahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na sharronte në tokë edhe neve; sa habi, se si jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim!
Tilke ed-darul-’ahiretu nexh’aluha lilledhine la juridune ‘uluwæn fil-’erdi we la fesadæn wel-’akibetu lilmuttekine
Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.
Men xha’e bil-heseneti felehu hajrun minha we men xha’e bis-sejji’eti fela juxhzal-ledhine ‘amilu es-sejji’ati ‘illa ma kanu ja’melune
Kush sjell me vete punë të mirë, atij do t'i takojë shpërblimi edhe më i madh, ndërsa ai që paraqitet me punë të këqija, do t'i jepet dënim vetëm aq sa e ka merituar.
‘Innel-ledhi ferede ‘alejkel-kur’ane leradduke ‘ila ma’adin kul rabbi ‘a’lemu men xha’e bil-huda we men huwe fi delalin mubinin
S'ka dyshim se Ai që ta bëri obligim Kur'anin, Ai do të kthejë ty aty kah erdhe. Thuaj: "Zoti im e di më mirë kush është që solli udhëzim të drejtë dhe kush është në humbje të sigurt".