We ‘esbehel-ledhine temennew mekanehu bil-’emsi jekulune wejke’ennel-lahe jebsutu er-rizka limen jesha’u min ‘ibadihi we jekdiru lewla ‘en mennel-lahu ‘alejna lehasefe bina wejke’ennehu la juflihul-kafirune
E ata që dje lakmuan të ishin në vendin e tij, filluan të thonë: "A nuk shihni se All-llahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur All-llahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na sharronte në tokë edhe neve; sa habi, se si jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim!
Tilke ed-darul-’ahiretu nexh’aluha lilledhine la juridune ‘uluwæn fil-’erdi we la fesadæn wel-’akibetu lilmuttekine
Atë vend të përjetshëm (xhennetin) ua kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.
Men xha’e bil-heseneti felehu hajrun minha we men xha’e bis-sejji’eti fela juxhzal-ledhine ‘amilu es-sejji’ati ‘illa ma kanu ja’melune
Kush sjell me vete punë të mirë, atij do t'i takojë shpërblimi edhe më i madh, ndërsa ai që paraqitet me punë të këqija, do t'i jepet dënim vetëm aq sa e ka merituar.
‘Innel-ledhi ferede ‘alejkel-kur’ane leradduke ‘ila ma’adin kul rabbi ‘a’lemu men xha’e bil-huda we men huwe fi delalin mubinin
S'ka dyshim se Ai që ta bëri obligim Kur'anin, Ai do të kthejë ty aty kah erdhe. Thuaj: "Zoti im e di më mirë kush është që solli udhëzim të drejtë dhe kush është në humbje të sigurt".