29. Ankebut · ajete 22–26

سورة العنكبوت
22

وَمَآ أَنتُم بِمُعۡجِزِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا فِي ٱلسَّمَآءِۖ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٖ

We ma ‘entum bimu’xhizine fil-’erdi we la fi es-sema’i we ma lekum min duni Ellahi min we lijin we la nesirin

"Ju nuk keni mundësi ta bëni të paaftë (Zotin tuaj t'ju dënojë) as në tokë e as në qiell, dhe përpos All-llahut, nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar".

23

وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَلِقَآئِهِۦٓ أُوْلَٰٓئِكَ يَئِسُواْ مِن رَّحۡمَتِي وَأُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ

Wel-ledhine keferu bi’ajati Ellahi we lika’ihi ‘ula’ike je’isu min rehmeti we ‘ula’ike lehum ‘adhabun ‘elimun

E ata që nuk besuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Të, të tillët kanë humbur shpresën nga mëshira Ime dhe ata i pret dënimi i hidhur.

24

فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوۡمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُواْ ٱقۡتُلُوهُ أَوۡ حَرِّقُوهُ فَأَنجَىٰهُ ٱللَّهُ مِنَ ٱلنَّارِۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ

Fema kane xhewabe kawmihi ‘illa ‘en kalu ektuluhu ‘ew herrikuhu fe’enxhahu Ellahu mine en-nari ‘inne fi dhalike le’ajatin likawmin ju’uminune

"Po përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: "Mbyteni atë (Ibrahimin) ose digjnie!" Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Për një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse.

25

وَقَالَ إِنَّمَا ٱتَّخَذۡتُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ أَوۡثَٰنٗا مَّوَدَّةَ بَيۡنِكُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ ثُمَّ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ يَكۡفُرُ بَعۡضُكُم بِبَعۡضٖ وَيَلۡعَنُ بَعۡضُكُم بَعۡضٗا وَمَأۡوَىٰكُمُ ٱلنَّارُ وَمَا لَكُم مِّن نَّٰصِرِينَ

We kale ‘innema ettehadhtum min duni Ellahi ‘ewthanæn meweddete bejnikum fil-hejæti ed-dunja thumme jewmel-kijameti jekfuru ba’dukum biba’din we jel’anu ba’dukum ba’dæn we me’wakumu en-naru we ma lekum min nasirine

Ai (Ibrahimi) tha: "Ju përqafuat, veç All-llahut, idhuj vetëm sa për bashkëjetesë mes jush në jetën e kësaj bote, e në ditën e kijametit (ndryshon gjendja) ju do të refuzoni njëri-tjetrin; fundi juaj është zjarri, për ju nuk do të ketë ndihmëtarë".

26

۞ فَـَٔامَنَ لَهُۥ لُوطٞۘ وَقَالَ إِنِّي مُهَاجِرٌ إِلَىٰ رَبِّيٓۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ

Fe’amene lehu lutun we kale ‘inni muhaxhirun ‘ila rabbi ‘innehu huwel-’azizul-hekimu

Atij (Ibrahimit) i besoi Luti, e ai (Ibrahimi) tha: "Unë shpërngulem atje ku më udhëzoi Zoti im, Ai është i gjithfuqishmi, i urti".