E kur të dërguarit tanë (engjëjt) i erdhën me myzhde Ibrahimit, i thanë: "Ne jemi shkatërrues të banorëve të këtij qyteti, pse banorët e tij janë mizorë"!
Kale ‘inne fiha lutæn kalu nehnu ‘a’lemu bimen fiha lenunexhxhijennehu we ‘ehlehu ‘illa emre’etehu kanet minel-gabirin
Ai (Ibrahimi) tha: "Aty është Luti!" Ata i thanë: "Ne e dimë edhe më mirë se kush është aty, atë dhe familjen e tij do ta shpëtojmë përveç gruas së tij, ajo do të mbetet me të zhdukurit".
We lemma ‘en xha’et rusuluna lutæn si’e bihim we daka bihim dher’æn we kalu la tehaf we la tehzen ‘inna munexhxhuke we ‘ehleke ‘illa emre’eteke kanet minel-gabirine
E pasi të dërguarit tanë i erdhën Lutit, ai për shkak të tyre u shqetësua dhe u ngushtua, po ata i thanë: "Mos ke frikë, as mos u pikëllo, ne të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate që do të mbetet me të dënuarit".
We ‘ila medjene ‘ehahum shu’ajbæn fekale ja kawmi a’budu Ellahe we erxhul-jewmel-’ahire we la ta’thew fil-’erdi mufsidin
E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin dhe ai u tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun dhe kini frikën ditën e fundit, e mos e teproni si shkatërrues në tokë!"
We ‘adæn we themude we kad tebejjene lekum min mesakinihim we zejjene lehumu esh-shejtanu ‘a’malehum feseddehum ‘ani es-sebili we kanu mustebsirine
(I shkatërruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre janë të qarta për ju. Djalli ua pat zbukuruar veprat e tyre dhe i ka shmangur nga e vërteta, edhe pse e shihnin atë.
Fekullæn ‘ehadhna bidhenbihi feminhum men ‘erselna ‘alejhi hasibæn we minhum men ‘ehadhet/hu es-sejhetu we minhum men hasefna bihil-’erde we minhum men ‘egrekna we ma kanel-lahu lijedhlimehum we lekin kanu ‘enfusehum jedhlimune
Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë.
Methelul-ledhine ettehadhu min duni Ellahi ‘ewlija’e kemethelil-’ankebuti ettehadhet bejtæn we ‘inne ‘ewhenel-bujuti lebejtul-’ankebuti lew kanu ja’lemune
Shembulli i atyre, të cilët veç All-llahut morën mbrojtës (zota idhujsh), është si shembulli i merimangës që thur shtëpi, e sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është e shtëpia e merimangës.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.