29. Ankebut · ajete 6–11

سورة العنكبوت
6

وَمَن جَٰهَدَ فَإِنَّمَا يُجَٰهِدُ لِنَفۡسِهِۦٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَغَنِيٌّ عَنِ ٱلۡعَٰلَمِينَ

We men xhahede fe’innema juxhahidu linefsihi ‘innall-llahe leganijun ‘anil-’alemine

E kush lufton (përpiqet për të mirë), ai bën luftë për vete, se All-llahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën.

7

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَنُكَفِّرَنَّ عَنۡهُمۡ سَيِّـَٔاتِهِمۡ وَلَنَجۡزِيَنَّهُمۡ أَحۡسَنَ ٱلَّذِي كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Wel-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati lenukeffirenne ‘anhum sejji’atihim we lenexhzijennehum ‘ehsenel-ledhi kanu ja’melune

Po ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne me siguri do t'ua shlyejmë të këqijat e do t'i shpërblejmë më së miri për atë që vepruan.

8

وَوَصَّيۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ بِوَٰلِدَيۡهِ حُسۡنٗاۖ وَإِن جَٰهَدَاكَ لِتُشۡرِكَ بِي مَا لَيۡسَ لَكَ بِهِۦ عِلۡمٞ فَلَا تُطِعۡهُمَآۚ إِلَيَّ مَرۡجِعُكُمۡ فَأُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

We wessejnal-’insane biwalidejhi husnæn we ‘in xhahedake litushrike bi ma lejse leke bihi ‘ilmun fela tuti’huma ‘ilejje merxhi’ukum fe’unebbi’ukum bima kuntum ta’melune

Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të shpiejnë ty që të më pëshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni vepruar.

9

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَنُدۡخِلَنَّهُمۡ فِي ٱلصَّٰلِحِينَ

Wel-ledhine ‘amenu we ‘amilu es-salihati lenudhilennehum fi es-salihine

E ata që besuan e bënë vepra të mira, ata do t'i radhisim ndër më të mirët.

10

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَقُولُ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ فَإِذَآ أُوذِيَ فِي ٱللَّهِ جَعَلَ فِتۡنَةَ ٱلنَّاسِ كَعَذَابِ ٱللَّهِۖ وَلَئِن جَآءَ نَصۡرٞ مِّن رَّبِّكَ لَيَقُولُنَّ إِنَّا كُنَّا مَعَكُمۡۚ أَوَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِأَعۡلَمَ بِمَا فِي صُدُورِ ٱلۡعَٰلَمِينَ

We mine en-nasi men jekulu ‘amenna billahi fe’idha ‘udhije fi Ellahi xhe’ale fitnete en-nasi ke’adhabi Ellahi we le’in xha’e nesrun min rabbike lejekulunne ‘inna kunna me’akum ‘ewelejsel-lahu bi’a’leme bima fi suduril-’alemine

Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut, e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) All-llahut, ai sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e All-llahut (prej të cilit njerëzit ikin prej mosbesimit në besim), e nëse vjen ndonjë fitore prej Zotit tënd, ata do të thonë: "Ne kemi qenë me ju!" Po a nuk është All-llahu që di më së miri për atë që është në zemrat e njerëzve?

11

وَلَيَعۡلَمَنَّ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَلَيَعۡلَمَنَّ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ

We leja’lemennel-lahul-ledhine ‘amenu we leja’lemennel-munafikine

All-llahu do t'i vërë në pah ata që besuan dhe do t'i vërë në thumb hipokritët.