29. Ankebut · Ajeti 69

سورة العنكبوت
Përkthimi Sherif Ahmeti
69

وَٱلَّذِينَ جَٰهَدُواْ فِينَا لَنَهۡدِيَنَّهُمۡ سُبُلَنَاۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَمَعَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ

E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bëmirësve.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Dynjaja është jetë mashtruese, sepse ajo kalon shumë shpejt, ashtu siç luajnë fëmijët për një kohë të shkurtër e pastaj shpërndahen. Idhujtarët e dinin, se Allahu krijoi çdo gjë; Ai lëshon shiun prej së larti, e dinin edhe kur ishin në anije, e valët e detit e tronditnin atë dhe i frikësoheshin përmbytjes, prandaj i luteshin sinqerisht Zotit, duke mos iu shkuar mendja tek idhujt; mirëpo kur shpëtonin e dilnin në tokë, e vazhdonin besimin e tyre të kotë, harronin të mirat e Zotit. Harronin edhe atë se Zoti e bëri vend të shenjtë Mekën, e ndaloi luftën dhe çdo gjë të keqe në rrethin e saj, ashtu që njerëzit të ishin të sigurt në të, kurse banorët e saj edhe më tej lutnin idhujt. A nuk është xhehenemi meritë e vetë atyre? Me ndihmën e Zotit, përfundoi përkthimi dhe komentimi i kaptinës “Ankebut”. Falënderuar qoftë Allahu! djallit, si betejë e kahershme sa edhe jeta në këtë botë. Përderisa të gjendet e vërteta dhe gënjeshtra, hajri dhe sherri, beteja nuk do të pushojë, pse djalli me ndihmësit e vet përpiqet ta shuajë dritën, që Zoti ua dhuroi njerëzve, e në anën tjetër pejgamberët, shpalljet prej Zotit kanë ithtarët e vet, të cilët ndihmojnë në rritjen e dritës dhe fitorja e së vërtetës kundër gënjeshtrës është dëshmuar dhe do të dëshmohet gjithnjë. I bëhet një vështrim edhe gjendjes së njerëzve në Ditën e Gjykimit, përfundimit të këndshëm të besimtarëve dhe atij të shëmtuarit të kundërshtarëve me xhennet e me xhehenem. Bëhet fjalë për disa dukuri e fakte, që mbretërojnë në gjithësi, e që japin të kuptohet fuqia e pakufishme e Zotit. Kufarëve kurejshitë iu tërhiqet vërejtja për kokëfortësinë e tyre, duke i konsideruar si të vdekur, të shurdhër, të verbër. Sipas arabëve, bizantinët quheshin “Rrum “, prandaj edhe kaptina merr këtë emërtim.