3. Ali Imran · Ajeti 103

سورة آل عمران
Përkthimi Sherif Ahmeti
103

وَٱعۡتَصِمُواْ بِحَبۡلِ ٱللَّهِ جَمِيعٗا وَلَا تَفَرَّقُواْۚ وَٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡ إِذۡ كُنتُمۡ أَعۡدَآءٗ فَأَلَّفَ بَيۡنَ قُلُوبِكُمۡ فَأَصۡبَحۡتُم بِنِعۡمَتِهِۦٓ إِخۡوَٰنٗا وَكُنتُمۡ عَلَىٰ شَفَا حُفۡرَةٖ مِّنَ ٱلنَّارِ فَأَنقَذَكُم مِّنۡهَاۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ لَعَلَّكُمۡ تَهۡتَدُونَ

Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në këto disa ajete Kurani iu drejtohet Ithtarëve të Librit, duke iu dhënë të kuptojnë, se përpjekjet e tyre për të shkaktuar dyshim në të vërtetat e fesë së shpallur prej Zotit janë të kota, dhe se devijimet që përpiqen t’i bëjnë në librat e shenjta, nuk mund t’i shmangen dijes së Zotit. U drejtohet edhe besimtarëve muslimanë, sepse në Medinën e atëhershme fiset më të mëdha dhe më të njohura ishin Evs dhe Hazrexh. Para se ta pranonin Fenë Islame kishin qenë gjithnjë në gjak ndërmjet vete. Me pranimin e Fesë Islame Pejgamberi arriti t’i bashkojë dhe t’i vëllazërojë ndërmjet vete. Mirëpo ndërsa këta thuajse bënin fuqinë kryesore të bashkësisë islame në Medine, jehuditë i mundoi bashkimi i tyre, prandaj u përpoqën t’i përçajnë dhe në një rast i luhatën marrëdhëniet ndërmjet tyre, por Pejgamberi a.s. me të shpejtë arriti t’i mënjanojë intrigat e jehudive dhe të vendosë unitetin në mesin e tyre. Kurani i tërheq vërejtjen myslimanëve, që të jenë të vetdijshëm për rrezikun, që mund t'ua sjellin armiqtë, nëse iu vënë veshin e bindjes intrigave të tyre. Allahun. E sikur Ithtarët e Librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, po shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.