Kad kane lekum ‘ajetun fi fi’etejnit-tekata fi’etun tukatilu fi sebili Ellahi we ‘uhra kafiretun jerewnehum mithlejhim re’jel-’ajni wel-lahu ju’uejjidu binesrihi men jesha’u ‘inne fi dhalike la’ibreten li’wlil-’ebsari
Ju (jehudi) patët një përvojë të madhe në ato dy grupe që u konfrontuat ndërmjet vete. Njëri grup luftonte në rrugën e All-llahut, e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve të tyre i shihnin se ishin dy herë më shumë se besimtarët. Po, All-llahu me ndihmën e vet përforcon atë që do. Vërtet, në këtë është një përvojë e madhe për ata që kanë mendje të kthjellët.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti xh. Sh. ua tërhoqi vërejtjen idhujtarëve arabë, kundërshtarë të Kuranit dhe të
Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë.
Kul ‘e’uunebbi’ukum bihajrin min dhalikum lilledhine ettekaw ‘inde rabbihim xhennatun texhri min tehtihal-’enharu halidine fiha we ‘ezwaxhun mutehheretun we ridwanun minel-lahi wel-lahu besirun bil-’ibadi
Thuaj: "A t'ju kumtoj për diç shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e Dunjasë)? Për ata që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra e gëzojnë edhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i kujdesshëm për robtë".