3. Ali Imran · Ajeti 156 · Tefsir
Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 3:156–3:163
Munafikët perveç që vetë ishin naivë në bindjet e veta rreth çështjes së vdekjes, ata përpiqeshin që atë naivitet t'ua mbillnin edhe myslimanëve e të tjerëve dhe ashtu ta dobësonin krahun luftarak të besimtarëve. Zoti u tha se vdekja është moment i caktuar për secilin, le të jetë ai në shtëpi ose në luftë, por vdekja në luftë do të jetë e shpërblyer nga vetë ai me një shpërblim të madh.
Muhammedin Zoti i madhëruar e kishte pajisur me fisnikëri të lartë e zemër të butë, andaj edhe pse disa shokë e kundërshtuan porosinë e tij, ai nuk i qortoi me fjalë të rënda, u foli ngadalë e butë dhe ashtu i përfitoi zemrat e tyre që të jenë tok pas thirrjes së tij. Besimtarët duhet t'ia falin gabimin njëri-tjetrit, për çdo çështje duhet të konsultohen mes vete, e duhet të jenë edhe të bindur se ndihma vjen vetëm prej Allahut. Preja e luftës ndahet sipas udhëzimeve të caktuara nga Zoti, e jashtë normave të caktuara nuk veproi asnjë pejgamber, e as Muhammedi. Ky ajet u shpall lidhur me një petk të kadifës që humbi në luftën e Bedrit, e tradhtarët pëshpëritën se mos e ka marrë Pejgamberi, por rreth shpalljes së tij ka edhe mendime tjera.
Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 3:156–3:158
Allahu i Lartësuar i ndalon robërit e Tij besimtarë që t’u përngjasojnë mohuesve në aspektin e besimit të tyre të prishur. Një nga aspektet që tregojnë besimin e tyre të prishur ishin edhe fjal ët q ë ata than ë rreth vëllezërve të tyre, të cilët vdiqën gjatë udhëtimeve apo luft ërave, duke thënë: “Nëse ata do t’i shmangeshin udhëtimeve dhe luftërave, nuk do të pësonin vuajtje dhe nuk do t’i gjente vdekja. Por Allahu i Lartësuar tha: - O ju që keni besuar! Mos u bëni si jobesimtarët që thoshin për vëllezërit e vet që niseshin për rrugë ose për luftë: “Sikur të qëndronin me ne, ata nuk do të vdisnin dhe nuk do të vriteshin.”! - Pra, nëse do të qëndronin me ne, ata nuk do të vdisnin nëpër udhëtime dhe beteja, në të cilat morën pjesë. Por Allahu i Lartësuar thotë: - Allahu ka për ta bërë këtë një dëshpërim të madh për zemrat e tyre (mohuesve). Allahu është Ai që jep jetë dhe jep vdekje. - Allahu i Lartësuar e krijoi këtë mendim në zemrat e tyre, që atyre t’u shtohet akoma më shumë dëshpërimi dhe dhimbja për të vdekurit dhe të vrarët e tyre.
Në vijim, Allahu i Lartësuar u jep këtë mesazh: “Allahu është Ai që jep jetë dhe jep vdekje.” Pra, në dorën e Tij është krijimi dhe tek Ai kthehet çdo çështje. Kështu, gjithësecili jeton apo vdes veçse sipas dëshirës dhe vullnetit të Allahut të Lartësuar, sipas përcaktimit të Tij të urtë. Askujt nuk i shtohet apo pakësohet asnjë çast nga jeta e tij, veçse kur e vendos Allahu, me kaderin e Tij. - Allahu vështron gjithçka që bëni ju. - Dituria dhe shikimi i Tij përfshijn ë të gjithë krijesat e Tij. Allahut nuk i fshihet asnj ë çështje e tyre. - Dhe nëse vriteni ose vdisni në rrugën e Allahut, atëherë falja dhe mëshira prej Allahut janë shumë më të mira se gjithçka që grumbullojnë ata. - Ky ajet na tregon se rënia dëshmor në rrugën e Allahut ose vdekja në rrugën e Tij, janë rrugë nëpërmjet të cilave mund të arrihet mëshira, falja, dashuria dhe kënaqësia e Allahut. Sigurisht, kjo është më e mirë sesa qëndrimi në k ëtë jetë, me të gjitha stolit ë dhe kënaqësitë e saj, të cilat nj ë ditë do të zhduken. Gjithashtu, çdokush që vdes e ka kthimin tek Allahu i Lartësuar, i Cili ka për ta shpërblyer për veprat që ka kryer. - Dhe nëse vdisni ose vriteni, patjetër që tek Allahu do të mblidheni. - Nëse robi ka kryer vepra të mira, do të marrë shpërblim nga Allahu i Lartësuar dhe nëse ka bërë të këqija, do të marrë ndëshkimin nga Ai.
Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 3:156–3:158
- “O ju që keni besuar! Mos u bëni si jobesimtarët...” - Allahu i Lartësuar i ndalon adhuruesit e tij besimtarë që t'u përgjasojnë mohuesve të Tij, të cilët nuk e besojnë dhe as adhurojnë Zotin e gjithësisë, të cilët nuk e besojnë kaderin e Tij, munafikë qofshin apo të tjerë. Ky ndalim është gjithëpërfshirës, por në mënyrë të veçantë në aspektin vijues: - “...që thoshin për vëllezërit e vet që niseshin për rrugë ose për luftë: “Sikur të qëndronin me ne, ata nuk do të vdisnin dhe nuk do të vriteshin. ” – Kështu thonin ata për vëllezërit e tyre të gjakut apo të fesë, kur niseshin në udhëtim për tregti ose për të luftuar. - “Allahu ka për ta bërë këtë një dëshpërim të madh për zemrat e tyre (mohuesve).” – Ata kundërshtonin caktimin e Allahut, a thua se kishin ndonjë mundësi për t'i shpëtuar atij. Ky qe një vetëmashtrim i qartë i tyre, sepse i Lartësuari thotë: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, ata që do të ishin caktuar të vriteshin, do të shkonin patjetër në vendin ku do të vriteshin .” [Al Imran 154]. Ose: “Kudo që të jeni, vdekja do t’ju kapë, edhe në qofshi në kështjella të fortifikuara mirë.” [Nisa 78]. Të mjerët! Nuk donin ta pranonin se ky vetëmashtrim nuk do t'i ndihmonte aspak të shpëtonin nga caktimi dhe gjykimi i drejtë i të Urtit, të Gjithëditurit. Të tilla fjalë ishin thjesht burim i dëshpërimit në shpirtin e tyre. Ato e thellonin edhe më shumë fatkeqësinë e tyre. Ndërsa besimtarët e sinqertë të Allahut e dinë me siguri dhe e pranojnë se çdo gjë vjen veçse me caktimin e Allahut. Ata e dinë se detyra e tyre e vetme është të besojnë dhe ta pranojnë me kënaqësi caktimin e Allahut të Lartësuar, sepse vetëm në këtë mënyrë Ai do t'i ndriçojë dhe udhëzojë zemrat e tyre dhe do t'i forcojë ata të përballojnë çdo situatë dhe sprovë, sado
të rënda qofshin ato. Pastaj Allahu i Lartësuar i qorton ata duke përmendur disa fakte të padiskutueshme të madhështisë dhe pushtetit të Tij absolut. - “Allahu është Ai që jep jetë dhe jep vdekje.” - Allahu është i vetmi që ka fuqi për një gjë të tillë, ndërkohë që kujdesi i njeriut nuk mund ta ndryshojë aspak kaderin. - “Allahu shikon gjithçka që bëni ju. ” - Ai do t'ju shpërblejë sipas punëve apo mohimit tuaj. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon se martirizimi në rrugën e Tij nuk është diçka negative. Përkundrazi, ai është një gradë e lartë për të cilin duhet garuar, sepse është një shkak për faljen dhe mëshirën e Allahut. Martirizimi në rrugën e Tij është shumë herë më i mirë se ajo që grumbullojnë ata që adhurojnë dynjanë prej saj, siç thotë i Lartësuari: - “Dhe nëse vriteni ose vdisni në rrugën e Allahut, atëherë falja dhe mëshira prej Allahut janë shumë më të mira se gjithçka që grumbullojnë ata. Dhe nëse vdisni ose vriteni, patjetër që tek Allahu do të mblidheni. ” - Pastaj krijesat, në çfarëdo lloj mënyre të vdesin, kthimin e tyre do ta kenë gjithmonë tek Allahu i Lartësuar. U vrave në luftë apo vdiqe në shtrat, tek Allahu i Lartësuar do të shkosh dhe Ai do të të llogarisë për veprat që ke bërë. Si mund të shpëtosh a të fshihesh prej Allahut? E pra, për krijesat nuk ka shpëtim tjetër, por veçse të kapen fort për litarin e Allahut të Lartësuar dhe të qëndrojnë palëkundur në rrugën e Tij.