3. Ali Imran · Ajeti 172

سورة آل عمران
Përkthimi Sherif Ahmeti
172

ٱلَّذِينَ ٱسۡتَجَابُواْ لِلَّهِ وَٱلرَّسُولِ مِنۢ بَعۡدِ مَآ أَصَابَهُمُ ٱلۡقَرۡحُۚ لِلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ مِنۡهُمۡ وَٱتَّقَوۡاْ أَجۡرٌ عَظِيمٌ

Të cilët edhe pasi i goditi plaga iu përgjegjën All-llahut dhe të dërguarit. E për ata prej tyre që bënë, mirë dhe u ruajtën, është një shpërblim i madh.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Zoti i favorizoi besimtarët, sepse nga vetë mesi i tyre ju dërgoi pejgamber, të cilit ia njihnin virtytet e larta të moralit që ai kishte, i cili fliste me gjuhën e tyre, i cili ju shërbente si shembull praktik në të gjitha poret e jetës së tyre, prandaj lypsej bindur atij, duhej respektuar urdhri i atij. Muslimanët nuk korrigjuan gabimin e vet në luftën e Uhudit, kur nga radhët e tyre ranë shtatëdhjetë dëshmorë, por u habitën e thanë: Si u bë që të kemi një humbje kaq të madhe?- Zoti iu tha, se faji është juaji, sepse nuk respektuat porosinë e Pejgamberit a.s., e në anën tjetër, nuk duhet të habiteni, pse në luftën e Bedrit ju i vratë shtatëdhjetë idhujtarë dhe shtatëdhjetë të tjerë i zutë robër, pra dëmi i tyre ishte i dyfishtë. Pastaj rrjedhimi i luftës në Uhud ishte i paraparë prej Zotit për të dalë në shesh tradhtia e hipokritëve, të cilët thonin, se nuk e dinin që do të bëhet luftë, se edhe ne do të dilnim e do të luftonim, e në anën tjetër tinëzisht i përqeshnin muslimanët pse shkuan të luftojnë dhe pse humbën aq shumë njerëz. Dëshmorët e rënë në rrugën e Allahut nuk e përjetojnë periudhën e jetës në varreza - Berzah, ata ia fillojnë menjëherë jetës së njëmendët tek Allahu, i përjetojnë dhe i shfrytëzojnë të mirat që u dhurohen, janë të gëzuar pse ranë dëshmorë dhe edhe besimtarëve të tjerë ju dëshirojnë një asi fati. Këtu duhet kuptuar, se fjala është për një jetë tek Allahu, e cila nuk është siç mendon dikush prej nesh lidhur me trupin e tyre se nuk prishet etj. Pra, ajo gjallëri e kënaqësi e tyre është tek Allahu, jo siç e njohim ne në jetën tonë. atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që të shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret një dënim nënçmues.