← Kthehu te rezultatet për „zemrat tuaja u ngurtesuan si guri“

3. Ali Imran · Ajeti 18 · Tefsir

Shënimet shpjeguese të Sherif Ahmetit (Kurani me Komentim) 3:14–3:25

Bukuritë e kësaj bote, të cilat Zoti i krijoi për njerëz, sado që janë të lakmueshme e të dëshirueshme, nuk duhet i mashtruar pas tyre dhe keqpërdorur, sepse edhe jeta e njeriut e edhe përjetimi i tyre është për një kohë të shkurtër, e nëse njeriu mashtrohet pas tyre dhe lë manash mësimet e Zotit, atëherë dështimi është shumë i madh, ngase e humb të drejtën në shpërblimet e botës tjetër që janë të përjetshme, e humbja më e madhe është ajo se njeriu i tillë nuk do të mund ta gëzojë kënaqësinë e Zotit që është kulmi i shpërblimeve, sepse atë kënaqësi mund ta gëzojnë vetëm ata që kanë qenë të ruajtur, të matur.

Meqë Allahu i bëri me dije besimtarët për shpërblimet që do t'i gëzojnë, vërtetoi se argumentet e besimit janë të qarta. Dëshmia e Allahut për veten se është Një, i plotfuqishëm, është kjo ekzistencë, është gjithësia me të gjitha qeniet.. Këtë mund ta kuptojë çdo njeri i mençur. Besimi në një Zot, është ai besim, ajo fe, të cilën e shpalli Zoti që nga ekzistimi i njerëzve në këtë botë. Çdo besim tjetër përkitazi me njësinë e Zotit, është devijim i së vërtetës së shpallur prej Zotit.

Jehuditë e pyetën Muhammedin për dënimin që duhet ekzekutuar kundër atij që ka bërë dhurim, e kur Muhammedi u tha se edhe në Tevrat është masa ndëshkuese gurëzimi, ata refuzuan ta sjellin Tevratin dhe të veprojnë sipas tij, edhe pse e dinin se ashtu ishte e vërteta, por derisa e vërteta e Tevratit dhe e Kur'anit përputheshin, ata e fshehën Tevratin, përndryshe do të duhej pranuar atë që u tha Muhammedi, e ai ishte pranim edhe i fesë islame, e atë nuk e deshën.

Zoti i madhëruar i thotë Muhammedit se obligim yti është vetëm komunikimi i qartë, e Ne do t'u japim hesapin e merituar për kokëfortësinë e tyre që bënë kundër pejgamberëve, kundër Tevratit dhe e mashtruan veten duke trilluar shpifje se në xhehenem do të qëndrojnë vetëm dyzet ditë, aq sa e patën adhuruar edhe viçin. Në ditën e gjykimit do të dalin para Zotit të gjitha çështjet.

Tefsiri i shkurtuar i Ibn Kethirit (Tejsir el-Alijj el-Kadir) 3:18–3:20

- Allahu dëshmon, e po ashtu edhe melekët, dhe njerëzit e dijes, se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Tij. - Allahu i Lartësuar dëshmon për një fakt shumë të rëndësishëm, dhe mjafton që Allahu i Madhëruar të jetë dëshmitar. Ai është dëshmuesi më i drejtë dhe më i vërtetë. Allahu është më i vërteti në fjalët që thotë. Ai dëshmon se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Tij. Ai është i vetëm e i pashoq në meritën e adhurimit. Të gjitha krijesat duhet t'ia përkushtojnë të gjitha adhurimet vetëm Allahut, ashtu siç urdhëron dhe porosit Ai. Allahu i Madhëruar thotë: “Por Allahu dëshmon se atë (shpallje) që ta zbriti ty, ta zbriti nga dija e Vet dhe melekët dëshmojnë. Por mjafton që Allahu është dëshmues.” [Nisa 166]. Pastaj Allahu i Lartësuar i bashkëngjit dëshmisë së Tij edhe dëshminë e melekëve të Tij dhe dijetarëve: “Allahu dëshmon, ashtu si edhe melekët e njerëzit e dijes...”. Ky është një vlerësim dhe një dallim i madh për dijetarët, duke i vendosur në këtë gradë kaq të lartë, sepse dëshmia e tyre përmendet bashkë me dëshminë e Allahut dhe melekëve të Tij. - Ai është Zbatuesi i drejtësisë. - Allahu është zbatuesi i drejtësisë. I tillë është Allahu i Lartësuar në të gjitha ligjet e Tij. Ai dëshmon me drejtësi dhe e zbaton drejtësinë. - Nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Tij, Ngadhnjimtarit e të Urtit. - Ky është një përforcim i dëshmisë së thënë pak më parë. Pastaj i Lartësuari përmend dy emra të Tij: El Azizu, El Hakim - Ngadhënjimtarit e të Urtit. El Aziz është Ngadhënjimtari e Krenari, forca dhe pushteti i të Cilit kurrë nuk mund të mposhtet. Ai është i Urti në fjalët, veprat e Tij, ligjet dhe kaderin e Tij, që vendosi të zbatohen në këtë gjithësi. Pra, si në ligjet e krijimit, ashtu edhe në ligjet që vendosi për adhurimin e Tij dhe për krijesat, del në pah urtësia e Tij. Ibn Ebu Hatimi sjell hadithin me senedin deri tek Zubejri, i cili ka thënë: 483. “E kam dëgjuar Profetin e Allahut, që, kur lexoi ajetin: “Allahu dëshmon, e po ashtu edhe melekët, dhe njerëzit e dijes, se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Tij.”, tha: “Edhe unë dëshmoj, o Zoti im!” Ndërsa Ebul Kasim et -Taberani sjell në “ Mu'xhemul Kebir ”, me senedin e Tij, hadithin nga Galib el Katani, i cili ka thënë: 484. “Zbrita në Kufe gjatë një udhëtimi për tregti dhe zura vend pranë shtëpisë së Ea'meshit. Kur erdhi nata, shkova tek ai. Ai u ngrit që të falte namaz nate. Gjatë faljes, po lexonte këtë ajet, derisa mbërriti te pjesa: “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami.” Atëherë, ai tha: “Edhe unë dëshmoj këtë që ka dëshmuar Allahu i Madhëruar. Unë ia kam besuar Allahut dëshminë time dhe e kam lënë tek Ai si amanet, të ma ruajë për në Ditën e Gjykimit. “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami.”” Dhe e tha këtë fjalë tri herë. Unë thashë me vete: ‘Patjetër, Ea'meshi duhet të ketë dëgjuar diçka në lidhje me këtë çështje, nga hadithet e Profetit!’ Kështu, vendosa ta pyes: - O Ebu Muhamed, unë të dëgjova që e

përsërisje shumë herë këtë ajet? Ai më tha: “A nuk të ka ardhur ndonjë informacion, në lidhje me të?” Unë i thashë: “Unë jam këtu tek ti që prej një muaji, dhe nuk më ke treguar gjë.” - “Vallahi, - tha Ea'meshi - nuk kam për të treguar gjë për këtë çështje, derisa të kalojë një vit.” Kështu, pasi kaloi një vit, shkova tek porta e tij dhe i thashë: “O Ebu Muhamed, kaloi një vit...” Ai më tha: “Më ka treguar Ebu Uail nga Abdullahi, se Profeti i Allahut ka thënë: “Ai që thotë kështu, do të merret Ditën e Gjykimit dhe Allahu i Lartësuar do të thotë për të: “Robi Im më besoi mua diçka, dhe Unë jam më i drejti dhe i vërteti në mbajtjen e fjalës dhe premtimit! Futeni robin Tim në Xhenet!” Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Feja e pranueshme tek Allahu është Islami. - Allahu i Lartësuar na njofton se tek Ai nuk pranohet asnjë fe tjetër, përveç Islamit. Islam do të thotë: pasimi me sinqeritet, korrektësi dhe përkushtim i rrugës së profetëve, në zbatimin e fesë, me të cilën i dërgoi Allahu i Lartësuar, derisa i Madhëruari e përmbylli me dërgimin e Muhamedit. Pas dërgimit të Muhamedit ﷺ , Kur'anit dhe ligjit që ai solli nga Zoti, të gjitha rrugët janë të mbyllura për këdo, përveç rrugës së Muhamedit. Çdokush që e takon Zotin me një fe tjetër, përveç fesë dhe ligjit të Sheriatit që solli Muhamedi, ajo nuk do t'i pranohet nga Allahu i Madhëruar. I Lartësuari thotë: “E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet, ndërsa në botën tjetër ai do të jetë nga të humburit.” [Al Imran 85]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë: - Njerëzit e Librit kundërshtuan veçse të nxitur nga zilia mes tyre, pasi u erdhi e vërteta. - Njerëzit u kundërshtuan dhe armiqësuan me njëri -tjetrin, për shkak të zilisë dhe urrejtjes, që ishin përhapur dhe kishin zënë vend në zemrat e tyre. Kjo i bëri që ata të kundërshtonin njëri tjetrin në të gjitha fjalët veprat, edhe nëse ato ishin të vërteta. Pastaj i Lartësuari thotë: - E kush mohon i argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogarinë e Tij. - Çdokush që kundërshton argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogarinë e tij. Ai është i shpejtë në shpërblimin që do t'u japë krijesave, për veprat e tyre. Ai do t'i marrë në përgjegjësi dhe do t'i ndëshkojë me drejtësi, për mosbesimin dhe refuzimin e fesë së vërtetë, të kumtuar nga Muhamedi. - E, nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaju: “Unë, me tërë qenien time, i jam dorëzuar Allahut; e po kështu edhe pasuesit e mi.” - Nëse ata polemizojnë me ty rreth vërtetësisë së njëshmërisë së Zotit dhe meritës së të gjitha adhurimeve dhe dedikimit të adhurimeve vetëm për Të, thuaju: “Unë, me tërë qenien time, i jam dorëzuar Allahut; e po kështu edhe pasuesit e mi.” Pra, thuaju atyre: Unë ia përkushtoj të gjitha adhurimet, me sinqeritet dhe korrektësi, veçse Allahut të Lartësuar, i Cili është i vetëm dhe i pashoq në meritën e adhurimit. Edhe ata që më pasojnë në fenë time, ia përkushtojnë të gjitha adhurimet vetëm Allahut të Lartësuar. Pastaj Allahu i Lartësuar i drejtohet robit dhe të dërguarit të tij të dashur, Muhamedit ﷺ , që t'i ftojë në Islam ithtarët e Librit dhe të gjithë idhujtarët: t’i ftojë me durim e urtësi, për përqafimin e kësaj feje të vërtetë të shpallur nga Ai. Allahu i Lartësuar thotë: - Thuaju atyre që u është dhënë Libri dhe injorantëve: “A e pranoni fenë islame?” Nëse e pranojnë Islamin, atëherë e kanë gjetur të vërtetën; e nëse refuzojnë, ti ke për detyrë vetëm kumtimin. - Ti ke detyrë vetëm kumtimin, sepse llogaria e tyre është në dorën e Allahut. Vetëm tek Allahu i Lartësuar është kthimi i tyre. Allahu i Lartësuar është i vetmi Ai që ka në dorë pushtetin për t'i lënë në humbje apo për të udhëzuar ata. I gjithë argumenti bindës dhe i pakundërshtueshëm është vetëm në dorën e Allahut të Madhëruar. - Allahu është Gjithëvështrues i krijesave. - Allahu është i gjithëditur për ata që e meritojnë udhëzimin ose humbjen. Ky ajet dhe të ngjashëm me të janë

argumentet më të qarta se Muhamedi është i dërguar për të gjithë botën dhe për të gjitha krijesat. I ngjashëm me këtë është ajeti: “Thuaj: “O njerëz! Unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju. Jam i Dërguari i Allahut, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i tokës. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje. Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin “ ummij”, - që nuk shkruan e nuk lexon, - që beson Allahun dhe Shpalljet e Tij! Ndiqeni rrugën e tij, që të jeni të udhëzuar!” [Araf 158]. Në dy Sahih-ët dhe në libra të tjerë është sjellë saktësisht dhe shpesh, në shumë ngjarje dhe thënie, se Profeti ﷺ u dërgoi mesazhe dhe letra mbretërve të asaj kohe. Të dërguarit e tij u përhapën në të gjitha viset me mesazhet e Profetit, në të cilat ai i ftonte njerëzit tek Allahu dhe në përqafimin e fesë islame. Ai dërgoi emisarë dhe në të gjitha skajet ku jetonin njerëzit, arabë dhe joarabë, me libër qiellor apo të paditur pa asnjë libër qiellor. Ky ishte urdhri i Allahut për Profetin e Tij: që ta përhapte fenë e Tij në të gjithë botën. Abdurrazaku sjell hadithin me senedin e tij nga Ebu Hurejra, i cili tregon se Profeti ka thënë: 485. “Betohem në Atë, në dorë të të Cilit është shpirti im! Çdo jehud dhe i krishterë, që tashmë dëgjon për mua, dhe pastaj vdes dhe nuk beson atë (shpallje, fe), me të cilën u dërgova, ka për të qënë prej banorëve të Zjarrit!” Hadithin e sjell Muslimi. Gjithashtu, Profeti ka thënë: 486. “Unë jam dërguar si Profet për të kuqtë dhe të zinjtë...”. Në një hadith tjetër ka thënë: 487. “Çdo profet dërgohej në mënyrë të veçantë vetëm në popullin e tij. Ndërsa unë jam dërguar për të gjithë njerëzit.”

Tefsiri i Sa'dit (Tejsir el-Kerim er-Rahman) 3:18–3:20

- “Allahu dëshmon, e po ashtu edhe melekët, dhe njerëzit e dijes, se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Tij. ” - Ky është një argument shumë i fortë, që vërteton se adhurimi i takon veç se Allahut të Lartësuar, prandaj është i detyrueshëm pranimi i tij. Ai përmban: dëshminë e Zotit të Lartësuar, që është e sigurt dhe e pakundërshtueshme; dëshminë e melekëve të Tij, këtyre krijesave të pastra, të drejta e besnike; dhe dëshminë e dijetarëve, të mençurve e të urtëve. Dëshmia e Allahut të Lartësuar që vërteton njëshmërinë e Tij në adhurimin që meriton, është shumë e thjeshtë, e kuptueshme dhe bindëse. Fakti që nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet me dashuri dhe nënshtrim të plotë, është shumë i kuptueshëm për robërit e Allahut, nëse ata dinë të vështrojnë te krijimi në përgjithësi dhe te vetet e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në vetet e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ai (Kur’âni) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është Dëshmitar për çdo gjë?” [Fusilet, 53]. Mjaftojnë vetëm disa shenja që duken qartë në këtë botë, që njerëzit të binden plotësisht për këtë të vërtetë të madhe e të pakundërshtueshme: që askush nuk meriton të adhurohet me dashuri dhe nënshtrim të plotë, përveç Allahut të Lartësuar, Krijuesit dhe Kujdestarit të të gjitha krijesave. Çdokush që e njëson Zotin e tij me adhurime, me d ashuri, bindje dhe nënshtrim total ndaj Tij, do të jetë i pamposhtur e gjithmonë fitimtar mbi çdo idhujtar, që refuzon ta njësojë Allahun në adhurim ose që refuzon çdo mësim të sjellë

prej Zotit nëpërmjet profetëve. Njësuesi i Zotit do të triumfojë gjithmonë, mbi çdo lloj idhujtari e mohuesi, edhe nëse kjo do të ishte jashtë çdo mundësie njerëzore. A nuk është kjo shenjë, që vërtet Allahu është Një, i Pashoq dhe i Gjithëpushtetshëm?! Sigurisht që po. Ky triumf i përhershëm është argument i pakundërshtueshëm, që vërteton se Zoti është Një, i Plotfuqishëm, Absolut dhe Vetëvendosës. Ai është Allahu, i Vetëm dhe i Plotfuqishëm për gjithçka. Nëse shohim natyrën e mirësive dhe përkujdesjes së Allahut të Lartësuar për krijesat, do të kuptojmë që Ai është Një, i Vetëm, i Pashoq në sundimin dhe pushtetin e Tij. Nuk ka asnjë mirësi që krijesat ta shijojnë e të mos jetë prej Tij. Vetëm Ai i dhuron mirësitë dhe vetëm Ai i largon të këqijat, fatkeqësitë dhe dhimbjet. Krijesat janë absolutisht të pafuqishme për të sjellë të mira dhe për të larguar të këqijat, qoftë nga vetja e tyre, qoftë për të tjerët. Nëse me adhurimin që krijesat bëjnë, kërkohet apo synohet arritja e çdo të mire dhe largimi i çdo të keqeje, në këtë jetë dhe në jetën tjetër, atëherë shumë thjesht duhet të pranohet se i vetmi që meriton adhurimin është Allahu i Lartësuar, sepse është Ai që e ka në dorë dhurimin e të mirave dhe ndalimin e të këqijave. Nëse me adhurimin që bëjnë krijesat synohet që të kënaqet Allahu, Krijuesi, Ai që përkujdeset për ta, atëherë shumë thjesht duhet pranuar që vetëm Allahu meriton të kënaqet me adhurimet që i përkushtohen Atij. A nuk është ky një argument i padiskutueshëm që Allahu i Lartësuar është i Vetmi që meriton adhurimet tona?! Pa dyshim, argumentet e Zotit janë të pafundme. Ato tregojnë se Ai është i Vetmi të Cilit duhet t’i përkushtohesh me dashuri, madhërim dhe nënshtrim të plotë. Këto janë fakte mëse të mjaftueshme për njerëzit që dinë të mendojnë. Për sa i përket dëshmisë së melekëve, ajo është përcjellë tek ne nëpërmjet Librit të Allahut dhe fjalëve autentike të Profetit (a.s.). Nuk ka dyshim që Kur’âni dhe Tradita profetike janë përcjellë tek ne me rrugët më të sigurta të kalimit të informacionit. Edhe dëshmia e dijetarëve të mençur e të urtë është tepër bindëse, sepse ata janë pika e referimit të njerëzimit për kuptimin dhe qartësimin e të gjithave çështjeve, qofshin ato të fesë, por edhe të dynjasë. Sigurisht që për këtë çështje të madhe, referimi tek të diturit është i domosdoshëm dhe të gjithë ata janë të një mendimi të përbashkët se Allahu është Një i vetëm. Të gjithë ata e besojnë këtë fakt, prandaj i ftojnë të tjerët që ta pranojnë dhe t’i binden këtij realiteti. Ata gjithmonë u tregojnë njerëzve rrugën që duhet të ndjekin për të njësuar Allahun me adhurimet e tyre. Pas këtyre tri dëshmive të padiskutueshme, është e detyrueshme për krijesat që ta besojnë dhe ta pranojnë të nënshtruar këtë të vërtetë të sigurt, të përcjellë deri tek ne sipas rregullave më strikte të transmetimit. Është detyrë për ta që ta besojnë se Zoti që meriton të adhurohet me dashuri, madhërim dhe përkushtim, është Allahu i Lartësuar, Një dhe i Pashoq. Është detyrë për ta, gjithashtu, që pas këtij besimi, të veprojnë në përputhje me të. Ky ajet tregon se dija më e vyer është njohja e njëshmërisë së Allahut të Lartësuar. Vlera e kësaj dijeje qëndron në faktin se, për të vërtetuar saktësinë e saj, Allahu i Lartësuar e ka dëshmuar Vetë, duke sjellë madje edhe dëshminë e krijesave më të zgjedhura të Tij. Dihet shumë mirë se dëshmia mund të jetë e pranueshme veçse kur bazohet mbi një dije të sigurt e të palëkundshme, njëlloj sikur të jetë parë me sytë e ballit. Edhe një herë, pra, dija e sigurt rreth njëshmërisë së Allahut në meritën e adhurimit, është dija më e rëndësishme, sepse ajo vërteton dëshminë më të rëndësishme, atë të teuhidit. Ajeti tregon se ai që nuk ka arritur këtë nivel të dijes rreth teuhidit të Allahut, saqë të dëshmojë me drejtësi për këtë çështje, nuk e meriton që të quhet dijetar i urtë. Gjithashtu, ky ajet vlerëson lart diturinë, në përgjithësi. Për të dëshmuar mbi çështjen më të rëndësishme në këtë ekzistencë, njësimin e Tij në

meritën e adhurimit, Allahu i Lartësuar dalloi e përzgjodhi dijetarët mbi njerëzit e tjerë. Vetëm dëshmia e tyre është e vlefshme si argument në këtë çështje. A nuk është ky një vlerësim i lartë për diturinë? Dëshminë e dijetarëve, Allahu i Lartësuar e vuri pranë dëshmisë së Tij dhe të melekëve të Tij. A nuk është ky një vlerësim i lartë për diturinë? Kaq do të ishte e mjaftueshme, pra, për të treguar vlerën e lartë të diturisë dhe të dijetarëve. Allahu e ka përmendur diturinë si cilësi të lartë të dijetarëve, kur i quan ata: “ njerëzit e dijes ”. Dituria i lartëson njerëzit. Për shkak të dijes së tyre, Allahu i Lartësuar i bëri dijetarët dëshmitarë te njerëzit. Ata janë argumentet e Zotit te njerëzit. Prania e tyre në mesin e njerëzve hedh poshtë çdo justifikim para Zotit, nëse këta njerëz nuk i përfillin fjalët dhe porositë e Tij, të përcjella dhe të sqaruara nga dijetarët. Allahu ua ka bërë detyrim njerëzve që të binden dhe të punojnë sipas këshillave të dijetarëve të drejtë. Dijetarët ndikojnë që njerëzit të punojnë dhe t’i kryejnë adhurimet sipas udhëzimeve të Zotit. Për këtë arsye, ata kanë shpërblime të mëdha. Po ashtu, çdokush që punon sipas këshillave të dijetarëve të drejtë, do të ketë shpërblim të madh. Në peshoren e dijetarëve do të futen shpërblimet e të gjithë njerëzve që punojnë dhe e adhurojnë Allahun sipas dijes dhe udhëzimit të drejtë të përcjellë prej tyre. Kjo tregon vlerën e madhe të dijes së drejtë dhe të saktë, të punës me të dhe të përhapjes së saj ndër njerëz. Kjo është begati prej Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dëshirojë. Vlera e dijes duket edhe nga fakti që Allahu i Lartësuar i ka përzgjedhur dijetarët për të dëshmuar pikërisht për shkak të dijes së tyre. Kjo tregon se Allahu i Lartësuar i konsideron dijetarët, si dëshmues të drejtë e të pranueshëm. Njerëzit me dije të drejtë, të thellë e të saktë janë një garanci e mirë për krijesat, sepse i ruajnë nga devijimi prej së vërtetës. Nëse njerëzit u përmbahen udhëzimeve të dijetarëve të drejtë, ata gjithmonë do të jenë të udhëzuar. Ky, pa dyshim, është vlerësim për dijen. Pasi pohon dhe dëshmon meritën e Tij për t’u adhuruar i Vetëm, Allahu i Lartësuar vijon të dëshmojë se Ai është i Drejtë. Pra, Ai na tregon se argumentet dhe dëshmitë e Veta i ka sjellë me drejtësi: - “Ai është Zbatuesi i drejtësisë.” – Allahu ka qenë dhe është gjithmonë i Drejtë në veprat e Tij, në administrimin e çështjeve të krijesave të Tij dhe përkujdesjen për ta. Ai i udhëzon në rrugë të drejtë krijesat, me të gjitha urdhrat e Tij dhe me të gjitha ndalesat e Tij. Ai është i Drejtë në gjithçka që ka krijuar dhe që ka përcaktuar në këtë ekzistencë. Pastaj Allahu i Lartësuar dhe i Drejtë e përsërit edhe një herë dëshminë e mrekullueshme, duke thënë: - “Nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Tij, Ngadhnjimtarit e të Urtit.” - Kjo dëshmi është vërtetuar dhe mbështetur me plot argumente, qofshin ato logjike, qofshin të transmetuara saktësisht prej Allahut dhe Profetit të Tij. Aq të qarta, bindëse dhe të kuptueshme janë këto argumente, saqë kjo dëshmi është e pakundërshtueshme për ata që dinë të shohin dhe të kuptojnë. Për sa u përket argumenteve të ardhura në Kur’ân dhe Sunet për teuhidin, ato janë të shumta dhe të larmishme. Në shumë prej tyre urdhërohet dhe nxitet për ta besuar dhe për ta dëshmuar atë. Në Kur’ân dhe në Sunet ka shumë tekste që na urdhërojnë që t’i duam ata që e besojnë, që dëshmojnë dhe që punojnë sipas dëshmisë për njëshmërinë e Allahut të Lartësuar. Në Kur’ân dhe në Sunet ka shumë tekste, gjithashtu, që na nxisin të urrejmë çdo njeri që nuk e beson, që nuk e dëshmon dhe që nuk punon sipas kësaj dëshmie. Ato na nxisin që ta urrejmë dhe ta konsiderojmë si armik këdo që nuk e njëson Allahun e Lartësuar me adhurime, me dashuri dhe nënshtrim të plotë. Në Kur’ân dhe në Sunet ka shumë tekste që tregojnë për ndëshkimin që i pret ata që adhurojnë të tjerë zota veç Allahut, të Vetmit që meriton adhurimin. Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij i kanë paralajmëruar idhujtarët që e

shpërfillin dëshminë: “ Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë, përveç Allahut ”, e cila është e vetmja shpresë për të qenë të lumtur. Madje kur lexon Kur’ânin, të krijohet bindja se ai është shpallur vetëm për të qartësuar këtë dëshmi te krijesat. Për sa u përket argumenteve logjike rreth vërtetësisë së kësaj dëshmie të madhe, edhe ato janë të shumta dhe të thjeshta për t’u kuptuar. Madje, është vetë Kur’âni, i cili na nxit dhe na udhëzon që të fusim në punë logjikën për të kuptuar se i vetmi Zot që meriton të adhurohet me dashuri, madhërim dhe nënshtrim është Allahu, Një dhe i Pashoq. Më poshtë mund të përmendim disa nga mënyrat kryesore të Kur’ânit që na nxisin të argumentojmë logjikisht rreth vërtetësisë së shehadetit: Kështu, Kur’âni argumenton dhe vërteton se Allahu i Lartësuar është i Vetëm e Absolut në veprat e Tij. Pra, Ai është i vetmi Krijues, Furnizues, Sundues, i vetmi që përkujdeset dhe rregullon çështjet e gjithësisë. Kur’âni na kujton se të gjithë njerëzit e pranojnë këtë fakt të pamohueshëm, që është skalitur thellë në shpirtin e çdonjërit prej tyre. Më konkretisht, Allahu i Lartësuar na udhëzon që të përdorim një logjikë shumë të thjeshtë për t’u kuptuar, duke na thënë: Nëse ju, o krijesa, e dini dhe keni siguri të plotë se Allahu i Lartësuar është Absolut dhe i Vetëm në krijimin, pushtetin, furnizimin dhe përkujdesjen ndaj krijesave të Tij, a nuk do të thotë kjo që Ai duhet të jetë i Vetmi që të meritojë dashurinë, nënshtrimin, madhërimin dhe përkushtimin tuaj të plotë? Pa dyshim që, pas këtij argumentimi logjik, në zemrat tuaja nuk do të ketë të adhuruar tjetër, përveç Allahut. Janë të shumta ajetet që sqarojnë dhe vërtetojnë se Allahu i Lartësuar është i vetmi Krijues, Sundues, Furnizues e Kujdestar i krijesave. Nëse një fakt i tillë zë vend në zemrat dhe mendjet e krijesave, ai bëhet një shtysë e fortë dhe një argument i qartë që edhe i vetmi i adhuruar me meritë të jetë po Allahu, Absoluti, i vetmi në pushtetin e Tij madhështor. Kur’âni argumenton dhe vërteton se Allahu i Lartësuar është i vetmi Dhurues i mirësive të kësaj jete dhe të jetës tjetër. Allahu është i vetmi që mund të largojë të keqen, të dëmshmen, dëshpërimin dhe fatkeqësitë. Çdo mirësi që gëzojnë krijesat, e madhe apo e vogël qoftë, e dukshme apo e fshehur, është thjesht dhuratë dhe mëshirë nga Zoti i gjithësisë. Çdo e keqe a dëshpërim, çdo fatkeqësi a mundim që largohet ndodh thjesht prej Zotit, që me urtësi dhe butësi vepron ndër krijesa. Ai është i vetmi që mund të ndikojë në këtë gjithësi. Asnjë krijesë nuk ka mundësi për të ndihmuar veten apo të tjerët, ose të grumbullojë të mirat dhe të largojë të këqijat për veten a për të tjerët. I vetmi që i ka në dorë të gjitha këto është Allahu i Lartësuar, i Mëshirshëm dhe i Urtë. Ajetet që e pohojnë një fakt të tillë janë të shumta në Kur’ân dhe po kështu edhe tekstet në Sunet. Atëherë, e gjithë kjo, a nuk të bind se i vetmi të cilit duhet t’ia përkushtosh adhurimet është Allahu, sepse Ai ka në dorë të mirën dhe të keqen? Nëse me adhurimet tona duam të arrijmë të mirat e kësaj jete dhe të jetës tjetër, atëherë ç’kuptim do të kishte të adhuronin dikë që nuk ka në dorë asgjë nga këto?! Kësisoj, veçse Ai që është i Plotpushtetshëm e i Vetëm në sjelljen e të mirave dhe në largimin e të këqijave prej nesh, ve tëm Ai duhet të adhurohet. A nuk ishte Kur’âni që na shtyu të mendonim e logjikonim në këtë mënyrë? Allahu i Lartësuar ka bërë në Kur’ân një përshkrim të hollësishëm të idhujve, që njerëzit i adhurojnë së bashku me Atë. Të gjithë idhujt kanë një të përbashkët: të gjithë janë të dobët, të papushtetshëm e të pafuqishëm për të sjellë të mira apo për të larguar të këqijat. Ata nuk janë në gjendje të ndihmojnë as veten dhe as të tjerët, për nevojat e tyre. Ata nuk shohin dhe as dëgjojnë. Edhe nëse janë nga ata që mund t’i dëgjojnë kërkesat e lutësve, ata janë krejt të pafuqishëm t’u përgjigjen lutjeve të tyre. Ata janë të mangët e nevojtarë. Ky përshkrim është një nxitje për të përdorur logjikën: A mund të adhurohet diçka e tillë, e mangët, e pafuqishme dhe e

papushtetshme? Nga ana tjetër Allahu i Lartësuar flet në Kur’ân shumë qartë rreth emrave, cilësive dhe veprave të Tij të mrekullueshme. Ai na tregon për pushtetin e tij absolut mbi gjithçka, e për shumë atribute të tjera, që përshkruajnë madhështinë dhe lavdinë e Tij. Edhe kjo është një nxitje shumë e fortë për të vënë në punë logjikën e pastër. Nëse një mendje e shëndoshë e njeh Allahun e Lartësuar dhe cilësitë e Tij, nga njëra anë, e nëse njeh edhe mangësitë e gjithçkaje tjetër veç Tij, nga ana tjetër, sigurisht që do ta kuptojë se kë duhet të adhurojë. Një mendje e shëndoshë nuk mund të pranojë që të adhurohet dikush tjetër veç Allahut Madhështor, Unik e Absolut në çdo cilësi të Tij. Dashuria e plotë, madhërimi, nënshtrimi e bindja totale duhet t’i kushtohen veçse Madhështorit, Absolutit, e Unikut në meritën për t’u adhuruar. Ai është i Ploti, që s’ka mangësi, i Lavdishmi, Krenari, i Plotpushtetshmi, i Pamposhturi. Ndërsa krijesat janë të nënshtruara, të varfëra, nevojtare e të mangëta. Ato nuk mund të dëgjojnë, që të përgjigjen, nuk mund të shikojnë, që të ndihmojnë, dhe nuk mund të gjykojnë drejt e as të logjikojnë. Një argument tjetër logjik shumë i fortë bazohet në përvojën e njohur të njerëzve, gjatë gjithë kohërave. Njerëzimi ka dëshmuar përgjatë gjithë historisë së tij, se Allahu i Lartësuar i ka ndihmuar dukshëm adhuruesit e Tij të sinqertë, të cilët i janë përkushtuar vetëm Atij me dashuri, madhërim, nënshtrim dhe bindje. Ai gjithmonë i ka nderuar ata me një larmi mirësish dhe dhuratash. Ndërsa, nga ana tjetër, Ai i ka poshtëruar e shkatërruar që në këtë jetë të gjithë ata që kanë adhuruar zota të tjerë veç Tij. E gjithë kjo, pa dyshim, ka ndodhur për një shkak të vetëm: sepse Allahu i Lartësuar e ka bërë teuhidin shkak dhe mënyrë që mundëson arritjen e çdo të mire dhe që largon çdo të keqe të kësaj jete dhe të jetës tjetër. Ndërsa idhujtarinë, Allahu i Lartësuar e ka bërë shkak që të çon në përjetimin e çdo të keqeje të kësaj jete dhe të jetës tjetër. Çdo ndëshkim dhe fatkeqësi që u ndodh njerëzve në fenë e tyre dhe në çështjet e dynjasë, vjen si pasojë e idhujtarisë dhe e formave të saj. Logjika e këtij argumenti është shumë e thjeshtë: Ndihma që Allahu u ofron adhuruesve të sinqertë e njësuesve të bindur, dëshmon se ata janë në rrugë të drejtë. Në shumë histori të profetëve me popujt e tyre, Allahu i Lartësuar përmend se Ai i ka ndihmuar gjithnjë të bindurit ndaj Tij dhe ndaj profetëve dhe i ka shkatërruar idhujtarët. Pastaj, në fund të këtyre historive, Allahu i Lartësuar na udhëzon që të përdorim logjikën, duke thënë, për shembull: “Vërtet, në të gjitha këto histori ka argumente bindëse”. Për çfarë? Në këto ngjarje ka fakte e argumente për të mençurit, që ata të kuptojnë se njësimi i Allahut me adhurim është e vetmja mundësi shpëtimi e suksesi në të dyja jetët. Ndërsa braktisja e teuhidit, nga ana tjetër, është rruga e shkatërrimit, ndëshkimit dhe dëshpërimit. Ky është një argument logjik shumë i fortë, që përforcon atë të vërtetë të madhe e të pamohueshme. Allahu i Lartësuar ka bërë shumë mënyra të tilla argumentimi në Kur’ân, me qëllim që ne të meditojmë. Argumentet e Tij janë të qarta e të kuptueshme, në mënyrë që askush të mos ketë ndonjë lloj justifikimi. Allahut i qoftë lavdia, mirënjohja dhe falënderimi! - “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami.” - Allahu i Lartësuar, pasi argumentoi bindshëm se vetëm Ai është Zoti që meriton të adhurohet me dashuri, madhërim, përkushtim, nënshtrim e bindje, vijon që të sqarojë fenë, domethënë ligjin dhe mënyrën e adhurimit që Ai pëlqen dhe e ka përzgjedhur për njerëzimin. Ai na tregon se feja, me anë të së cilës njerëzit duhet të adhurojnë Atë, është Islami. Islami është: dorëzim, përkushtim dhe nënshtrim ndaj Zotit të vetëm. Islam do të thotë që t’i dorëzohesh një Zoti të vetëm, duke e adhuruar me dashuri dhe me bindje, ashtu sikurse të është shtjelluar prej Profetit të Zotit. Islam do të thotë të zbatosh gjithçka që Zoti e ka sqaruar në Librin e Tij ose

nëpërmjet Profetit dhe traditës së tij. Islami është feja e vetme e pranuar nga Zoti i gjithësisë. Kjo fe ndërtohet mbi bazën e sinqeritetit ndaj Zotit në dashurinë ndaj Tij, frikërespektin për Të, në shpresën, pendimin dhe lutjet e shprehura Atij. Islami mbështetet, gjithashtu, mbi sinqeritetin në pasimin e traditës dhe udhëzimit të sjellë prej Profetit të Zotit. Ky është thelbi i fesë së vetme, që e kanë sjellë të gjithë profetët. Të gjithë kanë ftuar për sinqeritet në adhurimin e Allahut, dhe që ky adhurim të jetë sipas mësimeve dhe udhëzimeve të Tij. Megjithatë, ithtarët e Librit filluan të kishin kundërshtime mes njëri tjetrit, për shkak të urrejtjes dhe smirës së tyre. - “Njerëzit e Librit kundërshtuan veçse të nxitur nga zilia mes tyre, pasi u erdhi e vërteta.” - Urrejtja dhe smira e tyre shkaktoi padrejtësi dhe armiqësi mes njëri - tjetrit, edhe pse Allahu i kishte urdhëruar që të bashkoheshin të gjithë në fenë e Tij. Shkak i kësaj fatkeqësie ishin ata vetë, sepse refuzuan të vërtetën që u erdhi prej Zotit, e cila është mundësia e vetme e shpëtimit dhe mëshir ës. Ata e refuzuan Muhamedin (s.a.u.s.) dhe Kur’ânin, dhe kjo ndodhi prej mosbindjes së tyre. - “E kush i mohon argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogarinë e Tij.” - Allahu është Llogaritës i shpejtë i veprave të robit dhe Gjykues i drejtë. Allahu do t’i japë secilit atë që i takon dhe që e ka fituar me duart e veta. Në mënyrë të veçantë do të trajtohen ata që nuk e kanë pranuar të vërtetën, pasi e kanë njohur në fillim; këta lloj njerëzish meritojnë dënim të dh embshëm. Më pas, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që, kur të diskutonte e polemizonte me të krishterët apo me të tjerë si ata, t’u deklaronte atyre hapur Islamin: - “E, nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaju: “Unë, me tërë qenien time, i jam dorëzuar Allahut; e po kështu edhe pasuesit e mi.” - Kuptimi: “Thuaju atyre se unë dhe ata që ndjekin rrugën time, i jemi dorëzuar plotësisht dhe vetëm Allahut të Lartësuar. Ne kemi braktisur çdo fe tjetër, veç Islamit, sepse jemi të sigurt për kotësinë e tyre.” Kjo deklaratë ua pret shpresat atyre të cilët duan që ju të lini fenë Islame dhe të përqafoni fetë e tyre të humbura. Ajo shërben, gjithashtu, si rifreskim i besimit tuaj në momente lëkundjesh. Ajo hedh poshtë justifikimet e çdokujt që ndjek rrugët e gabuara për të adhuruar Allahun e Lartësuar. Dikush mund të pyesë: Pse kjo deklaratë hedh poshtë justifikimet e çdokujt që ndjek rrugët e humbjes? Për t’u përgjigjur, duhet të kujtojmë ato që kemi thënë më sipër. Allahu i Lartësuar e argumentoi vërtetësinë e njëshmërisë së Tij në meritën për adhurim me dëshminë e dijetarëve, e cila është argument për të gjitha krijesat. Pas qartësimit të së vërtetës, askush nuk mund të justifikohet para Allahut, nëse nuk i dorëzohet plotësisht Atij. Po ashtu, është e padiskutueshme që më i miri, më i dalluari dhe më i dituri i krijesave rreth Allahut të Lartësuar, ishte dhe mbetet Profeti ynë, Muhamedi (s.a.u.s.). Pas tij, më të ditur ishin sahabët

që e pasuan atë, të cilët kishin grada të ndryshme diturije. Në përgjithësi, mendjet e tyre ishin të ndritura dhe dija e tyre ishte e saktë, e sigurt dhe e padiskutueshme. Askush nuk mund t’u afrohet atyre në këto aspekte, e jo më që të jetë i barabartë me ta. Kështu, meqë njëshmëria e Allahut në meritën e adhurimit është vërtetuar me aq shumë argumente logjike dhe tradicionale, që i përmendëm më sipër, dhe meqë ajo është shpjeguar nga më i dituri dhe më i përsosuri i krijesave, atëherë nuk ka më vend për as më të voglin dyshim në saktësinë e saj. Kjo do të thotë se feja e vetme e pranuar nga Allahu i Lartësuar është feja që ushtroi dhe predikoi ky Profet i ditur dhe umeti i tij. Çdo fe tjetër është e kotë, e papranueshme dhe e pajustifikueshme nga Allahu i Lartësuar. Më tej, i Lartësuari thotë: - “Thuaju atyre që u është dhënë Libri dhe injorantëve: “A e pranoni fenë Islame?” – Pra, Allahu i Lartësuar na udhëzon që t’u drejohemi atyre që u është dhënë Libri (të krishterëve dhe çifutëve) dhe të paditurve, paganëve, idhujtarëve, arabë e joarabë, dhe t’u themi: “Dorëzohuni dhe nënshtrohuni ndaj një Zoti të vetëm, duke e adhuruar me dashuri, madhërim, përkushtim, nënshtrim e bindje!” - “Nëse e pranojnë Islamin, atëherë e kanë gjetur të vërtetën, e nëse refuzojnë, ti ke për detyrë vetëm kumtimin.” – Kuptimi: Nëse ata pranojnë që të adhurojnë dhe t’i nënshtrohen një Zoti të vetëm, atëherë ata janë udhëzuar tek e vërteta. Kështu, ata kanë gjetur rrugën e drejtë, ashtu sikurse ju, dhe janë bërë vëllezërit tuaj, duke patur përgjegjësi dhe të drejta të njëjta me ju. Por nëse ata refuzojnë që ta pranojnë Islamin, dhe ndjekin fe të tjera veç tij, atëherë dije (o P rofet) se detyra jote është, thjesht, kumtimi i mesazhit të Zotit në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme. Nëse e kryen këtë detyrë, ti do ta marrësh shpërblimin tënd. Askush nuk mund të justifikohet para Zotit, nëse nuk pason rrugën tënde (o P rofet). Pas qartësimit të së vërtetës, shpagimi i drejtë i Zotit është i pashmangshëm mbi të padrejtët. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë: - “Allahu është Gjithëvështrues i krijesave.” – Që do të thotë se Ai tashmë e ka përgatitur shpagimin, me drejtësinë e Tij absolute.

← Ali Imran 3:18