3. Ali Imran · Ajeti 189

سورة آل عمران
Përkthimi Sherif Ahmeti
189

وَلِلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ

Vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës dhe All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Kur u shpall ajeti i Kuranit: ... kush i huazon Allahut një hua të mirë..., një farë prijësi fetar i jehudive, Fenhas Azuaru i paska thënë Ebu Bekrit: Zoti qenka i varfër pasi po kërkon hua. Ebu Bekri i mëshon me grusht në fytyrë dhe i thotë: Sikur të mos ishte në fuqi marrëveshja për paqe ndërmjet nesh e jush, kisha për ta përdredhur qafën. Jehudiu shkoi te Pejgamberi a.s. dhe u ankua kundër Ebu Bekrit. Pejgamberi a.s. e pyeti Ebu Bekrin për sjelljen e tij. Ebu Bekri i tregoi se çfarë tha ai, por jehudiu e mohoi thënien, atëherë u shpall ky ajet: Allahu dëgjoi thëniet... dhe u vërtetua drejtësia e Ebu Bekrit. Jehuditë bënë shpifje edhe ndaj Zotit, duke thënë, se Ai ju ka thënë: të mos besojnë pejgamber tjetër pas Musait, as lsanë, as Muhamedin dhe ashtu të vërtetën që e kishin në Tevrat e fshehën, madje edhe mburreshin për suksesin e tradhtisë që bënë ndaj librit të tyre. Muslimanët porositen të jenë të qëndrueshëm, të matur me rastin e sprovimit me çështje të ndryshme të kësaj jete, sepse maturia dhe durimi në zgjidhjen e çështjeve është kulmi i karakterit njerëzor. rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!