3. Ali Imran · Ajeti 200

سورة آل عمران
Përkthimi Sherif Ahmeti
200

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱصۡبِرُواْ وَصَابِرُواْ وَرَابِطُواْ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ

O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut.*

Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Në fillim të kësaj kaptine u sollën argumente, që dokumentojnë për njësinë e Zotit, për pozitën e rëndësishme të pejgamberit a.s., e edhe në fund të saj sillen fakte për Zotin një, për fuqinë e Tij në krijimin e çdo qenieje a sendi, ashtu që përmes këtyre fakteve, njeriu mund të fitojë bindje të plotë, se Ai ka fuqi të ringjallë, t’i tubojë të gjithë para Vetes, t’i shpërblejë ata që besuan dhe bënë vepra të mira dhe t’i ndëshkojë kokëfortit dhe zullumqarët. Qëllimi i Kuranit si në kaptinat tjera, ashtu edhe në këtë, është: që tërheqjen e zemrave dhe të shpirtrave ta sjellë në njohjen e Krijuesit përmes