قَالَ رَبِّ ٱجۡعَل لِّيٓ ءَايَةٗۖ قَالَ ءَايَتُكَ أَلَّا تُكَلِّمَ ٱلنَّاسَ ثَلَٰثَةَ أَيَّامٍ إِلَّا رَمۡزٗاۗ وَٱذۡكُر رَّبَّكَ كَثِيرٗا وَسَبِّحۡ بِٱلۡعَشِيِّ وَٱلۡإِبۡكَٰرِ
Ai (Zekirijaja) tha: "Zoti im më jep mua një shenjë"! Shenja e jote - tha Ai - është që tri ditë nuk do të mund t'u flasësh njerëzve, pos me gjeste (mimikë), e ti përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje mbrëmje e mëngjes"!*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Dashuria e Zotit nuk arrihet ndryshe, por vetëm duke i dëgjuar dhe duke i respe - ktuar të dërguarit e Tij, sepse ata janë të zgjedhur e të dalluar dhe gëzojnë vend të lartë tek Zoti. Këtu përmendet Ademi, njeriu dhe Pejgamberi i parë, Nuhu babai i dytë i njerëzimit, familja e Ibrahimit, babait të pejgamberëve, prej të cilit rrjedh edhe Pejgamberi ynë, familja e Imranit, babait të Merjemes prej së cilës lindi Isai. Në vazhdim të këtyre ajeteve përmenden ngjarje të jashtëzakonshme, të cilat argumentojnë për fuqinë e pakufishme të të madhit Zot, si: lindja e Merjemes, e Jahjasë dhe e Isait. E më e theksuar është ajo e familjes Imran, e tërë kaptina titullohet me këtë titull: Ali Imran. Të kuptojmë, se edhe i ati i Musait është quajtur Imran. Lindja e Merjemes edhe pse ishte e natyrshme, premtimi - nedhri i së ëmës së saj ishte shumë i rëndësishëm, sepse edhe pa e lindur, atë fëmijë ia fali tempullit fetar, respektivisht e cakton në shërbim të Zotit. Ajo një herë pikëllohet, përse lindi femër, sepse femra nuk do të mundte t’i shërbente tempullit, sipas kuptimit të saj, por Zoti xh. sh. i thotë, se mashkullin që ka dëshiruar, nuk është si kjo femër, roli dhe rëndësia e saj