‘Inne methele ‘isa ‘indel-lahi kemetheli ‘ademe halekahu min turabin thumme kale lehu kun fejekunu
Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: "Bëhu"! ai u bë.
Femen haxhxheke fihi min ba’di ma xha’eke minel-’ilmi fekul ta’alew ned’u ‘ebna’ena we ‘ebna’ekum we nisa’ena we nisa’ekum we ‘enfusena we ‘enfusekum thumme nebtehil fenexh’al la’netel-lahi ‘alel-kadhibine
E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait) pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: "Ejani i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju, mandej sinqerisht të lutemi për mallkim, dhe mallkimin nga ana e All-llahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve".
E nëse ata refuzojnë (besimin e drejtë), ata janë ngatërrestarë, për të cilët All-llahu e di shumë mirë.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Ajetet e mësipërme flasin për lindjen e Isait, për argumentet që dëshmuan qartë, se ai ishte i Dërguar i Zotit. Mirëpo, megjithatë, shumica e Beni Israilëve nuk e besuan, përkundrazi ata vendosën ta vrasin, por Allahu e shpëtoi prej sherrit të tyre, e në vend të Isait ata e mbytën tradhtarin. Në kaptinën: “En-Nisaë” në ajetin 157 flitet për atë se nuk e mbytën Isain... Havarijunët (besimtarët e sinqertë - zemërbardhët) ishin shokë të Isait, ashtu siç ishin sahabët e Pejgamberit tonë, a.s.. Çështja e lindjes së Isait, nuk ishte më e jashtëzakonshme se ajo e Ademit. Ky njëmend u lind pa baba, por Ademi u lind pa asnjërin nga prindët, prandaj thuhet se kanë një ngjashmëri në krijim, për sa i përket manifestimit të fuqisë së Zotit. Zoti xh. sh. i thotë Pejgamberit a.s.: nëse nuk të besojnë për këtë që po të rrëfej Unë, thuaju ejani të tubohemi me tërë familjet tona e të juajat në një vend dhe ta lusim Zotin ta mallkojë gënjeshtarin. Pejgamberi a.s. u tha dhe doli me familjen e vet; me Hysenin në grykë, Hasanin për dore, Fatimen pas tij, e Aliu pas. Mirëpo kundërshtarët nuk patën guxim të dalin, pse e dinin se ata vetë ishin gënjeshtarë. Me atë rast u dokumentua, që Muhamedi vërtet ishte i Dërguar i Zotit, por ata nuk donin ta pranonin, e megjithatë i ikën mallkimit, por dështuan keq.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.