We kalet ta’ifetun min ‘ehlil-kitabi ‘aminu biel-ledhi ‘unzile ‘alel-ledhine ‘amenu wexhhe en-nehari we ekfuru ‘ahirehu le’allehum jerxhi’une
Një grup nga ithtarët e librit thanë (të vetëve): "Besoni paradite në atë që u është shpallur atyre që besuan (muslimanëve), e pasdite mos e besoni, e ndoshta edhe ata (muslimanët), do të zbrapsen (nga besimi i tyre)".
We la tu’uminu ‘illa limen tebi’a dinekum kul ‘innel-huda huda Ellahi ‘en ju’uta ‘ehedun mithle ma ‘utitum ‘ew juhaxhxhukum ‘inde rabbikum kul ‘innel-fedle bijedi Ellahi ju’utihi men jesha’u wel-lahu wasi’un ‘alimun
Dhe (u thonin): "Mos i besoni askujt përveç atij që është në fenë tuaj"! Thuaj (o i dërguar): "I vetmi udhëzim është udhëzimi nga All-llahu"! (u thoni të vetëve mos besoni nga droja) Se po i jepet ndokujt (pejgamberllëku) sikurse u është dhënë juve dhe (nga droja) se t'ju paraqesin fakte (muslimanët) para Zotit tuaj (ditën e gjykimit). Thuaju: "E tërë e mira është në duar të All-llahut, Ai ia jep atë kujt të dojë; All-llahu është dhurues i gjërë, i gjithëdijshëm".
Jehtessu birehmetihi men jesha’u wel-lahu dhul-fedlil-’adhimi
Ai veçon me mëshirën e vet (me pejgamberllëk) kë të dojë. All-llahu është Zot i mirësisë së madhe.*
Shënim i përkthyesit — Sherif Ahmeti
Meqë Kurani solli argumente dhe asgjësoi idenë mbi hyjninë e Isait, i thirri që të dy grupet ithtare të librit që edhe ata ta besojnë Zotin një, të jenë të njëjtë dhe të barabartë me muslimanët, pra i thirri të orientohen në besimin që e praktikoi babai i pejgam - berëve Ibrahimi, besimin e pastër vetëm në një Zot të madhëruar. Të dy grupet ithtarë të librit, trilluan mendime, gjoja se Ibrahimi i takoi fesë së tyre, jehude ose krishtere. Kurani vuri në pah se Ibrahimi ishte pejgamber i hershëm, ishte
We min ‘ehlil-kitabi men ‘in te’menhu bikintarin ju’ueddihi ‘ilejke we minhum men ‘in te’menhu bidinarin la ju’ueddihi ‘ilejke ‘illa ma dumte ‘alejhi ka’imæn dhalike bi’ennehum kalu lejse ‘alejna fil-’ummijine sebilun we jekulune ‘ala Ellahil-kedhibe we hum ja’lemune
Ndër ithtarë të librit ka asish, që po ia besove një sasi të madhe (ari), ai ta kthen ty atë, por ka të atillë që po ia besove një dinar, ai nuk ta kthen ty atë, përveç nëse gjithnjë i rri gati (ia kërkon pajada). Këtë (e bëjnë) për arsye se ata thonin: "Ne nuk kemi kurrfarë përgjegjësie ndaj (pasurisë që u marrim) të të paditurve (arabëve analfabetë)". Pra, duke e ditur të vërtetën, ata bëjnë gënjeshtër ndaj All-llahut.
Shpërndaj
—
0:00
Shtoje në ekranin kryesorShtyp Shpërndaj dhe pastaj «Shto në ekranin kryesor».Hap menynë ⋮ të shfletuesit dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor».
Shtoje në ekranin kryesor
Shtyp butonin Shpërndaj në shiritin e Safarit, poshtë në ekran: katrori me shigjetë lart.
Rrëshqit listën poshtë dhe zgjidh «Shto në ekranin kryesor», pastaj «Shto».
Faqja hapet pastaj si aplikacion, pa shiritin e shfletuesit.